Po krijohet një lidhje shumë e fortë mes meje dhe Donit

Intervista

Po krijohet një lidhje shumë e fortë mes meje dhe Donit

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 25 shkurt 2018 Në ora: 20:49
Albulena Kryeziu Bokshi

Aktorja Albulena Kryeziu Bokshi, në një interviste ekskluzive për “Bota sot” ka folur rreth ndjesisë që i ka dhënë fëmija i saj Doni dhe për projektet e saj te reja. “Ndjesia është përzije e emocioneve, por dita ditës ato emocione po fillojnë të marrin formë dhe po krijohet një lidhje shumë e fortë mes nesh”, ka thënë aktorja. Për më tepër mund ta lexoni intervistën e mëposhtme.

“Bota sot”: Viti 2017 ishte vit i veçantë për ju, pikërisht në këtë vit ju e sollët një jetë një fëmijë i cili edhe ju`a dha epitetin nënë? Çfarë ndjesinë keni përjetuar në momentet e para kur e patë Donin?

Albulena Kryeziu Bokshi: Emocion i papërshkrueshëm, vetëm ato që jan bërë nëna mund t‘a kuptojnë. Ndjesia është përzirje e emocioneve, por dita ditës ato emocione po fillojnë të marrin formë dhe po krijohet një lidhje shumë e fortë mes nesh.

“Bota sot”: Sa e ka ndryshuar Doni jetën e juaj rutinore?

Albulena Kryeziu Bokshi: Doni i ka veç dy muaj dhe është e natyrshme që shumicën e kohës jam me të. Ka ndryshuar shumë rutina, tash e kam lënë anash punën duke e pasur prioritet këtë krijesë të vogël që ka zënë vend të madh në zemrën time.

“Bota sot”: Ju jeni njëra nga aktoret me të suksesshme në teatër, mund të na tregoni sa mbeten anash projektet e juaja në teatër me ardhjen në jetë të Donit?

Albulena Kryeziu Bokshi: Jo vetëm projektet teatrore, por edhe disa projekte filmike, punën me fëmijë dhe të rinjë në Art Studio iStar i kam ndërprerë sepse është e pamundur të merresh me punë të tjera kur fëmija është i porsalindur. Aspak nuk ndjehem keq që kam heqë dorë prej punëve për shkak të amësisë. Projektet mund të presin kurse koha tash është më e çmuar pranë fëmijës tim.

“Bota sot”: Ndonëse më herët ju filluat të njiheni në publik me rolin e Mimozës nëserialin“Stinë Dashurie”, ndjehen inostalgjike për atë kohë ?

Albulena Kryeziu Bokshi: Aspak. Çdo gjë e ka kohën e vetë, jam aktore dhe kur përfundon një projekt ruaj kujtime të bukura, por asnjëherë nuk më mungon sepse gjithmonë ka projekte të tjera që zënë vend në jetën tonë, prandaj e adhuroj profesionin  tim sepse asnjë përvojë nuk ngjanë me tjetrën.

“Bota sot”: Sa ju ndihmoi ky serial që ju  të ecni edhe me shume me karrierën artistike dhe te aktivizoheshit edhe në teatër?

Image
Doni i ka veç dy muaj dhe është e natyrshme që shumicën e kohës jam me të. Ka ndryshuar shumë rutina, tash e kam lënë anash punën duke e pasur prioritet këtë krijesë të vogël që ka zënë vend të madh në zemrën time.

Albulena Kryeziu Bokshi: Ky serial ka ndikuar te masa, sepse këtë forcë ka televizioni, mirëpo unë kam qenë shumë e angazhuar në atë kohë në teatër si dhe sidomos në filma të shkurtër. Tek regjisorët nuk ka rëndësi se a ke luajtur në seriale apo jo, madje shumë prej tyre( mbase me të drejtë) e konsiderojnë si punë komerciale dhe shpesh serialet mund të afektojnë negativisht në punën artistike.

“Bota sot”: Aktorëve të teatrit ju premtuat rritje e rrogave, mirëpo deri tani nuk ka ndryshuar asgjë, cilat do të jenë veprimet e juaj tjerat që mendoni të merrni?

Albulena Kryeziu Bokshi: Anëtaret e sindikatës sonë janë në grupin punues dhe shumë shpejtë besojmë që do të krijohet një rregullore ecila lejon rritjen e pagave për perfomuesit e artit. Nëse kjo rregullohet nuk do të implementohet atëhere besoj që do të mblidhemi të gjithë antarët e sindikatës dhe do të vendosim se çfarë masa do të marrim.

“Bota sot”: Pse nuk po i kushtohet rëndësi Teatrit?

Albulena Kryeziu Bokshi: Mbase jetojmë në një vend ku asgjë nuk po ka rëndësi dhe nuk është për të u çuditur pse nuk i kushtohet rëndësi e veçantë teatrit, fatmirsisht këtë gjë nuk mund ta themi edhe për publikun sepse ka kohë që luaj shfaqje me sallat plotë.

“Bota sot”: Sa e keni ndihmesën e bashkëshortit tuaj Ilirit,rreth Donit,ju ndihmon ai?

Albulena Kryeziu Bokshi: Patjetër që më ndihmon, pa të nuk do t’ia kisha dalë, që nga momenti i lindjes e çdo ditë tjetër Ilirin e kam afër, kjo më përmbush dhe e bënë më të lehtë ndryshimin e madhë në jetën time.

“Bota sot”: E provuat vetën edhe si producentë me shfaqjen “Hollyshit”,sa patë sukses dhe përcka ka në esence kjo shfaqje?

Albulena Kryeziu Bokshi: Është një shfaqje e cila trajton fatin e individëve që i përkasin shtresës së varfër, njerëzve që për mbijetesë bëhen viktima të sistemit në të cilin jetojnë. Tingëllon si përrallë e dëgjuar fatkeqsisht. Ështe një tragjikomedi që falë lojës së aktorëve dhe punës së regjisorti komunikon me publikun dhe është pritur shumë mirë.

“Bota sot”: Si është një ditë e juaja e zakonshme për ju?

Albulena Kryeziu Bokshi: Deri në vitin e kaluar ishte me prova gjatë ditës, pasditet i kaloja në iStar kurse mbrëmjeve në skenën e Teatrit Kombëtar me shfaqjet e repertorit. Tash dallon shumë dhe nuk ka asgjë tjetër përveç angazhimit tim ndaj Donit.

“Bota sot”: Më mire filmi apo teatri?

Albulena Kryeziu Bokshi: Të dyjat.

“Bota sot”: Ku do të ju shohim së shpejti?

Albulena Kryeziu Bokshi: Besoj që në film por ende ka kohë deri te shpalosja e projekteve që do të angazhohem kur të jem e gatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat