Kurti: Kosova duhet të ketë të drejtë të bashkohet me Shqipërinë

Intervista

Kurti: Kosova duhet të ketë të drejtë të bashkohet me Shqipërinë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 16:44
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën sllovene “Delo” ka thënë se Kosova duhet të ketë të drejtë të bashkohet me Shqipërinë. Sipas tij secili shtet duhet të jetë i lirë dhe të ketë të drejtë të bashkohet me shtetet e tjera.

“Shqipëria e madhe është këngë, që e kanë shpikur në Beograd në mënyrë që te mund ta krijonin Serbinë e madhe. Shqiptarëve ju ka mbetur etiketa, ndërkaq serbët kanë marrë territor. Kosova duhet ta ketë të drejtë të bashkohet me Shqipërinë. Kushtetuta nuk na lejon që t’i bashkohemi çfarëdo shteti, që do të thotë, se do të kemi probleme edhe me bashkimin në BE. Secili shtet duhet të jetë i lirë dhe të ketë të drejtë të bashkohet me shtetet e tjera. Kjo është perspektivë e jashtme e sovranitetit dhe e drejtës për vetëvendosje. Në Kosovë perspektiva e jashtme nuk është e lejuar, megjithëse Kosova shekull më parë është shkëputur dhunshëm nga Shqipëria”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se bashkimi i shqiptarëve dëshiron që të bëhet në mënyrë paqësore e jo me luftë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare, duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat