Histori Suksesi

Intervista

Histori Suksesi

Nga: Dr. Liliana Pere Më: 25 tetor 2016 Në ora: 18:31
Shenide Bilalli

Shqiptarja Artiste e merituar në  Kroaci - Shenide Bilalli, - anëtare e PEN- it, gazetarëve të Kroacisë, regjisore skenariste e talentuar e  më tepër se 300 filmave dokumentarë, në disa shtete, kontribuese e paqes!

Shenide Bilalli, regjisore dhe gazetare në Kosove  është   simbol i guximit dhe mirësisë, e para  dhe vetmja femër që  zbriti 900 metra në tokë  në zgafellën e Trepces  1989  me minator në Stari Trg . Po ashtu  lançoj inçizime te fëmijve të helmuar nga gazi, në bote. Gjatë luftës në Kroaci, Bosnjë, Kosovë   më 1990-1999 me dokumentarët e saj  kundërshton agresionin  e Milosheviçit  dhe ndihmoj shumë  popujt e vuajtur.

Është artiste e merituar e Kroacisë, dhe anëtare e PEN- it shoqatave filmike, gazetarëve të Kroacis, dhe UE, Femrave intelektuale të Kroacise, anëtare e shumë shoqatave te Kroacisë, EU dhe  të Botës.

Shenide Bilalli ka  bashkëpunuar me shumë televizione  botërore LIFE- SHBA, ORFFE, Austri, Tv Bruksel, dhe të Francës…

Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Prishtina e Kosovës që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, në  1983 ku diplompoj me filmin lujtuno-dokumentar për një nënë vetushqyese me tituj  “Momentet e lumturisë“.

Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, në disa shtete, posçërish në Kroaci, ku fitoj famën me  filma  lujtuno-dokumentar seri, drama: ''Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ''Monologu i Teutës''. Bën koreografi dhe një punë mjaft performuese cilësore në Revistën “Mbretëresha Teuta“ në Zagreb.

Ajo  është edhe kryeredaktore e revistës  dy gjuhësore “ILIRIA“e cila botohet në Zagreb plotë 10 vjet . Posaçërisht  është  e njohur  për bashkimin e familjeve, njerzve të humbur.

Eshtë e njohur si organizatore e shumë ngjarjeve aktuale në Koraci, tryeza të  rumbullakta reth çështjes shqiptare, të Shqipërisë, Kosovës posaçërisht gjatë agresionit në Kosovë, me politikanët dhe fytyra publike më të njohura nga religjioni.

Po ashtu është Idea kryesore e manifestimeve ndërkombëtare  kulturo - artistike  “Ditët e mbretëreshës Teuta“ ku prezentohet kultura shqiptare  mes veprave të botuara teatrit, filmit, dhe muzikës projektin të cilin e përkrahin 6 amabasada, dhe ku ndahet çmimi “Mbretëresha Teuta“, femrave shqiptare më të sukseshme për integrimin e shoqërisë shqiptare në botë.  Ngjarja regjionale ështe në patronazhin e kryetares së republikës se Kroacis si dhe kryetarit të Qytetit  te Zagrebit.

.Regjisorja filmave dokumentar Shenide Bilalli, plot 27 vjet jeton në Kroaci, Zagreb me tre djem Kujtimin, Korabin dhe Batonin.

Është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, për Fëmijë por edhe  si gazetare e programit Informativ me tema  më aktuale të Kroacisë të  emisoneve më të shikuara

Publikun në Kosovë e përfitoj menjëherë mbas mbarimit të studimeve në Zagreb 1983 me tema të guximshme sociale. Me mjeshtri dhe stil të vëçantë autorja  tërhiqte vëmëndjen e opinionit të Jugoslavisë. Në festivalin televiziv në ish Jugosllavi Ne 1990 prezantoj Tv Prishtinën  dhe hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin..

Filmi  Krahu i thatë“, flet për gjëndjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku  populata shqiptare posaçërisht, intelektualët, vuanin nga recesioni   i politikave të Milloshvicit. Po ashtu në Vitin 1990 mori ftesën nga TV Zagrebi, nga programi dokumentar i fëmijëve dhe në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë “Çka ?Kush? Ku ?” me motive nga Bibla, në 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë.

Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb. Por nga bashkëshorti nuk ka pas kurrë përkrahje  ata mundohen ta bindin të mos kthehet më në Kosovë, ishte në listën e zezë. Ajo ishte e vetmja ushqyese familjes pesë - anëtarëshe. Nga mesi 1991kur filloj lufta në Kroaci   jeta në bashkësi ishtë e pa mundur vendosi te mbetet vetem me 3 femijë  në Zagreb . Ashtu zonja Shenide Bilalli rriti femijët vetëm -  Batonin 3.5. vjeqar  Korabin 6. dhe Kujtimi 9 vjecar në botën e huaj, pa rrogë të sigurt dhe  banesë. Sot ata djelmosha janë të gjithë me  fakultet janë gazetarë dhe sportistë të  dalluar dhe të njohur në Kroaci.

 Edhe pse ka përjetuar një dramë shumë të rëndë në famijën e vet në atë kohë mediumet dhe televizioni Kroat 1991 ishin plot vlerësime dhe opinione pozitive për Shenidën, për talentin e shqiptares  së  re. Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova1991. Kur e humbi vendlindjen“.

Filmi i kundërshtoj Millosheviçit, i hap autores dyert në Programin Dokumentar TV-të Kroacisë,  ku e  caktuan në program informativ . Për Liri  ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të zgjedhur të Kroacisë për të mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.

Me stil të veçantë në filma, Shenide Bilalli përfiton nga traditat Kroate  dhe iu bashkohet nënave Kroate. Bedem Lubavi“ –“Muri i Dashurisë”ku shpëtojnë djemtë shqiptar, Kroat dhe të tjerë  nga Armata Jugoslave.

Në këtë aksion përfitoj një emër konsiderushëm si regjisore skenariste dhe gazetare në Kroaci  po aq të  mirë sa  ishte si njeri..

Por Shenide Bilalli në Kosovë  mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë dhe ekskluzivishte  flet për jetën e saj dhe karijerën e saj- 
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Ndiqni Bashkebisedimin

***

Pyetje: E dashur Shenide.Cilat janë kujtimet tuaja nga fëmijrija, familja juaj,  sa e lirë ka qënë, dhe sa kanë investuar prindërit, në edukimin tuaj?

  •  

 Kam lindur  në një qytet të bukur të Kosovës ne Prishtinë në fund te vitit 50-te. Jam një vajzë prishtinase  nga qendra  Prishtinës. Rrjedh  nga një familja intelektuale e cila na mundësoi nje  fëmijëri shumë të gëzueshme me kujdes dhe dashuri në ç’do aspekt të jetës.

Kam pas një fëmijëri shumë të bukur, plot të mira  në familje edhe në   shoqërine ku jam riturr. Më kujtohen ato rrugica të Prishtinës  të bukura kalldrëmet, gjelbërimi flakëri-pajtonet   me kuaj, dyqane të vogla, fura me buke te nxehta...po dalloje  rugën ku luajtshim.

Si afronte nata  dhe  dukej ne muzg dhe degjohej ne erresirrë  nga xhamia-minarja  iknim në shtëpi.  Por nuk do ta harroj qëndrën e pioniërve  ku kaloja kohën - ishin ”Kombet e Bashkuara dhe ne si ambasador të vegjël  prezantuam një shtet te religjionit....ishte një botë e vogël...në Prishtinë...

 

Rinija ishte  një përjetim i posaçëm e cila u përbënte nga Korzoja  në mbrëmje në qëndër të Prishtinës  ku të rinjtë   shëtisnin. Gjithë  ditën u prëgatitem të dukeshim  bukur,,. Korzo ishte  si pistë e modes ku ka pas shikues të shumtë të mbështetur ne drunj – e femra u silleshin  rreth shëtitjes. Rjedh nga nje  familja vjetër  qytetare Prishtinase, ku ka pas shumë  dashuri. Babi im  Shahin Bilalli ka qënë meteorologu i parë në Kosovë  cili ka kryer studime  në  Hungari, e mami punonte si ekonomiste,  në Spitalin e përgjithshëm në Prishtinë. Por fati i babait  ndryshoj  Në  vitin 1959. kur  i kërkohej të bënte  raportin në gjuhën shqipe, me pas i ndodhi një aksident  komunikacion i rëndë ku  humbi vetëdijën. Me ndihmën  e mamit  dhe mjekim  kthen vedijën, përsëri  kryen shkollat dhe bëhet Vllau kryesor në spitalin e Neoropsikiatris në Prishtinë ku ka punuar plotë 40 vite.

Ne ishim tre femi, dy vajza dhe një vëlla. Prindërit na mundësuan të gjitha,  na arsimuan ,  dhe na mundësuan te zhvillojmë  talentin që posedojmë. Kanë investuar shumë në edukimin tonë dhe na afronin  mënyra të ndryshme të  zhvilloj talentin  në muzikë, film  libra dhe sport. Gjithnjë kemi pas gëzimin në shtëpi   ku shfaqëm teatër ..vallëzim  pushime verore , skijim dhe shkollim jashtë Kosovës.  Kam pas nje femëri shumë  të pasur, por gjithmonë më kujtohen  biseda  të prindërve  të mshefta, plot me frikë  dhe vuajtje  për intelektualë dhe student  shqiptar të burgosur, por  kur nuk fliteshin haptas para nesh....

***

Znj Shenide . Ju keni jetuar kohë të vështira në Kosovë dhe refleksioni yt ka qënë në vetvete i madh , dhe vendosët të bëheshit gazetare, për të gjëmuar e vërteta, e  fjalës , lirisë dhe sovranitetit?

***

..Ishin kohë të bukura po  sheshi kryesor i Prishtinës  Korzo  më vonë u shndërua  në epiqëndrën e  trazirave, ne arenën e përgjakur nga demostrat  shqiptare dhe kërkimin  e të  drejtave të tyre elementare.  Sheshi ku studentët  shqiptar kërkonin  të jëtë  Kosova Rëpublikë në  68, 87,89...sheshi  ku është mbrojtur  statusi i autonomisë në  Kosovë dhe  ku  1999 është fituar panvarsia e   Kosovës.

Mbas kthimit nga  studimet, nga Prishtina viti  1983  pas vdekjes së  Titos  nuk ka qënë  më e njëjtë...

Rugët  e Prishtinës  filluan te mbushen me tanke  polic te armatosur deri ne dhëmbë, dhe vdekja ishte shumë afër....

Gjithonë kam pytur vëtën pse  shqiptarët punojnë punë të rënda e profesora i mbyllnin ....nepër burgje....dhe aq afër  e kanë vdekjen  dhe ajo më detyroj të  bëhem gazetare.

 

Jam diplomuar në vitin  1983 në Zagreb në Akademin për Teatër Film dhe Tv dhe pastaj jam punësuar në TV Prishtin 1983. në  montazh filmi, në programin Dokumentar,  bashkëpunova  me gazetarin  Agim Mehmetin po ashtu  në programin për Fëmijë si skenariste dhe regjisore. Kam punuar tema sociale por u bëra  e njohur si  regjisore emisionit kushtuar afirmimit të femrave  “ATO” ne TV- Prishtina   kam punuar 7 vite....

  •  

Pyetje: Znj Shenide. Kur jeni larguar nga Kosova, sigurisht me dhimbje të madhe drejt Zagrepit, cilët kanë qënë bashkëpunëtorët më të mirë , që ju kujtoni, sa guxim dhe sa  besim  në  vetvete  u  është dashur  të  bëni këtë lëvizje?

  •  

Te parën herë jam largua ga Prishtina   në studime 1978  ne Zagreb, ishin ato vite të arta. Por provimin pranues kur nuk do ta harroj. Ishte i rënde me shumë komisioni  ....tani më duket që ishte një guxim madh të shkoje  me studime në Zagreb ku studiojnë vetëm  fëmijët e më  të pasurve dhe elitës Kroate .

Provimin  e kam kaluar me shumë sukses .  Po interesant ishte në komisionin e fundit ku treguam njohuritë e e muzikës të një vepre të rëndësishme. Kalova me lehtësi  pyetjet , po dështova në pjesën  sa kam ndjenja për  ritëm. Kisha ngrirë nga emocionet, as nuk flisja as nuk lëvizja.

Profesorët më ndihmuan te lirohem, pas heshtjes time  të gjate  më thanë, nuk kaloj  edhe pse kam rezultate te shkëlqyeshme nga njohja e filmit, shkrimit skenarit, kulturës përgjithshme por pa  rritëm  nuk do jem e pranishme  në Akademinë për teatër dhe film...

Kosovën e lashë me dhimbje dhe mendim jo te mirë për ata kolegë, që nuk janë të realizuar në profesion as për komb, Humba sigurinë vendlindjen , shtypin , prindërit..miq Une u largova  në botën e huaj ku u takova  me vet veten, talentin dhe profesionalizmin më të lartë në nivelin Europian. Ne një  botë ku  keni dituri dhe aftësi  fitoni ..nëse jo humbni...E unë bëra shumë filma..! Mendoj se fitova.

Jam nisur për të dalë, ne  një moment  jam  drejtuar profesorit Gagiq  : Ju lutem a mundeni    ju ti bini pianos e  unë te vallëzoj. Ai ka mbetur i  befasuar....që një shqiptare kërkonte te vallëzonte..?.Kam filluar të vallëzoj...

Komisioni  ka mbet pa fjalë, heshtje dhe befas plot duartrokitje.

Prof. Milenko Prohaska kompozitori i mirënjohur  në Kroaci me regjisorin  Babaja  thanë: Bravo, bravo nga ju bëhet diçka, ju do të bëheni  e njohur..! Jashtëzakonisht bukur vallëzoni , po jeni dhe guximtare ... Ashtu kam kaluar provimin pranues ku frika u shndrua  në guxim...

 

Po largimi i dytë nga Kosova ishte i dhunshëm ne vitin 1990... . më ndroj fatin e jetës. Në pergjithësi fati i Kosovës  ndikoj ne fatin tim familjar. U shpërngulëm ne Zagreb, me ftesën e TV Zagrebit  të xhiroj nje seri te luajtur, por  qëndrimi im  në Prishinë ishte  jo i sigurtë, i rrizikeshëm mbas ngjarjeve  në Trepce dhe dhe lançimin e lajmit për fëmijët e helmuar .  Në çdo hap më përcilleshin lot ne grykë...Nuk ishte ndjenjë e mirë..! Sidomos para fëmijve. Nuk dëshiroj të kujtohem....

 

  •  

 

Pyetje: Zonja Shenide.  Ju jeni humaniste,  e motivuar për të mbrojtur të drejtat e popullit kosovar, që ju e doni shumë, dhe në këtë mënyrë reagoni përmes profesionalizmit tuaj të lartë në gjuhën e filmave jepni ndihmën tuaj. Është një forcë kjo që del mbi Shenidën dhe profesionin e regjizores skenaristes dhe koreografes ?

 

***

Po Liliana është një forcë të cilën nuk mundem me e zotëru përpara çështjes së madhe të lirisë e panvarësisë.

 Unë kam punuar shumë si si regjisore gazetare skenariste dhe koreografe . Sot pyes vehten si kam mundur ti përballoj? Sepse mbi të gjitha jam nëna e tre fëmijve  shumë të suksesshëm , isha vetëm ne Zagreb pa as kënd. Po më filma kam fituar shumë njerëz, miq dhe ata më ndihmuan dhe  kujdeseshin për mua.

Fati im është ngushtë lidhur me demonstrata, të drejta  e njeriut... luftën .Shpesh, nuk kam dashur të  pranoj se jam shumë emotive, dhe pa masë e dua popullin tim . Unë në mënyrë humane reagoj nëpërmjet  filmave i ndihmoj dhe jap mesazhe pozitive.

Por ato ndjenja i kam shprehur edhe te popuj të tjerë... me kroatë, boshnjake....kam qënë e afërt  me ta kur kanë  pas nevojë ..

  •  
  • E dashur Shenida. Përmendni disa tituj filmash të krijuar nga ju, temat të cilat keni trajtuar me talent dhe një punë gjigante të palodhur, dhe po ti numëroje sa janë të gjithë këta, dhe cilët me te dhimbshmit, mbreslënësit?

  ***

 Temat shkrimeve dhe filmave të mi nuk kanë qënë  të lehta apo të këndshme.

Aktor ishin njerëz te vuajtur të perzanun, persekutuar  lënduar dhunuar..

 

Tituj filmavë të mij flasin shumë, por janë plotë dashuri, dhe  një stil të  posaçëm artistik , Kritika ka pasur ....:“Krahu i thatë” Kur humbi vendlindjen” Britmaja,  Muri dhimbjes, Perëndi ndihmo, Paltoja kuqë, Mami mos më lë vetëm..!  Ndalni Luftat .....dhe filmi  Kosova   i cila zgjoj 29 shtete europiane   të ndihmonte  Kosovën 1998/9. Edhe ashtu,  xhirova mbi 300 filma  të cilët patën suksese  në disa shtete  të Evropës dhe SHBA.

 

Filmi për  femrat e dhunuara Britmja është dalluar dhe kam fituar kritika të jashtë zakonshme  të larta në Europë dhe SHBA për senzibilitetin e bëra temën e rëndë  duke ruajtur identitetin  dhe krenarinë  e grave të dhunuara. Filmi ka  zgjuar opinionin botëror.... gjykatën në Haag ....artist....E mos te flasim për filma për të  zhdukurit, por  vëndin e posaçëm e ka  filmi për Kosovën.

 

Filmi ‘’Muri i dhimbjes“, 1997, më  ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Cannë. Me këtë film tërhoqa vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit 2708 , persona ku hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.

Filmi  Muri i dhimbjes“ theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Canës dhe në Kroaci .  Prindërve  të zhdukurve i fala të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit tim, “Muri i dhimbjes" i cili hyri në antologjinë e filmit Kroat.

 

Pyetje:Zonja Shenide. Ju jeni një grua simpatike, në profesion Gazetare, skenariste, e guximshme, e formuar me ide dhe pozitivitet, e palodhur dhe punoni me një seriozitet e përkushtim të madh, përballoni sfida, mendoni se këto janë dhe çelsat tuaj tuaj të suksesit, si e keni menaxhuar këtë rrugë të gjatë?

 

Nuk më kanë munguar keto cilësi znj. Liliana.   Tani jam kryeredaktore e revistës Iliria në dy gjuhë  te cilën e udhëq  prej 10 vjet  dhe informoj, njoftoj dhe prezantoj  opinionin per kulturën tonë të pasur, personalitete historike  dhe trashegiminë  që posedojmë. Po ashtu udhëheq  grupin vallëzues  “Iliria” dhe bëj koreografin  me vallzimin modern dhe baletin klasik në performancën e Mbretëreshës Teuta. Filma me rallë xhiroj,  është një krizë...në Kroaci..Po gjithmon jam ë interesuar për skenar,  dhe xhiroj...

 

Me duket kam pas fatin nga fëmirija të dallohem në mesin e moshatarve. Të gjitha vajza ishin me flokët të zeza une me nje ftyrë shumë të bardhë sytë të kaltërt dhë flokët e bardha, bionde  bisha ne sy. Ne momënt është mirë por gjatë jetës nuk është e lehtë  të  jesh  në qendër vëmendjes. Shumë herë dukja ime  si grua bionde më ka penguar në punë, por qëndrimi im serioz profesional dhe  guximshëm më ka ndihmuar  të përballoj të gjitha sfidat . Kam pas fat që nga fillimi është vërejt profesionalizmi talenti  im dhe njohja e zanatit.. dhe gjuhës. Me një investim të lartë arsimimi..fitoni sukesin . Perëndimi nuk ta fal improvizimin...e sidomos kur je shqiptar... femër.. Mendoj se, kam luftuar shumë kundër paragjykimeve. Vetë thirja regjisore shqiptare, diskutoja shumë i kam befasuar. Po unë në punën time kam punuar me devotshmëri, këmbëngulje , objektivitet, ndihmuar shume nga  edukata e mirë e prinderve të mij. Gjithmonë i falenderoj edhe pse nuk janë në  mesin  tonë . Më mungojnë

 

 

      Pyetje:Zonja Shenide Cilat janë Vlerësimet për punën tuaj dinjitoze të papërtuar?Sa ndiheni e realizuar?

 

Statusi im në Kroaci është si artiste e merituar,  shumë mirënjohje dhe vlerësime

Shum kam bërë ....kam nevojë për pushim dhe përkushtim në familje

Në TV Prishtina kam ponuar 7 vite dhe ne tv Kroaci 25 vite dhe isha bashkëpuntore  e   disa televizioneve evropiane dhe SHBA.

Kam bashkëpunuar me shumë televizione  botërorë shoqata ndërkombëtare dhe emra eminent nga politika  Kroacisë Shqiperisë  dhe të Kosovës

 

***

Pyetje: Zonja Shenide Sa u intereson dhe sa u kushtoni vëmëndje zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare ?

***

 Shumë, sidomos në Kosovë po edhe në Shqipëri  jam kyç  si gazetare  në procesin e integrimit  Shqipërisë dhe Kosovës në UE dhe NATO. Po më duket duhet të punojme më shumë si popull dhe të tejkalojmë shumë gjera   si Kroatët, që tejkaluan  privatizimin  pronën shoqërore dhe të pranojmë institucione, para te cilave  te  jemi te gjithë barabartë. ...Po Shqipëria ka përparësi është shtet  i pa varur më tepër se 100 vjet, po me një histori të rëndë 50 vjeçare si shumë shtete të socializmit.

Ndërsa Kosova me hapa të vogla, shumë viktima dhë  pëngësa po ec ngadalë më sakrifica të mëdha. Po falëndëroj zotin  që  këmi Shqipërinë, jemi një popull, por  këmi edhe miq  të fortë SHBA, UE.. që ndihmojnë popujt  për të ecur përpara dhe progres.

Besoj që mbas 10 vitesh ndryshimet do të jenë më të mëdha. Populli shqiptar është kreativ....vetëm i duhet disiplina dhe respekti për njëri për tjetrin  dhe jemi afër suksësit..

***

Pyetje: Zonja Shenide –Sa disfraksion ndieni për arritjet, dhe nëse do të dëshironit dicka tjetër keni forca dhe vullnet për ta arritur? Cilat janë projktet tuaja në vazhdim?

***

 Më duket mjaft kam mbri as nuk dëshiroj më tepër  kam kuptuar që ne të gjithë kemi ëndra po Perëndija i realizon si dëshiron ajo.           Fakti është fati im i regjisores, karijerën nuk  e kam përfituar në tepihate kuq me glamur po me mirëkuptimin për vuajtjen  e njerzve....Kur nuk dihet  edhe pse të  gjithë  kanë menduar që jam shumë moderne dhe nuk lodhem as për popullin as për patriotizmin as për gjë. Nga glamuri dhe pasuria  që kam pas  ika  drejt te minator 900 metra nën tokë për shkak humanizmit e patëriotizmit. Vërtet shumë kam humbur, po kam fituar famën e mirësisë. Sot asgjë  nuk dëshiroj vetëm një pleqëri sigurt dhe të qetë.

Të bëj filmin për Teutën të cilin  e kam nisur në tv Kroaci dhe për shkak të politikës dhe ndërimit të kuadrit u ndërpre. Po ashtu kisha pas dëshirë që këtë eksperiencë  filmike t’i përcjell  rinisë  në Kosovë dhe në  Shqipëri. Dhe të mësoj se  filmi nuk bëhet në banka po në teren. Tërë  jetën kam kaluar në xhirim  nëpër shtete të ndryshme  edhe kam parë fate te çuditshme , dhe kam mësuar shumë. T’i  gëzohem jetës! Veshtiresite na bejnë më të forta . 

***

Pyetje:Zonja Shenide. Cfarë detaje dhe impresione mund të na jepni rreth profesionit tuaj, rreth ngjarjeve të dhimbshme të luftës, ndihmën që ju keni dhënë, vështirësite.. ç’mund të kujtoni ?

***

Kam një eksperiencë të  hatashme....plot njoftime me fatin  e njerzve, karaktere te ndryshme psikologji dhe këshilla. Nëpër mes fatit të  njerzve kuptova jetën, as gjë nuk ka  garanci.

Njerëz pasanikë brënda nate mbesin pa pasurin  për shkak të luftës ,njerëz pa anëtar familje, shtëpi....Sa njerëz të mirë kam njoftur nëpër mes dhimbjes së tyre..Zot....më  e gëzueshme isha kur kam ndihmuar familen  Fejzullah  dhe Nexhmije Ademi nga Kosova  Që Jetojnin në Shivenik  -Kroaci të gjejnë  djalin mbas 15 viteve në Turqi. Punoja atëhere në HRT1 për mua ky është suksesi më i madh qe egziston... si bashkimi nënës dhe vajzës pas 29 vite të ndara....etj

Jo nuk kam pas vështirësi nga profesioni,  e kam pranuar  me plot dashuri dhe siguri, besim në vetvete  dhe ato që kam menduar i kam realizuar...dhe kam fituar simpatinë e publikut  shpejt. Kam aftësi të përcjell  emocione në film.....aty ishte suksesi im.... Dhe çdo sfidë në rrugën time kapërcehej sespse  shpërfillja xhelozinë, po me ide  të reja..

- Nga fillimi karijerës  kam bashkëpunuar me emra me famë si në film si në gazetari ..punën e parë që kam ponuar në Kroaci kanë qënë  Lojat  e Dubrovnikut, të cilat kan shkuar  drejt për së drejti me artiste  me të njohur, përmënd këtu 10 episode  ku ishin angazhuar  artistët më të  njohur të Kroacisë. Jam studente Zagrebit të gjithë më njofin kjo gjë më ka ndihmuar shumë..Edhe profesorat e Akademisë  më kanë ndihmuar shumë...kanë  besuar në talentin tim.. krenoheshin me mua...Ajo ishte shumë  domethënëse për mua.

***

Pyetje. Zonja Shenide. Tregoni ju lutem një emocion të ndonjë ndjesie të thjeshtë që e  përjetoni ju me shumë dashuri, ndonjë  sensibilititet ...që ju ju ka ngelur në mëndje... cilat kanë qënë impresionet nga personalitetet ?

***

 Tërë jeta më kaloj në Kroaci dhe kam  mbritur në  kulmin në karijerës Kam përjëtuar shumë caste të bukura, vlerësime

E në  Shqipëri kur kam bërë  intervistën me kryetarin i Sqiperisë  dhe të tjerë  ndigjojsha fjalë .E JONA ËSHTE LËRE ..! Zot  sa bukur ndihesha me veten...!

Kam intervista me të gjithë kryetarët e  shtetit dhe personalite të  fushave të ndryshme të Kroacisë, Shqipëris, Kosovës dhe të Europës .

Jam përpjekur të tregoj një edukatë dhe mirësjellje të lartë, me natyrën e gëzuar që kam Gjithmonë ndaj bashkëpuntorve kam treguar respekt dhe besim. Puna jonë është ekipore Te jesh regjisore  e mirë pa e pasur xhirusin e mirë, mjeshtrin e dritave... skenografin artistin cili shënon tekstin tim në bukuri të të folurit....suksesi është i përbashkt.

Po rastin që nuk haroj është filmi Kosova cilin  e kam punuar për HRT, nga unë kërkohej që të bëj një rrëfim refugjatve shqiptar nga Kosova 1998, po unë prita atë moment me vite,  të tregoj botës që shpërngulja popullit shqiptar nuk fillon  nga vite 1990 po shpërnguljet janë  permanente nëpër shekuj duke filuar nga Ilirët e larguar   nga trojet e  tyre nga sundus të ndryshëm e sidomos me ardhjen e sllavëve në shekullin XI.

Mblidhja ekipin elitar të profesorëve ma të njohur te Kroacisë, për çëshjën e Kosovës të flisnin për : mardhënje  ndërkombëtare, historinë  dhe ekonominë, të tregojnë  dhe të sqarojnë  botës se jemi popull i pasur, prejardhjen tonë ILIRE si popull më i vjetër dhe vuajtjet  e tij.

Kam qënë shumë krenare me  filmin, mbas emetimit në televizione botërore të cilët e kanë transmetuar.

Kam mbledh shumë ndihmë në Europe për Kosovën. Ky film ka mbritur  deri Bill Klinton para intervenimit  NATO-s në Kosovë. Kushneri dhe shumë politikan të tjerë botërorë. Redaktori i programit ka qënë i befasuar  dhe pas filmit  më tha:

Më bëre tradhti po mirë...të fali populli yt është në pyetje.. Por na ke  borxh, ke punuar shumë për popullin Kroat ...të falenderoj! E une prita që të  më ndalojnë të punoj në televizion .

-Së  fundmi  një mesazh për botën e gruas shqiptare:

 Besoni në forcën që posedoni, edukohuni arsimohuni, besoni në vehten tuaj.

***

Falenderim  Shenida.
Faleminderit Zonja Liliana  që më  kushtuat vëmëndje,  kohë , punë , me plot  interesim, shkruani dhe percillni jetën dhe karrierën time.  Eshte nje pune me vlerë , për vlerat e Kombit që po bëni me një  sens mjaft  dashamirës, profesional, mesazhdhenës. Një punë e pakrahasushme me gratë shqiptare në të gjithë botën dhe të gjitha profesionet, jam e impresionuar nga vullneti juaj, dhe dëshiroj ta vazhdoni këtë  punë po me kaq pasion , dhe  besoj  së bashku do të bëjmë shumë projekte  të suksesshme

 

Ju përqafoj me mall, dhe besoj që GSHB-Albania Woman in the World do të bashkëpunojë  me Mbretëreshën Teuta  nga Zagrebi  e posaçërisht ju  zonja Liliana për të cilën kam shumë respekt.... Falemiderit

 

Falenderim  Liliana.

Ju falenderoj shumë e dashur  Shenida impresionuar nga arritjet tuaja si gazetare dhe në botën e televizionit. Kontributi juaj për shoqërinë është sinjikativ dhe i madh. Ju hidhni drite mbi historine e dhimbshme te Kosoves. Tregoni me gjuhën e filmit dhe te gazetarisë se sa e rëndësishme është PAQJA!   Kjo intervistë besoj se është një mesazh kurajoje historije, edukativ, humanizmi, force, profesionalizmi, guximi, dhe dashurije për kombin. Je nje model i shkëlqyer suksesi, inspirim për  gratë në fushën e gazetarisë, botës së televizionit dhe shoqërisë. Ju faleminderit. Ju uroj suksese nga zemra.

 

Dr.Liliana Pere

”Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat