Tahiri: Serbia në BE kur ta njoh Kosovën

Intervista

Tahiri: Serbia në BE kur ta njoh Kosovën

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:14
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo tha se “sa më shumë që Kosova dhe Serbia t’i afrohen BE-së ‘njohja reciproke ndërmjet dy vendeve do të ndodh’.

Ministre Tahiri, zhbërja e strukturave paralele është vlerësuar si kusht themelor për shumë procese në veri. Ju keni thënë në një raport tuajin se ka përparime. Sa realisht serbët e veriut po e perceptojnë Kosovën si vendin e tyre?

Edita Tahiri: Mund t'ju them se që nga koha kur ka filluar dialogu i Brukselit, dhe me të cilin disa nga strukturat paralele tash janë shuar, siç është çështja e policisë paralele, pastaj doganat paralele, mbrojtja civile është shuar, janë shuar strukturat e drejtësisë, dhe integrimi është një rrjedhë e sipër e serbëve të veriut në sistemin shtetëror të Kosovës, ka një ndryshim të mendësisë në kuptimin e asaj që të pranohet realiteti i ri nga ana e serbëve të veriut dhe kjo shihet, jo vetëm që ata pranojnë të integrohen mbi bazën e marrëveshjeve të Brukselit, por kemi raste kur grupe të caktuara fare pa pritur marrëveshjet na drejtohen me kërkesë për integrim.

Tash e kemi rastin e ish punonjësve të Administratës Tatimore, të cilët janë detyruar ta ndërpresin punën në vitin 2008 nga kërcënimet e Serbisë, dëshirojnë të kthehen, më herët kemi kthyer punonjësit e doganave, pra ka me të vërtetë një zhvillim pozitiv në pranimin e realitetit.

Sa është arritur përmes dialogut që Serbia të tërhiqet nga pjesa e veriut të Kosovës dhe të mundësojë integrimin e qytetarëve serbë?

Edita Tahiri: Dialogu me Serbinë është dialog i fqinjësisë së mirë dhe barra e këtij koncepti të normalizimit të marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011 kur është arritur marrëveshja e IBM-së, dhe siç e dini në dhjetor ne kemi pasur vendosjen e autoriteteve shtetërore në dy pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që nuk kanë qenë për shumë vite.

Që nga ajo kohë pra marrëveshja e IBM jo vetëm që ka vendosur kufirin mes dy shteteve, por ka ndodhur njohja e autoriteteve kufitare mes tyre.

Jeni bartëse e procesit të dialogut. Është vlerësuar se integrimet euro-atlantike nënkuptojnë marrëdhënie të shëndosha fqinjësore. Në këtë rrafsh, a është e kushtëzuar edhe Serbia edhe Kosova për të krijuar normalitet mes tyre, për të ecur në rrugën e integrimeve?

Edita Tahiri: Vet fakti që të dyja shtetet aspirojnë integrimin evropian, ndërsa Kosova aspiron integrim euroatlantik, anëtarësim në BE, NATO, OKB. Një prej kushteve kryesore për vendet aspirante në BE është fqinjësia e mirë, dhe kjo përfshin gjithçka që lidhet në vendosjen e një fqinjësie të mirë, prandaj ky është kushti kryesor.

Mirëpo, Serbia ka edhe një kusht tjetër në raport me Kosovën, e ai është kapitulli 35, të cilin BE -ja ka vendosur Serbisë në rrugën evropiane. Arsyeja pse është ky kusht për Serbinë është se ajo gjithmonë është vonuar ose shmangur zbatimit të marrëveshjeve dhe në saje të raportimeve të tona të rregullta me raportet e gjendjes në zbatim Serbia tash më ka kapitullin 35 ku paraqiten të gjitha çështjet që Serbia duhet t'i përmbushë.

Përveç kushtit për fqinjësi të mirë të rrugës për integrime evropian Serbia e ka edhe kapitullin 35, e cila e detyron Serbin që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Në këtë kuadër një çështje e rëndësishme është që duhet të ketë edhe marrëveshje e cila do të jetë ligjërisht e obligueshme në fazat vijuese dhe ne si për fillim kemi kërkuar që tash është koha Serbia ta nxjerr nga kushtetuta e saj, pra nga preambula Kosovës.

Sepse nuk mund të ndodh fqinjësia e mirë më një kushtetutë kontraverze të Serbisë ndërsa fundi i procesit do të jetë njohja reciproke mes dy shteteve.

Kur mendoni se do të ndodh kjo nga ana e Serbisw?

Edita Tahiri: Sa më afër që i afrohemi Bashkimit Evropian do të ndodh kjo, po ajo që dihet sigurt Serbi nuk mund të behët anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

 A janë krijuar grupet punuese për themelimin e Asociacionit të Komunave?

Edita Tahiri: Jo, ende nuk janë krijuar, një grup menaxhuesë është krijuar në vitin 2013 mirëpo ai nuk është i teri. Në grupin punues për hartimin e statutit duhet të jetë ky grup menaxhues, pastaj do të jenë përfaqësuesit e qeverisë dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.

Ky grup nuk është formuar dhe arsyeja dihet, ne kemi bërë të qartë kushtin tonë se nuk fillojmë asnjë veprim në drejtim të zbatimit për asociacioni, pra nuk e fillojmë hartimin e statutit pa i plotësuar Serbia tri marrëveshjet përkatësisht pa i hequr bllokadat për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit dhe nisjen e KOS-ti si sistem i pavarur i transmisionit sepse KOS-t, vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje me organizatën evropiane NCOI, mirëpo Serbia është duke e bllokuar zbatimin e marrëveshjeve.

Marrë parasysh zhvillimet e deritashme, a është veriu i Kosovës më afër Prishtinës apo, siç thuhet, për shkak të ndikimit të madh të Serbisë, zgjidhja duhet kërkuar në një dualizëm me Beogradin?

Edita Tahiti: Nëse shikohet se ku kanë qenë serbët e veriut para nisjes se dialogut të Brukselit, atëherë e dimë që Serbisë ka qenë prezentë me strukturat e saja paralele.

Pra, në krahasim se si ka qenë para 2011 edhe serbet e Kosovës, sidomos të veriut janë më afër Kosovës, por edhe institucionet shtetërore janë më aferë në veri sepse kemi vendos shumë institucione në veri dhe siç ju thash në tetor vendoset sistemi juridik unitar, ku do të ketë një gjykatë themelore për shtatë komuna në bazë të ligjit për gjykatat themelore, një zyre e prokurorisë, pra më në fund pas shumë vitesh sistemi i drejtësisë se Kosovës do të veprojë edhe në këto katër komuna.

Në ndërkohë, po ashtu në tetor do të vendosim 23 ministri dhe agjenci të nivelit qendror, por që kanë veprimtari lokale në komunat veriore. Pra, mund t'ju them se edhe serbët e veriut janë më afër Kosovës dhe institucionet tona tashmë janë duke u vendosur në veri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat