Ballë i ndritur i gjyshit

Ide

Ballë i ndritur i gjyshit

Nga: Dibran Demaku Më: 3 maj 2015 Në ora: 14:42

Ti erdhe në jetë
sikur Hyji i dritës
për një të vërtetë
në rrugën e rritës.

Formulën e Pagëzimit
e kishe tek rrënjtë
Në emër të atit të birit
e Shpirtit të Shenjtë!

Dhe more një Emër
të Gjyshit-Legjendar
Emblemë në zemër
Lulëkuqe e Fanar.

Ëndërr Besë e Shpresë
mos ju hapëro mëdyshit
një rrugë një adresë
Ballë i ndritur i Gjyshit!...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat