Pse po ikin nga Kosova!!!

Ide

Pse po ikin nga Kosova!!!

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:32

Tema që ka kapluar mediat, opinionistët, shoqëri civile dhe kuptohet qytetarët e Kosovës. Kam menduar shumë gjatë se a duhet të them edhe unë diç rreth këtij fenomeni, i cili asnjëherë nuk u ndal sa na përket ne shqiptarëve... Po unë dua të them diçka që është vërtet mendim imi personal, dhe pa asnjë ekuivok!
Jetojmë në Europë, jemi shtet i tillë si jemi, andaj edhe liria e vendimmarrjes mbetet çështje personale... Unë personalisht nuk guxoi, nuk ia lejoi vetës dhe nuk është njerëzore që ti atakoi ata që ikin, apo duan të kërkojnë diç ma mirë në shtetet europiane edhe pse shumë e dhimbshme është kjo çështje. Si e thashë unë nuk guxoi ti kritikoi, jo jo ngase unë se kam atë drejte sepse vet jetoi në Zvicër, kam fëmijët këtu dhe nuk më lejohet të jem tani kritikuesi i madh, sepse në realitet unë do duhej të isha ndoshta shembull (jo vetëm unë, por plotë shqiptarë si unë) që të kthehesha në Kosovë, të jetoj atje dhe të jem pjesë e shoqërisë konkret atje. Në asnjë mënyrë nuk dua të them se të rinjtë duhet të kërkojnë jetë më të mire, por edhe në asnjë mënyrë nuk i kritikoi sepse çdo individ ka të drejtën të mendoi për ardhmërinë e vet edhe kur mundet të gaboi.... Unë personalisht punoi në entin për refugjatë, pra jam njeri që çdo ditë jam në proces se si ecin dhe se si shkojnë çështjet e pranimit të refugjatëve konkret këtu në Zvicër. Më duhet të them këtë se asnjë, asnjë qytetar nga Kosova, pra asnjë qytetar e më së paku shqiptarë nga Kosova nuk e ka as 1% shanse të qëndroi në Zvicër ngase procedurat për ta kryhen në shpejtësi dhe atë në qendrat e pranimit nëpër kufij ku aty menjëherë ndahen të gjithë ata që janë nga Kosova pa shtete Ballkani. Definitivisht asnjë mundësi as minimale nuk e ka asnjë qytetar nga Kosova, as romët e serbët as ata sepse vitin e fundit i kemi kthyer që të gjithë, ka ndoshta momentalisht në Zvicër dikund dhjetëra raste nga Kosova, por që janë në procedurë si shkak i sëmurjeve të fëmijëve apo... por edhe këto dhjetëra raste kryhen shpejt dhe kthehen mbrapa. Unë me këtë desha shkurt të them se më dhemb kur shoh Familje e të rinjë që shesin edhe pasurin e tyre që të ikin nga Kosova... mjerim, por njëherit edhe ata që e kanë ndërmend apo mendojnë se si të ikin duhet të ngritën në këmbë dhe të kërkojnë nga pushtetet banditeske të Kosovës që të ndërrohet politika sidomos ekonomike, nuk duhet të frikohen dhe indirekt si reaksion të ikin, jo mendoi se ka ardhur koha që rinia dhe qytetaria e Kosovës të kërkoi llogari edhe në rrugë kundër atyre qeveritarëve që me 15 vite e shkatërruan Kosovën. Me ik vërtet duket e lehtë por kthimet do jenë të vështira për ata që do i përjetojnë....
Për fund unë e them përsëri se nuk i kritikoi fare ata që ikin, ngase unë nuk e kam atë të drejte as morale e as patriotike të ju them nga shtetet perëndimore: Mos ikni po qëndroni në Kosovë...., këtë do të mundem ta bëja që ti kritikoja sikur unë të kthehesha në Kosovë personalisht, e deri atëherë me duhet të ha buzët me dhëmbë...Që ta përfundoi edhe me një fjali, në gjithë këtë të keqe me ikje nga Kosova është edhe një diç e mbarë dhe e mirë: të gjithë po kërkojnë të mirën ne shtetet e Europës dhe Amerikës, e jo fatmirësisht në shtete arabe e islam radikal... të qenit në Europë është ajo që ne historikisht jemi.....

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat