Azem Hajdari në Kongresin Amerikan - fotografi të papublikuara më parë

Historia

Azem Hajdari në Kongresin Amerikan - fotografi të papublikuara më parë

Beqir Sina New York City Nga Beqir Sina New York City Më 13 shtator 2018 Në ora: 16:04
Azem Hajdari në Kongresin Amerikan

NEW YORK : Më 12 shtator 1998, vritet në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Hajdari është nderuar me një sërë medaljesh presidenciale. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj.

Kjo vrasje, e cilësuar si “vrasja e shekullit” nga Ismail Kadare, është ende e mbuluar me mister. Ndërsa shumë njerëz ende pyesin: “Pse dhe kush e vrau Azem Hajdarin?” .

Një nga miqt e tij më të afërt në New York- SHBA, Idriz Lamaj i cili është i njohur si publicist, studiues dhe aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe njëherazi edhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës, e ka përkujtuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, me disa fotografi të pa publikuara më parë nga vizita e parë e Azem Hajdarit në Amerikë.

Bëhet fjalë për takimet e tij në Capitol Hill, shoqëruar nga mike i tij Idriz Lamaj, gjatë vizitës në vitin 1994.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat