Hylli i dritës: Një episodë e mizorisë malazeze në Triesh e Kojë rreth vitit 1860

Historia

Hylli i dritës: Një episodë e mizorisë malazeze në Triesh e Kojë rreth vitit 1860

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 2 shtator 2018 Në ora: 12:06
Gjekë Gjonaj

Revista prestigjioze shqiptare e kohës “ Hylli i dritës”, në vitin 1914 , në faqen 150—153 ka botuar  një shkrim në lidhje me mizoritë  e mëdha, famëkeqe e çnjerëzore që ka bërë ushtria malazaze ndaj popullsisë shqiptare (malësorëve) në  këto dy trerva të lashta shqiptare, Triesh dhe  Kojë. Shkrimi  është përkthim i një dorëshkrimi të zbuluar nga  P. Laurenc Mitroviq O.F.M botuar në dialektin gegë, kurse në vijim ju jell tekstin e plotë në gjuhën standarde shqipe.

"Botimi i këtij dorëshkrimi  me vlerë, tregon dhe  dëshmon një shembull   tjetër të shkëlyqer trimërie dhe sa e sa trimërive të tjera të bëra nga Malësorët e rreptë të Mbishkodërës, për të ruajtur e për t’’u  dalur zot  vendeve të veta. Burrëria e këtyre fatosave, aq më tepër është  e çuditshme, e për t’u çmuar ( vlerësuar), sa më fort të mendohet se si këta të mjerë, të lëshuar dore prej të gjithëve, pa farë ndihme e përkrahjeje të ndokujt, por përherë të mashtruar,  shumëherë, me premtime e me tradhti nga ndonjë kryetar të shitur, e deri prej sundimtarëve të Shqipërisë, duke qenë gjithmonë një pakicë  e fortë, por  më e vogël se ushtritë armike. Ata patën forcën me i dëbuar përherë e me i mundur, duke bërë  kështu  një vepër të  ndritur në historinë,  Malet e veta e gjithë kombin shqiptar. Por, vaj sot për ta !... Për shkak të vullnetit të ndyrë të një politike të  pashpirt, ata sot janë të detyruar, të ndarë  prej vëllezërve,  me ndejtur  nën sundimin e  e vështirë të atyre me të cilët luftuan për sa mot ( kohë), të shtrydhur gjithëmonë me fuqinë ( forcën) e vet të rreptë, veç për mos me e parë një pëllëmbë të Maleve të veta prej gjurmës së rëndë të tyre!

Sipas gjasave kjo luftë, për të cilën po flasim në këtë shkrim, ndodhet rrerth cvitit 12860.

Dorëshkrimi siç duket përbëhet nga një Prift Misionar, i quajtur P. Teodos nga Parma, i cili për shumë vjet ishte famullitar i Malësisë së Grudës e Triepshit.

Urrejtja  e rreptë , e cila kahmot vlonte ndër zemrat  e Princave të Malit të Zi kundër Malësorëve të Triepshit e  të Kuçit, të cilëve  nuk u bëhej asesi të rrinin nën sundimin e tyre , shpërtheu  më në fund   në këtë vit në një mënyrë kaq të çuditshme e barbare sa është e vështirë  të besohet.

Princi i Malit të Zi u pëpoq pikë së pari të bëjë  për vete ( të përvetësojë)  krerët e Kuçit:  Spahi Boshin, Marka Mirkun e Turi Gjurin. Atyre princi  u kishte premtuar se  do t’u jepte  pozita ( poste) me rëndësi në një zyrë të lartë, në qoftë se ata ia  mundësojnë ushtrisë së tij që të kalojë lirshëm  rrugën  nëpër të cilën do të shkonte pa asnjë pëngesë të pushtojë  dhe të marrë  me forcë Drekalin. Të mahnitur këta të tre fatzezë nga premtimet e mëdha të Princit - premtime që  ende sot  nuk janë vërtetuar, e pëlqyen  premtimin (ofertën) e tij,  dhe kështu tri katër ditës të Sh’Pjetrit të shkijeve  u mblodh i gjithë Meduni me ushtarë malazez nën komnadën e  princit Mirko.

Kuçi, menjëherë u habitë, u befasua nga kjo mori  malazezësh të armatosur dhe shumë vonë arrioti të kuptojë shkakun e këtij sulmi. 

Sapo u vendos ushtria në maje të grykës së Kuçit, Princi Mirko – burrë barbar e i pa besë, sa të duash,  ftoi të gjhithë krerët e atyre rretheve duke i lutur që të vinin me armë dhe duke u bërë be të mëdha se nuk do të guxonte njeri i gjallë me i ngucë, as nuk kishte me  u ndodhë asnjë e keqe  rrugës. Këta të shkretë ( të ngratë)  në fillim ishin dymendjesh. Mirëpo, kur e   panë veten e rrethuar prtj fuqisë  së tij, të ngushtuar,  nga droja ( frika)   rrokën morën  armët  e veta  e shkuna fill mbas princit.  Princi ,  duke i pasur para vetes, ua hoq marmët dhe ua mori  jetën aty për aty, duke ua prerë kokat.

Një çetë tjetër  ushtarësh malazezë  kishte zaptuar malet e Drekalit, dhe vrisnin çfarë u shkonte për dore, njerëz të pasfajshëm, çdo njeri  të çfarëdo moshe  që kishte. Mbas këtyre dy grupeve  ( çetave) ushtarësh malazez shkonte gjithë ushtria tjetër e cila urdhëroi  të plaçkisë e tu vënë zjarrin të gjitha shtëpive të katundit. Gjithë kjo mizori (kërdi) nuk zgjati të  përfundojë  më shunë se një orë e gjysmë. Pështjellimi, brima e gjama e të plagosurve dhe vaji i nënave të shkreta ( të ngrata) të cilat qanin në kupë të qiellit mbi fëmijët e vet të mbytur nga  këta barbarë, ishte ushtima e vetme që  u ndie në ato çaste të dëshpërimit e dhimbjes  nëpër malet e  Kuçit. Njëzet fëmijë të njomë  kësaj herë  ishin goditur me  shpatën e Mirkut, kurse më se njëqind të rritur mbetën  në këtë shfrim  të kësaj mizorie sllave.

Ky rrënim (shkatërrim)  shtëpishë, e dëmtim njerëzish  përfshiu edhe Rahonë e Koçën ( Kojën ). Sikur vende kufitare me Kuçin, Rahoja pati  njëzet të vrarë ( të vdekur) dhe shumë të plagosur, në mesin e të cilëve një  burrë i vjetër të cilit ia kishin prerë buzët, e  të cilit ia kishin therë me thikë tre fëmijët. Ndërkaq Koça ( Koja)  pati  16 të vdekur, e shumë të plagosur. Dyzet shtëpi  u dogjën e u bënë shkrum nga kjo ofensivë barbare e ushtrisë malazeze.

Ndër  viktimat,  me këtë rast, po përmendim edhe  një foshnje  të  njomë, të cilën e hodhi në flakë  të  zjarrit nëna e vet , e cila ishte çmendur duke parë barbarizmin  e madh me të cilin malazezët e pashpirt ia kishin mbytur para syve të saj  bashkëshortin dhe kunatin. Kjo grua fatkeqe ( fatmjerë) e lodhur, e rraskapitur , pa veshje në trup iku dhe  nuk u pa  më për dy javë rresht, kurse më vonë u gjetë e vdekur dhe u varros afër një bërrake  në mes të rrugës së madhe ku  pinin ujë delet e fshatit.

Pak ditë më vonë  përbri këtij varri u varrosë një  vajzë tjetër e vogël   12 vjeçe, e  cila kishte vdekur nga një goditje e rëndë e cila ia kishte  derdhur trutë e kresë. E kush ishte kjo vajzë?  Ishte   vajza e asaj gruaje fatmjerë që ishte çmendur. !...E kush ia kishte ndrydhur rrashtën në  mënyrë kaq të egër?   Dora e ëmbël e  nënës së vet!  Mua, kur  i shikoja këto dy varre, sytë  m’u derdhën në vaj, e zemra donte  të më  shpërthejë  nga dhimbja e dëshprimi , duke menduar se  në njërin prej këtyre varreve pushonte ( gjendej)  shkaku i vrasjes së tmerrshme, të bëra nga një  mendje e tërbuar ; e në varrin  tjetër  një vajzë e pafajshme, e cila sikur një lule që  sapo kishte filluar të çelë dhe t’i shoh  rrezet e diellit, ishte  shkëputur me dhunë  m’u  nga ajo dorë  e cila  sa e sa herë e kishte  përkëledhur dhe e kishte dashtë shumë !

Të mërkurën para  se të gjendej  trupi i  SH’ Shtjefnit, një grup prej  afro njëqind malazezësh, shkapërcyen malet e mbërritën  në Triepsh duke kaluar nëpër  Qafë  të Mollës mbi Budzë; ia filluan, sipas zakonit, me u dhënë flakën shtëpive, duke menduar se sikur më përpara s’do të gjenin  kurrfarë kundërshtimi në  fshat. Por këtu pushteti i  t’ Madhit Zot, me gjyqet e  veta, kishte vendosur cakun e  mizorive  të tyre. Tridhjetë triepshjanë me disa burra të katudnit të Kojës të betuar në besë të Zotit, me vdek për vendin e   vet, edhe pse pa besim në fitore, ia filluan luftës së rreptë me malazez e cila zgjati më se një orë. Luftimi) më i rreptë  ( ashpër) ndodhi në një anë të katundit të quajtur Nikë Marashi ( Nikmarashi) , ku tanët ( lexo  trieshianët)  treguan  përnjëmend trimërinë e tyre të madhe.  Tomë Prëla, Smajl Pjetri e Mark Gil Doshi të tre prej Nikë Marashit  u dalluan nga të gjithë shokët. Kjo përleshje e fortë përfundoi me humbje të mëdha të malazezëve. Dhjetë nga ata,  të zënë ngusht, duke  parë se  nuk kishin rrugëdalje për të ikur, u futën në shtëpinë e njëfarë Lekë Mirit, fajdexhi në zë, u mbyllën brenda dhe nga  frëngjitë ia filluan të  shtinin  me armë duke vrarë dy vetë prej njerëzve tanë ( malësorëve).

Në këtë çast një vajzë e rritur rreth 18 vjeç, sa e hijshme, për bukuri aq më tepër trimëreshë,  vajza e njëfarë Martinit prej Nikë Marashit, doli nga shtëpia e saj me një unë zjarrit në dorë  dhe shkoi në drejtim të shtëpisë, ku ishin mbyllur armiqtë e Shqipërisë, kaloi nën frëngjitë, ku ata kishin vendosur pritën. Në momentin kur ajo mori  unën për t’i dhënë flakë shtëpisë u shprazën dy pushkë, plumbat e të cilave e shpuan petkun  dhe brezin që kishte ngjeshur (mbështjellur) rreth belit. Për fat kjo burrëreshë trieshjane  (shqiptare)  shpëtoi  shëndosh e mirë dhe nuk u ligështua. Dalëngadalë, qetas e me shpejtësesi u ngjitë me i dhënë zjarrin bykut të kashtës me të cilin ishte mbuluar pullazi i shtëpisë. Një erë e fortë, që frynte e ndihmoi zjarrin aq sa shtëpinë  e mbuloi flaka, tymi e tmerri me shpejtësi të madhe. Vajza si e kreu këtë vepër të lartë trimërie arriti të kthehet gjallë tek njerëzit e vet pa  e gjetur  asgjë e keqe. Ndërkaq  malazezët nga zjarri e tymi  u detyruan të dalin  jashtë shtëpisë për të shpëtuar jetën e vet. Dy prej tyre i deshti fati të ikin të përcëlluar nga flakët zjarrit. Të gjithë të tjerët u vranë nga malësorët, që kishin ndejtë gati në pritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat