Njëqind refugjatë hebrenj, të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit, po presin momentin e largimit për në SHBA” – Prill, 1939

Historia

Njëqind refugjatë hebrenj, të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit, po presin momentin e largimit për në SHBA” – Prill, 1939

Nga: Aurenc Bebja Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:43
Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”

Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Fati i hebrenjve shqiptarë

“Numri i hebrenjve në Shqipëri nuk është i konsiderueshëm.

Ka shumë pak izraelitë të lindur në vend, shumica prej tyre janë refugjatë nga Austria. Ata janë tregtarë që kanë ditur të fitojnë simpatinë e popullatës muslimane.

Deri tani, nuk ka pasur një lëvizje anti-hebreje në këtë vend të vogël. Por frikësohemi se legjislacioni racist i Italisë do të zbatohet ndaj hebrenjve të protektoratit shqiptar.

Gjendja e refugjatëve politikë është në rrezik, sepse ata mund të bien në duart e Gestapos.

Njëqind refugjatë hebrenj të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit po presin momentin e largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat