Çfarë ka ndodhur më 22 gusht?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 22 gusht?

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 06:44
Henry Kissinger

1831 –Skllavi zezak Nat Turner udhëhoqi një revoltë të skllevërve në zonën rurale të Virxhinias. Siç thuhet, zoti Turner besonte se ishte zgjedhur nga Zoti për të udhëhequr popullin e tij drejt lirisë. Ai e filloi revoltën me pesë pasues, por dy ditë më pas, në radhët e tyre numëroheshin 70 skllevër. Plani ishte të terrorizohej popullsia e rrethit Southampton në Virxhinia dhe të liroheshin sa më sumë skllevër që të ishte e mundur. Plani funksionoi për rreth 48 orë, gjatë të cilave skllevërit vranë të paktën 57 të bardhë, përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Megjithatë, brenda 24 orëve që pasuan, banorët e bardhë vendas, me ndihmën e forcave ushtarake, e shtypën revoltën. Nat Turner shpëtoi por u kap gjashtë javë më vonë. Ai u gjykua, u dënua për rolin e tij udhëheqës në revoltën e skllevërve dhe u var në nëntor të vitit 1831.

1848 – Forcat e Shteteve të Bashkuara aneksojnë qytetin Nju Meksiko.

1901 – U themelua kompania automobilistike Cadillac.

1902 – Theodore Roosevelt është presidenti i parë që lëviz me automjet.

Theodore Roosevelt ka qenë një president mjaft influent. Jo vetëm që fitoi titullin “Trust Buster” si president duke luftuar kundër biznesmenëve të korruptuar, por e bërë vendim edhe më liberal. Ai themeloi një numër të madh parqesh kombëtare, që e mbrojti gjelbërimin e SHBA-së nga rritja e madhe ekonomike.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Rumania pushtohet nga Bashkimi Sovjetik.

1950 – Althea Gibson është garuesja e parë me ngjyrë në tenisin ndërkombëtarë.

1973- Presidenti Richard Nixon deklaroi se do të emëronte zotin Henry Kissinger si Sekretar Shteti. Profesor Kissinger, i cili lindi në Gjermani, do të bëhej i pari Sekretar Amerikan i Shtetit, i cili nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Zoti Kissinger do të zëvendësonte Sekretarin e Shtetit Ëilliam Rogers, një bashkëpunëtor i vjetër i zotit Nixon. Profesor Kissinger kishte qenë këshilltari kryesor për politikën e jashtme i presidentit Nixon.

Më 22 shtator të vitit 1973 Henry Kissinger bën betimin si Sekretar amerikan i Shtetit. Kjo ishte hera e parë që një qytetar i natyralizuar (jo i lindur në Amerikë) merrte këtë post. Fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Kissinger kishte shërbyer më parë si Këshilltar i Sigurimit Kombëtare.

Emri i tij është Heinz Alfred Kissinger – ai lindi në Bavari, në vitin 1923 në një familje hebrenjsh gjermanë. Në vitin 1938, për t’i shpëtuar përndjekjeve naziste, familja e tij u zhvendos në Londër, para se mbërrinte në Nju Jork më 5 shtator.

Henry Kissinger është sekretari më i famshëm dhe më opozitar që SHBA ka pasur ndonjëherë. Ndërsa intelekti i tij është respektuar gjerësisht, trashëgimia e tij politike është e diskutueshme. Gjatë viteve, janë bërë përpjekje te përsëritura për ta gjykuar atë për krime lufte.

2006 – Rrëzohet aeroplani Pulkovo Airlines Flig 612 duke lënë të vdekur 170 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat