Le Figaro (1929) / Suksesi i Aleksandër Moisiut në Argjentinë dhe nisja për në Hollywood

Historia

Le Figaro (1929) / Suksesi i Aleksandër Moisiut në Argjentinë dhe nisja për në Hollywood

Nga: Aurenc Bebja Më: 22 korrik 2018 Në ora: 08:13
Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 8 majit 1929, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me suksesin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Argjentinë

Aktori i famshëm gjerman, Aleksandër Moisiu, i cili dha vitin e kaluar disa shfaqje në Paris, sapo ka bërë një turne të suksesshëm në Republikën e Argjentinës, me Johanna Terwin (gruaja e tij në jetën private), si partnere kryesore.

Ai u duartrokit veçanërisht për rolin në pjesën e “Hamletit”, i cili është një nga rolet e tij më të mira.

Moisiu do të kalojë nga Valparaiso dhe Nju Jorku për të shkuar në Hollywood.”https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1929-suksesi-i-aleksander-moisiut-ne-argjentine-dhe-nisja-per-ne-hollywood/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat