Çfarë ka ndodhur më 18 korrik

Historia

Çfarë ka ndodhur më 18 korrik

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 06:44
Ilustrim

390 pes – Luftrat galo – romake: Beteja në brigjet e lumit Allia (Itali) – një ushtri romake humbet ndaj forcave gale duke çuar më vonë në bastisjen e Romës.

64 – Roma përfshihet nga një zjarr i madh – ndërsa Neroni, perandor, i binte violinës, thuhet. Zjarri filloi natën, mes 18 dhe 19 korrikut, dhe shkaktoi shkatërrime të shumta para se të vihej nën kontroll pas gjashtë ditësh. Të dhëna të ndryshme ose e fajësojnë Neronin për fillimin e zjarrit ose e përgëzojnë atë për marrjen e masave për shuarjen e zjarrit.

1536 – Papa Leo XIII i shpall të gjitha urdhëresat anglikane “absolutisht dhe krejtësisht të pavlefshme”, duke çuar në këputjen e lidhjeve të Anglisë me Kishën e Romës.

1768 – Gazeta Boston boton vargjet “Liberty Song” kënga e parë patriotike e Amerikës. “Në Liri jemi lindur dhe në Liri do të jetojmë. Qeset tona janë të gatshme. Qëndroni, miq, qëndroni; Jo si skllevër, por si të lirë paratë tona do t’i japim”.

1811 – Lindi William Makepeace Thackeray, shkrimtar britanik – prindërit e tij ishin me prejardhje anglo-indiane nga Kalkuta. Thackery nuk u shqua në mësime, por shkoi në Kembrixh, ku hyri në Trinity College më 1819. Atij i pëlqente të lexonte Horacin dhe autorë të tjerë klasikë. Para suksesit me romanin Vanity Fair (Panair i Kotësive), Thackeray kishte punuar si gazetar, kritik letrar, kritik artit, shkroi artikuj ditorë, anonim ose me pseudonim.

1918 – Lindi Nelson Mandela; i burgosur për 28 vjet; fitues i çmimit Nobel të Paqes (1993); Presidenti i Afrikës së Jugut; vdiq më 5 dhjetor 2013.

1925 – Hitleri boton librin-manifest Mein Kampf, plan-programi i tij për një perandori të tretë gjermane dhe shprehje e makthit që do shpalosej në Evropën e viteve 1939-1945.

Libri u shit rreth 1 mijë kopje në vitin e parë të botimit – dhe kur Hitleri mori pushtetin, blerja e Main Kamftit hyri në udhën e shitjes në masë, siç ndodh shpesh me “veprat” e diktatorëve.

1932 – Shqipëri; drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit – kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrijen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësoj të gjitha shkollat e huaja. Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbua nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.

1976 – Nadia Komaneci (14 vjeç) bëhet personi i parë në historinë e Lojrave Olimpike që fiton të gjitha pikët e mundshme (10) në gjimnastikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat