Përshkrimi i mrekullueshem i ngritjes së flamurit të Gjergj Kastriotit në Vlorë

Historia

Përshkrimi i mrekullueshem i ngritjes së flamurit të Gjergj Kastriotit në Vlorë

Nga: Gjon Keka Më: 15 korrik 2018 Në ora: 14:44
Gjergj Kastrioti- Skenderbeu

Se sa e rëndësishme ishte dita kur u ngrit për herë të dytë flamuri i Gjergj KASTRIOTIT në Vlorë më 28 nëntor 1912 pas 445 viteve sundimit të egër turk tregon vetë Kryeministri i Qeverisë së Vlorës Ismail Qemali në memoaret e tij të botuara në gjuhën angleze në vitin 1920(The memoirs of Ismail Kemal Bey, Story, Sommerville, 1920).

Këtu po shkëpus një pjesë nga përshkrimet e tij për ditën e ngritjes se Flamurit të Gjergj Kastriotit dhe ja si shprehet ai:

„...në mes të përgëzimeve të mijëra njerëzve, ngritëm flamurin e lavdishëm të Skënderbeut, i cili kishte fjetur i paluar e mbështjellë për 445 vite. Ishte një moment i paharrueshëm për mua dhe duart e mia u përshkuan me shpresë dhe krenari, ndërsa unë fiksova në ballkon të shtëpisë së vjetër, standardin e Sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë. Dukej sikur shpirti i heroit të pavdekshëm kaloi në atë moment si një zjarr i shenjtë mbi krerët e popullit.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat