Dervish Hima, drejtorit të prestigjiozes Le Figaro (1912): “Shqipëria është motra e vogël e Francës. Na ndihmoni me pendën tuaj!”

Historia

Dervish Hima, drejtorit të prestigjiozes Le Figaro (1912): “Shqipëria është motra e vogël e Francës. Na ndihmoni me pendën tuaj!”

Aurenc Bebja*, Francë Nga Aurenc Bebja*, Francë Më 14 korrik 2018 Në ora: 07:47
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 2 dhjetorit 1912, në faqen n°2, letrën e atdhetarit të palodhur shqiptar, Dervish Himës, dëguar drejtorit të po kësaj gazete.

Cila ka qenë asokohe arsyeja e dërgimit të kesaj letre ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të saj, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Letër nga një shqiptar

Budapest, 29 nëntor

Në kemi marrë letrën në vijim :

“Zoti Drejtor,

Ndërsa gjendem në Budapest për të shkuar në Shqipëri, sapo lexova në gazetën e madhe pariziane “Le Figaro” një shkresë të shpikur këtu në Budapest, lidhur me një deklaratë të bërë nga unë në lidhje me fronin e Shqipërisë.

Nuk ka asgjë të vërtetë mbi deklaratën që më atribuohet, sepse nuk kam pasur asnjë intervistë me askënd. As këtu, as në Bukuresht, nuk jam shprehur në lidhje me zgjedhjen e një mbreti për fronin e ardhshëm të Shqipërisë. Ndër shqiptarët që punojnë për realizimin e dëshirave të tij, asnjë zgjedhje nuk është bërë deri më sot. Unë nuk i kam thënë askujt se duam Dukën e Abruzzos, ose Princin Karol të Rumanisë, apo një ish-ministër të Belgjikës. I përket Asamblesë Kombëtare Shqiptare, me pëlqimin e Fuqive – besoj – që të bëjë këtë zgjedhje.

Ne, patriotët shqiptarë, po bëjmë sot të gjitha përpjekjet tona për të siguruar ekzistencën tonë politike dhe për të krijuar një ligë kombëtare, dhe ne do të përpiqemi të mbrojmë kufijtë tanë të pushtuar në veri dhe jug. Ne shpresojmë që kombi i madh republikan do të mbrojë, me pendën e tij të guximshme, të drejtën dhe atdheun shqiptar, i cili është vetëm motra e vogël e kombit të madh francez.

Z. Drejtor, ju lutem pranoni sigurinë e konsideratës time më të lartë.”

Dervish Hima

Drejtor i gazetës shqiptare

“Shqipëtari”.

Shkrimi në linkun: Dervish Hima, drejtorit të prestigjiozes Le Figaro (1912) : “Shqipëria është motra e vogël e Francës. Na ndihmoni me pendën tuaj!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat