Shpërnguljet e tmerrshme dhe të vështira të muhaxhirëve janë në kujtime...

Historia

Shpërnguljet e tmerrshme dhe të vështira të muhaxhirëve janë në kujtime...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:48
Pamje nga shpërngulja e dhimbshme, e tmerrshme dhe barbare të shqiptarëve që historia e njerëzimit nuk e mbanë në mend

Për funksionimin e shoqatës në  Kosovë dhe diasporë këto ditë u paraqitën njerëz të vullnetit të mirë për ti ofruar  ndihma materiale, dëshmi, libra, broshura, fotografi që kanë të bëjnë me përndjekjen e tmerrshme të muhaxhirëve nga trojet e tyre stërgjyshore, gjenocidin që e kreu ushtria dhe xhandarmëria serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare

Shqiptarëve gjatë zhvendosjes nga sanxhaku i Nishit të zhveshur, të zbathur, nëpër të ftohtit, nëpër borë, shi i lanë  shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshore. Në këto momente të vështira shumë fëmijë në qerre apo në djepa, në krahët e nënave, kanë vdekur nga të ftohtit. Çdo kund  shihen fëmijët e hedhur, të vdekur dhe pleqtë e ngrirë. Tërheqja ishte e tmerrshme dhe tragjike, buajt dhe qetë i tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, e saja kështu më metoda më barbare kryhej spastrimi etnike. Atë që kishin marrë nga pasuria me vete për ta shpëtuar shpirtin, e kishin hedhur rrugës për të ikur më lehtë. Fëmijë të hedhur, të humbur ose gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria. E mbi të gjitha, mashtrimi i botës vazhdonte edhe në mënyra tjera se gjoja shqiptarët në tokat e tyre,  janë shumë më të kënaqur sesa në Serbi.

Të gjithë muhaxhirët vajtojnë për vendet e tyre të vjetra”. Shqiptarët lanë  shtëpitë dhe çdo gjë të gjallë, me fëmijë në dorë, pa ushqim, të zbathur, të zhveshur. Pasardhësit e parë të muhaxhirëve gjithnjë e kanë në kujtim shpërnguljen e tyre  dhe pohojnë se me rastin e ikjes, disa kanë harruar edhe fëmijët e vegjël në djep. Shpërngulja ishte e tmerrshme dhe e vështirë. Shumë prej tyre janë ngrirë nga të ftohtit dhe kanë vdekur gjatë rrugës. Me rastin e hyrjes të ushtrisë serbe në disa pjesë të territoreve të çliruara janë gjetur shumë vendbanime të zbrazëta dhe krahina të tëra. Andaj shpërngulja e shqiptareve e viteve 1876 dhe 1878 e edhe më vonë. Në këto troje ishin  mbi shtatëqind e njëzet e katër  fshatra etnikisht të pastra shqiptare  të banuara  me mbi shtatëdhjetë e gjashtë  për qind shqiptarë të cilat përfshinin një sipërfaqe tokësore prej dhjetëmijë e katërqind kilometra katror  dhe mbi  treqind e shtatëdhjetë e tetëmijë banor të përndjekur. Në mesin e tyre mbi tridhjetë e tremijë të vrarë, të djegur dhe të plagosur. Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos në territorin e Kosovës së sotme. Disa në Maqedonisë e shumë prej tyre të mjerë përfunduan jashtë Kosovës, përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e më gjerë.

Image
Pjesëtaret e shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës- bartësit e aktiviteteve të shoqatës

Shoqata  e Muhaxhirëve në Kosovë  rrugëtimin e saj do të vazhdoj me kërkesën për t`i vizituar varrezat në ish trojet e tyre stërgjyshore në Sanxhakun e Nishit.

Tërheqja e tmerrshme dhe trishtuese të shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit

Lidhur me aktivitetin e shoqatave  të formuara në Kosovë e zhvilluam një  biseda  Asllan Qyqallen, nënkryetar të Shoqata Shqiptare të Muhaxhirëve nga i cili mësuam së kjo shoqatë, që nga themelimi i saj  e deri me sot ka ndërmarrë  shumë veprimtari në sensibilizimin e situatës së muhaxhirëve shqiptarë  në mjetet e informimit  në   Kosovë. Bashkë me anëtarët  tjerë të kryesisë - na tha Qyqalla kemi pas një aktivitet të ngjeshur edhe në hapjen e formimin  e degëve rajonale si në  Gjilan, në Kamenicë, në Ferizaj, në Prishtinë, në Podujevë, në Klinë, në Prizren e tjera. Për hapjen  dhe funksionimin e shoqatës në të  gjitha mjediset në Kosovë dhe diasporë këto ditë u paraqitën njerëz të vullnetit të mirë për ti ofruar  ndihma materiale, dëshmi, libra, broshura, fotografi që kanë të bëjnë me përndjekjen e muhaxhirëve nga trojet e tyre stërgjyshore, gjenocidin që e kanë kryer ushtria e xhandarmëria serbe mbi popullatën e pafajshme shqiptare.

Mjetet e informimit  janë të parat që na i hapi rrugët e sensibilizimit të çështjes shqiptare nëpërmjet filmave dokumentar me titullin“Tkurrja e etnisë” që i dedikohet në tersi muhaxhirëve dhe gjetja e ruajtja e tapive të viteve 1877  një pasqyrimi nga autore të sotëm të gjallë që e kanë ruajtur kujtesën nga prindërit për përndjekjen dhunën e masakrat e shkaktuara nga ushtria serbo-ruse gjithnjë në marrëveshje me pushtuesin osman Turqi. Pastaj shtegtuam në Gjilan, ku grumbulluam tapitë e viteve, për të vazhduar me Tryezën Shkencore në Universitetin e Gjilanit ku këto ditë u paraqitën katër referues me kumtesa të nivelit shkencor . Këto ditë u formuan degët e shoqatave të muhaxhirëve në Kamenicë  ku për  kryetar u zgjodh Agim Bucolli. Gjithashtu këto ditë në Muzeun e Kosovës u hap fotoekspozitën me njëqind e dyzet  fotografi në kuadrin e njëqind e dyzet vjetorin e përndjekjes ë muhaxhirëve. Kur jemi këtu vlen të thelohet se në këtë  ekspozitë  për dhjetë ditë, sa ishte e hapur e vizituan me qindra vizitorë dhe sipas fjalëve të drejtorit  Skënder Boshtrakaj muzeu kurrë nuk ka qenë më i vizituar. Në hapjen e  kësaj ekspozite duhet falënderuara anëtarin e kryesisë  të shoqatës së muhaxhirëve - Dibran Fyli i cili i digjitalizoi, i s’madhoi dhe i përgatiti fotografitë me muaj të tërë. Këtu- na tha Qyqalla  mbështetje na ofruan Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit financiarisht, ndërsa mbështetje mediave  nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Image
Shqiptaret të zhveshur, të zbathur, nëpër të ftohtit, borë i lanë shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshore

Kontributi i mjeteve të informimit - kushtua aktiviteteve të shoqatës së muhaxhirëve- meriton çdo lëvdatë

Pas këtyre punimeve në sensibilizimin e çështjes të shpërnguljes shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit - na tha në vazhdim të bisedës Asllan Qyqallaj nuk është lënë në harresë për më se njëqind e dyzet vite arritëm që opinion shqiptar të ketë një pasqyrë reale, të asaj ngjarje tragjike ndër më të mëdha të kombit shqiptar. Kërkuam që gjatë bisedave ndërmjet palës shqiptare e serbe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve të marrim pjesë edhe ne si shoqatë dhe t`i ofrojmë fakte, materiale e dëshmi e palës ndërkombëtare për pushtuesin barbar serbe që ka vepruar mbi popullin e pafajshëm shqiptar. Por, përgjigjej nuk kemi marrë nga zyra e presidentit të Kosovës asnjë here. Këto ditë në Gjilan në Teatrin Kombëtar u hap fotoekspozitën ku  qëndroj e hapur dhjetë ditë. Por, puna jonë nuk ndaloi edhe përkundër pengesave që na u shfaqën nga vetë shqiptarët.

Andaj Qyqalla ne vazhdim na tha se ne  shoqatë morëm iniciativa për të mbajtur një Konferencë Shkencore me temën “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78” e cila do të mbahet  gjatë muajit tetor të këtij viti,  për çka jemi duke bërë përgatitje shkencore në paraqitjen e kumtesave nga ana e studiuesve shkencor. Gjithashtu  këto ditë patëm disa takime pune me krerët e udhëheqjes komunale të Prishtinës, përkatësisht me Ylli Rugovën për hapjen e një Muzeu të muhaxhirëve, dhe vendosjen e një pllake përkujtimore në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinës. Jemi në vlugun e përgatitjeve të këtyre projekteve të cilat shumë shpejt do të dalin në planin e realizimit ideor e faktik. Hapjen e Ekspozitës do ta bëjmë edhe në Zvicër. Po ashtu kërkojmë mbështetjen financiare nga donatorët në Kosovë dhe diasporë dhe  kudo që janë që të kemi mundësi t`i grumbullojmë materialet, t`i përkthejmë nga osmanishtja  të gjetura në shqip, t`i skanojmë, t`i digjitalizojmë, t`i vendomi fotografitë në panel të ceradës për të mos u dëmtuar gjatë bartjes dhe përgatitjet për Simpoziumin Shkencor i cili do të zgjas tre ditë dhe do të paraqiten me kumtesa  pesëdhjetë e pesë  historian e studiues tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat