“New York Times” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve: “Ata qëlloheshin si të ishin minj” - Bota Sot
“New York Times” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve: “Ata qëlloheshin si të ishin minj”

Historia

E shtunë, 21 korrik 2018

“New York Times” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve: “Ata qëlloheshin si të ishin minj”

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 09:45
Serbët duke masakruar shqiptarët

Përparimi i serbëve nuk u ndal. Më 22 tetor ata morën Prishtinën, duke shkatërruar fshatrat shqiptare nëpër të cilat kaluan.

Gazeta New York Times jep disa përshkrime rrënqethëse të atij tmerri që u ndodhi shqiptarëvet në vitin 1912.

“Afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara… Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj. Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta.”

Image

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test