Kalaja e Vushtrrisë u ndërtuar në shek. VII nga perandori bizantin Justiniaini (I) - Bota Sot
Kalaja e Vushtrrisë u ndërtuar në shek. VII nga perandori bizantin Justiniaini (I)

Historia

E enjte, 16 gusht 2018

Kalaja e Vushtrrisë u ndërtuar në shek. VII nga perandori bizantin Justiniaini (I)

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2018 Në ora: 19:46
Kalaja e Vushtrrisë

Kalaja e Vushtrrisë gjendet në qendër të qytetit. Historianët shqiptarë si Dr. Skënder Riza, Dr. Jahja Dranqolli dhe shumë të tjerë thonë se kalaja është ndërtuat në kohën antike iliro-dardane.

Historiani nga Vushtrria, Avdi Mehmeti, për gazetën “Bota sot”, thekson se kalaja është ndërtuar në shekullin e shtatë (VII) nga perandori bizantin Faraoni Justiniani i Parë (I).

Konstatimin e tyre e mbështet sidomos ekzistenca e themeleve të vjetra mbi të cilat është ndërtuar kalaja.

Ismet Bylykemini një ekspert i njohur i trashëgimisë historike nga Vushtrria me vendbanim në Turqi, tregon se themelet e vjetra ishin zbuluar në vitin 1981 kur po punohen për restaurimin e kalasë.

Atë vit z. Bylykemini ishte anëtarë i ekspeditës hulumtuese. Siç pohohet në një shkrim të profesorit Hilmi Saraçi, me titull Lashtësia, emërtimi dhe trashëgimia kulturore, historike arkeologjike e qytetit të Vushtrrisë, dëshmi tjetër për autorësinë ilirodardane të kalasë, deri vonë ka qenë ekzistenca e disa gurëve të ashtuquajtur qift piramidal, me mbishkrime të kohës së Ilirëve. Por, fatkeqësisht këta gurë nuk janë më.

Historiani Avdi Mehmeti thekson se kalaja ishte shkatërruar dhe rindërtuar në mesjetë.

Ndërsa, udhëpërshkruesi i njohur turk, Evlia Qelebia që ka jetuar në shekullin XVII, kur kishte përmendur Vushtrrinë kishte thënë “pasi e kishte pushtuar Vushtrrinë Sulltan Murati i parë e kishe shkatërruar kalanë, mirëpo ajo u rindërtua disa herë dhe ka mbijetuar deri më sot”.

Në kohën antike kalaja kishte shërbyer si strehimore për pushimin e karvanëve tregtare. Historiani Avdi Mehmeti thekson se, kalaja gjatë sundimit Osman, një kohë kishte shërbyer si burg, pastaj si depo armësh e sipas nevojës, kalaja është përdorur edhe për qëllime të tjera.

Kalaja e vjetër është ndërtuar nga gurët e lidhur me gëlqere. Sipërfaqja e kalasë është 1100 metra katrorë. Ajo e ka pirgun me sipërfaqe afër 100 metra katrorë. Muret e kalasë janë të larta 10-12 metra, kurse trashësia e tyre është 3-4 metra.

Dikur kalaja kishte edhe gypat e kanalizimit. Ata gypa janë gjetur gjatë gërmimeve. Diametri i tyre ishte afër 40 cm. Ndërsa brenda kalasë gjendet një zgafellë që sipas legjendës në rast rreziku do të shërbente për të dalur në lumin Sitnica.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test