Si u zbulua një qytezë dasarete në kodrinën e fshatit Lin të Pogradecit - Bota Sot
Si u zbulua një qytezë dasarete në kodrinën e fshatit Lin të Pogradecit

Historia

E enjte, 16 gusht 2018

Si u zbulua një qytezë dasarete në kodrinën e fshatit Lin të Pogradecit

Nga: Gëzim Llojdia Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:26
Qytezë dasarete në kodrinën e fshatit Lin të Pogradecit

1.

Në 22 shtator 1968  një arkeolog   i vit lindjes 1921 ,diplomuar në Universitetin e Padovës një nga katër themeluesit e arkeologjisë shqiptare,(H.Ceka,F.Prendi,S.Islami,)quhej Skënder Anamali shkruan një artikull te gazeta :”Drita” duke sjell disa të dhëna  për një qytezë  dasarete në kodrinën e fshatit Lin të Pogradecit.Anamali shkruan se kush ka udhëtuar dhe udhëton në drejtim të Pogradecit, duke ardhur nga Elbasani, porsa fillon të  zbresë nga Qafthana, do të tërhiqet nga panorama që hapet para tij dhe në mënyrë' të veçante nga fshati Lir me shtëpitë e struktura nën faqet,shkëmbore të një gadishulli të vogël mbi liqen. Pa  dyshim që asnjërit nga udhëtarët nuk i ka vajtur mendja se në kodrën mbi këtë fshat,  gjithashtu mjaft  shkëmbore kane  banuar  njerëz  këtu  e 3000 vjet më parë, se aty, dikur, kish një qytezë të dasareteve ilire. S.Anamali  thotë, se duke kërkuar, të dije diçka për dasaretet në burimet e shkruara të lashta, ai do të mësojë shume pak gjera,  sepse,  sikurse edhe për iliret e tjerë, ata kane shume pak njoftime. Për të ditur me shumë u duhet drejtuar të dhënave të arkeologjisë,  nqs   ka   të   tilla. Dhe  në  kodrën e  Linit gërmimet arkeologjike nxorën ne drite materiale mjaft interesante për qytezën dasarete.

2.

Gërmimet arkeologjike  në zonën e Linit  filluan pas zbulimit të disa mozaikëve. Arkeologët shqiptarë  kishin ndërmarrë  udhëtime eksplorimi  dhe gërmime nëpër shumë qendra ilire  duke sjell si rezultate zbulime të mëdha  në disa qytete ilire. S.Anamali thotë se :në kodrën e Linit arkeologët erdhën e ngulen kazmat pas zbulimit të disa mozaikëve nga punonjësit e muzeut të Pogradecit dhe bashkëpunëtoret e tij, gjurmonjës të apasionuar të lashtësive ilirenë këtë krahine.

Si gjithmonë gërmimet sjellin befasia të reja.Toka jonë ruan në brendi të vetë margaritarë. Mirëpo vet arkeologu  e pranon këtë fakt duke thanë se :Gërmimet i tejkaluan parashikimet. Në qytezën dasa­rete të Linit, emrin e lashtë të së cilës tani për tani nuk e dimë, gjetjet arkeologjike treguan se jeta ka filluar herët, aty nga fundi i kohës së bronzit, domethënë ne gjysmën e dytë të mijëvjeçarit te II p.e.s.

Kultura materiale e banorëve të parë ishte po ajo, që arkeologet kishin zbuluar disa vjet më parë në banimet bashkëkohëse të Maliqit e të Trenit, në rrethin e Korçes. Banorët e qytezës së Li­nit nuk patën nevojë të rrethojnë me mure vendbanimin e tyre. Kodra shkëmbore me faqet e saj, që binin thikë mbi liqen, ishte e mbrojtur shumë mirë nga natyra  për rreth saj kishte toka për kulturat bujqësore, për rritjen e gjësë së gjallë dhe një liqen të pasur me peshk. Vështirë  është, ende pas një fushate gërmimi, të thuhet sa i intensive ka qenë jeta në të kaluarën në këtë qytezë dasarete. Por materiali arkeologjik, i zbuluar në gërmimet, tregoi se në këtë qyte­ze jeta ka vazhduar gjatë, deri në mesjetën e hershme. Madje në  këtë kohë ose nga fundi i kohës së lashtë  gjithmonë përsa vërehet nga gjetjet arkeologjike, ajo ka qenë  një qendër e rëndësishme në këtë krahine.Dy nga monumentet e zbuluara në gërmime i përkasin kësaj kohe, shek. V-VI të e. S.

 E para, është një godinë kulti,një bazilikë dhe e dyta,jo shume larg së parës,një ndërtesë banimi.

3.

Çfarë janë mozaikët dhe cfarë vlere artistike përmbajnë ata?Megjithëse të rrënuara dhe të prishura keq, ato janë' me shume interes për ndërtimin e tyre, në mënyrë të veçantë bazilika, për dyshemetë, e saj me mozaik. Mozaikët e zbuluar në kodrën e Linit kanë një vlerë  të  madhe artistike.  Aty janë gjetur tetë dysheme me mozaik. Piktori mozaicist   i frymëzuar nga natyra  përreth  dhe në përputhje me botëkuptimin  me kërkesat e artit  të asaj kohe  ka krijuar një kompleks  të mrekullueshëm mozaikësh  duke i dhen çdo ambienti një  vizatim e një kombinim të bukur e origjinal motivesh e ngjyrash. Aty gjejmë të gërshetuara, pa u përsëritur në mënyrë mekanike, fi­gura gjeometrike, kryesisht në di­sa korniza anësore e praqe, por tash, ornamente bimore, bisqe hardhie e vesh rrushi, shpezë e fruta të ndryshme. Duke i parë të gjitha këto, të krijohet përshtypja sikur e gjithë natyra për rreth, vreshtat, kopshtet me molle, dardhë e qershi, shpendët shtëpiake dhe kafshët e bimët e liqenit, janë futur në mozaikë. Ata kana qëndrime të ndryshme nganjëherë shu­më të natyrshme dhe nuk të  lodhin duke i shikuar, sepse lidhen harmonishëm midis tyre.Në anënë  qendrore të  bazilikës piktori mozaicist ka krijuar diçka të veçante, një kompozim të lirë e të shkëputur nga simetria dhe rregulli, që ka ndjekur në ambientet e tjera. Ai ka zgjedhë si temë, botën ujore. Në këtë mozaikë shume te bukur,  ka përveç kubikeve të zakonshëm me ngjyrë të bardhë, të kuqe, të zezë, të hirtë, të verdhë e të gjelbër, ngjyra këto jo aq të forta sepse të  tillë qenë gurët nga u prenë' kubiket, mjeshtri i panjohur vendas ka përdorur me shumë aftësi edhe kubike prej brumi qelqi për ngjyra të tilla si e zeza dhe  e  gjelberta e fortë, për ngjyrën blu të detit dhe mermerin për ngjyrën e bardhe. Ky mozaik kaq i bukur mjerisht është gjetur shu­me i dëmtuar, i prishur më keq se të tjerët. Ka mbetur diçka nga korniza anësore me figura bletësh, ku është përdorur ngjyra e kuqe me nuancat e saj dhe ndonjë frag­ment me figura peshqish, si pllashicat e krapi te përhapura midis resmjesh, bimesh të tjera ujore dhe rrjetash dekorative, të gjitha të dhëna shumë të gjalla. Në gërmime u gjetën edhe disa detaje e fragmente arkitektonike. Midis tyre ka fragmente shtyllash, bazamente e kapitele dhe pjesë të një kornize, të cilat tregojnë se kjo godinë ka pasur gjithashtu një paraqitje të jashtme të bukur. Duke folur për bazilikat e Linit,arkeologu thotë se Bazilika e Linit dhe godinat e tje­ra ekzistuan edhe më vonë, deri sa u prishën nga një zjarr i fuqishëm. Gjurmë të këtij zjarri ose të djegies, u gjetën mbi mozaikë, e për rreth tyre. Jo shumë larg godinës u gjetën me shumicë edhe grurë  e urov i djegur. Mjaft të qarta qenë  gjurmët e djegies në godinën e banimit, ku gjatë gërmimit u konstatua dhe u pa se si kishte rënë  çatia pas djegies. Tjegullat shihen ende si kanë rënë nëpër dhomat e ndryshme  ashtu sikur qëndronin  dikur.

Ne vendimin për tu shpallur zonë e mbrotjtur vitit 2017,thuhet:“Mozaiku, u zbulua nga gërmimet në vitin 1969 që janë bërë në Lin të Pogradecit. Gërmimet treguan për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe vijnë deri në mesjetën e hershme. Nga mozaikët e zbuluar në këtë vend, bie në sy pasuria nga një dekor i larmishëm zoomorf, bimor e gjeometrik, me vlera të shquara artistike. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stilin e një treve të gjerë ballkanike, që përfshinte qytete si Dyrrahu, Stobi, Tesaloniku, etj”, (Ëikipedia).

4.

Ku shtriheshin dasaretët?Qyteza e Linit,thotë Anamali  u përkiste, si shumë  të tjera të kësaj treve, ilire dasarete.

Histori shkruesit e lashtë i përmendin dasaretet për të parën herë në lidhje me ngjarjet e fundit të shek. III p.e. s, luftat maqedono-romake e iliro-maqedone.

 Duke qenë në një krahine me rëndësi strategjike, në kufirin midis Ilirisë e

Maqedonisë, dasaretet u përfshinë më parë në  mbretërinë e enkelejve, banorët fqinjë të tyre dhe me vonë deri sa u bënë të pavarur në mbretërinë e maqedoneve. Në burimet e shkruara përmenden edhe emrat e një tok qyteteve dasarete dhe mi­dis tyre, rreth liqenit Lyhnid, qytetet Enkelana, Keraka, Sationa, Bojoja dhe Lyhnidi. Njeri nga këto emra mund t'i takoje qytezës së Li­nit. Dasaretet nuk kanë qenë një fis ilir i prapambetur dhe viset e banuara prej tyre, nuk kanë qenë të  varfra, sikurse ka shkruar ndonjë his­torian i huaj. Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar një tok rrënoja qytezash të lashta, bile me shume se sa është numri i qyteteve që përmendin burimet e lashta. Janë zbu­luar edhe një tok banime të  hapta deri në  viset e thella të  malësisë së Mokrës, cka tregon për një popullsi mjaft të dendur. Gërmimet arkeolo­gjike në trevën e banuar nga dasa­retet kanë dhënë edhe diçka me tepër. Në këto vise janë zbuluar në Maliq e në Tren vendbanime prehistorike me shume rëndësi për etno-gjenezën e ilireve.Tashme, në sajë të  zbulimeve të  bëra në  këto dy vendbanime prehistorike, problemi i origjinës ose i prejardhjes së ilireve ka hyrë në rrugën e zgjidhjes së drejtë të tij. Në këto dy vendbani­me iliret i gjejmë të  formuar si etnos më vehte, qysh në  fillim të  periudhës së bronxit, domethënë në fillim të mijëvjeçarit të II p.e. s. Ata vazhdojnë të banojnë, në këto vise pa ndërprerje deri në ditët tona, por, sikurse dihet, duke marrë në mesjetë emrin arbëreshë.

Për mesjetën e hershme në këtë treve, janë me interes gjetjet e bëra në qytezën e Linit dhe të Pogradecit ku këtë vit u bë një sondazh i vogël. Ende sot në këto dy vende dëgjohen toponimet Zagradje e Pogradec. Të dy toponimet janë sllave dhe lidhen me fjalën grad e gradec që do të thotë qytezë ose kala. Por dy qytezat e Linit e të Pogradecit megjithëse u quajtën me këto emra nuk u përkasin sllavëve , sikur është shprehur ndonjë dijetar, por banorëve vendas, dasareteve ilire, banorë të lashtë të kësaj krahine. Sllavet, kur u dyndën ose i pushtuan viset e Ilirisë së jugut, nuk i gjetën të braktisura qytezat ilire, por të  banuara dhe me një ekonomi e kulturë të përparuar. Ata, jo vetëm që nuk i ngritën këto kala, por sikurse është rasti i Linit, duhet menduar se qenë bullgaret ,kur invaduan këto vise, ata që e dogjën  atë. Edhe njëherë pra të  dhënat arkeologjike provojnë se shqiptaret ashtu si paraardhësit  e tyre ilire janë autoktonë vendas,banorë të vazhdueshëm të truallit të tyre.Ato tregojnë gjithashtu se nuk ka asnjë mbështetje arkeologjike  teza e vjetruar  por e nxjerrë në dritë përsëri  nga historianët se sllavë kur u dyndën në Shqipëri, i gjetën krahinat tona të pabanuara  dhe se shqiptarët erdhën më vonë duke zbritur nga Ballkani qendror.

5.

Emrin e arkeologut Skënder Anamali (1921 - 1996) e kam ndeshur në Amantia.Kam kontaktuar me një nga djemtë e tij aty rreth viteve 2007-208 kur përgatita librin:”Amantia qyteti i Ilirisë jugore”, ngase arkeologu kishte  mbyllur sytë në vitin 1996,për të dhënat dhe materialet që mund të kishte ruajtur familja për qytetin ilir,mirëpo më thanë i  kishin dorëzuar në Institutin e arkeologjisë.

Ai filloi aktivitetin e vet shkencor si arkeolog në Institutin e Shkencave Tiranë (1947).

Së bashku me arkeologun tjetër pionier H. Ceken grumbulloi material nga terreni dhe hapin Muzeun e parë Arkeologjik në Tiranë.Në vitet 1948-1952 pasojnë ekspeditat e para informative në qendrat e mëdha arkeologjike të Shqipërisë.

Në vitet 1952-1956 kryen gërmime në varrezat tumulare të Matit dhe në qytetin e Amanties.Ndërsa në vitet 60- të fillon gjurmimin e Kutltures arbërore të Komanit (Krujë, Koman, Bukël, Shurdhah) dhe në kalatë antike të vona e mesjetare (Stelush, Pogradec, Kaninë, Berat etj).Në vitet 1970-1980-të gërmimet në bazilikat Lin dhe Ballsh, qytetet Shkodër e Butrint, si dhe një ekspeditë e parë në Kosove (Llashticë, 1980).

Bashkautor në konceptimin dhe paraqitjen e Muzeut Arkeologjik Tiranë dhe pavionit të arkeologjisë në Muzeun Kombëtar,Muzeut të Armëve Gjirokastër,Muzeut të Skënderbeut në Krujë etj.

Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Epigarfine Greke dhe Latine me qendër në Paris.

Pjesëmarrje aktive në Konferencën e Studimeve Albanologjike (1969),në dy Kuvendet e Studimeve Ilire ( 1972, 1985) dhe Konferencën për Formimin e Popullit Shqiptar (1982).

Pjesëmarrje të shumta në veprimtari ndërkombëtare( Sofje, Beograd, Stamboll, Bukuresht, Taranto, Kortona, Lyon, Clermond Ferrand, Grenoble, Ravenë, Split, etj).

Lektor elokuent i Historisë së lashtë dhe Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të Amantia dhe Orikut.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test