Në 550-vjetorin e vdekjes çmohet lart figura e Skënderbeut - Bota Sot
Në 550-vjetorin e vdekjes çmohet lart figura e Skënderbeut

Historia

E shtunë, 23 qershor 2018

Në 550-vjetorin e vdekjes çmohet lart figura e Skënderbeut

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 14:20
Manifestimi “Ditët e Skënderbeut”

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar.

Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Marian Dema, tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte një figurë e rrallë, i cili arriti t’i bashkojë të gjitha fiset shqiptare për çlirimin e vendit.

Demaj: Skënderbeu, figurë e rrallë

“Skënderbeu ishte figurë e rrallë, i cili me lidershipin e tij arriti që të gjitha fiset shqiptare  t’i bashkojë në rrugëtimin e tij, drejt çlirimit të vendit nga sundimi otoman. Ai në atë kohe kishte status të privilegjuar me gradat më të larta ushtarake. Por ideja e tij nuk ishte privilegji personal. Ai ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe i shquar i elitës drejtuese shqiptare, i cili veproj në frymën që as individi, as fisi e as krahina nuk munden me qenë mirë, pa qenë mirë Shqipëria.  Në këto ditë para shumë sfidave UP po rikujton veprën e tij duke na sjellë në mend të gjithëve forcën e popullit tonë dhe mundësinë për triumfin e së mirës. Ne më tepër se dy vite të këtij menaxhmenti kemi tentuar që frymën Kastriotiane ta hijetojmë, duke vendosur interesin e përgjithshëm para çdo interesi personal mu ashtu siç veproi heroi ynë Skënderbeu. Kur UP të jetë mirë, sigurisht që tërë Kosova do të jetë mirë“, tha ai. 

Ndërkaq ish-presidenti Fatmir Sejdiu,  tha se figura e Skënderbeut,  mbetet shembull unik i frymës së bashkimit.

Sejdiu: Skënderbeu burrështetas që rreth vete tuboi njerëzit e dijës

“Për ne si popull, pavarësisht se ku jemi , në gjithë rrjedhat e renda të historisë, figura e Skënderbeut ka qenë dhe mbetet shembulli më unikal i frymës së bashkimit të të gjithëve. Me një qëllim të vetëm se shqiptarët si dhe popujt tjerë, të kenë lirinë e vet. Ishte njeriu që karshi sfidave të mëdha që kishte dhe kohëve te renda, posaçërisht të përballjes me një perandori të fuqishme që kishte miliona km të nënshtruara, të gjejë forcë, guxim, energji që të arrijë pikërisht zenitin kulmor të përballjes më të suksesshme të kohës. Skënderbeu ishte burrështetas që diti rreth vetës t’i tubojë njerëzit e dijës. Asnjë burrështetas nuk mund të qëndrojë, nëse nuk ka rreth vetës njerëz të dijës që dinë thellësisht, dhe të shpjegojnë dhe të japin vizion për ecje të mëtejshme”, tha ai.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gash, tha se me emblemën Skënderbegiane, po trokasim në portat e Evropës së bashkuar.

Gashi: Me emblemën Skënderbegiane po trokasim në portat e Evropës

“Si kurrë njëherë më parë dhe në këtë epokë, ne shqiptarët me guxim dhe urti, do t’i qojmë rrugët  e historisë, rrugët e integrimeve euroatlantike. Ne, pasardhësit e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemailit, Nënë Terezës, Adem Jasharit, jemi përballë thirrjeve të qytetërimeve të reja. Sërish, me emblemën Skënderbegiane po trokasim në portat e Evropës së bashkuar, në djepin e kulturës, aty ku janë gjurmët rrënjët tona, qytetërimi dhe historia jonë shqiptare”, tha ai.

Skënderbeu u lind në vitin 1403. I përkiste familjes së Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Vdiq më 17 janar 1468, në Lezhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test