Në 20 vjetorin e aksionit “Për pavarësinë e Kosovës”, të organizuar “kur shqiptarët ende ishin bashkë*” - Bota Sot
Në 20 vjetorin e aksionit “Për pavarësinë e Kosovës”, të organizuar “kur shqiptarët ende ishin bashkë*”

Historia

E shtunë, 23 qershor 2018

Në 20 vjetorin e aksionit “Për pavarësinë e Kosovës”, të organizuar “kur shqiptarët ende ishin bashkë*”

Nga: Muhamet Shatri Më: 5 qershor 2018 Në ora: 23:50
Muhamet Shatri

Prej10 qershor deri me 10 korrik të vitit 1998 në Suedi, sikundër edhe ne mbarë diasporën shqiptare, u zhvillua aksioni “Për pavarësinë e Kosovës”. Kjo me jep rast qe nëpërmjet këtij shkrimi të prezantoj në vija të përgjithshme kontributin e pakursyer material të bashkatdhetarëve tanë ne Suedi, të realizuar nëpërmjet Komisionit Qendror dhe të komisioneve lokale te Trepërqindëshit prej vitit 1991 deri në fillim të vitit 2000,  kurse në shtojcën e këtij punimi do të evidentoj te gjithë kontribuuesit dhe sasinë e mjeteve grumbulluara gjatë aksionit te lartpërmendur.

Shënime për Fondin e Trepërqindëshit ne Suedi

Formimi dhe veprimtaria e Fondit të Republikës së Kosovës në Suedi mbështetet në traditën e gjatë të bashkatdhetarëve tanë që nga ky vend nordik të ndihmojnë familjen dhe Kosovën materialisht. Mirëpo, me formimin e Degës së Lidhjes Demokratike te Kosovë (LDK) kjo sferë mjaft e rëndësishme e veprimtarisë në të mirë të çështjes kombëtare mori formë të organizuar. Ndërkaq, me formimin e Qeverisë së Koalicionit të Republikës së Kosovës kjo veprimtari u institucionalizua si formë dhe mekanizëm shumë i rëndësishëm për jetësimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Pikënisje e organizuar e kësaj veprimtarie, e udhëhequr drejtpërdrejt nga Kryetari i Degës së LDK-së, si dhe e komisioneve lokale në terren, ishte aksioni ”Familja ndihmon familjen”, që u krye gjatë gjysmës së parë të vitit 1991. Në këtë aksion u angazhuan edhe Kryesia e Nëndegës së Lëvizjes për Republikën e Kosovës (LPRK), në krye me Hajdin Abazin dhe Kryesia e Degës së Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), në krye me Shenasi Ahmedin (tani i ndjerë). Nëpërmjet këtij aksioni nga bashkatdhetarët tanë në Suedi u ndihmuan më se 200 familje në Kosovë. Në këtë aksion kontribuuan edhe bashkatdhetarët nga trojet etnike shqiptare në Maqedoni, Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi. Aksioni u shoqërua edhe me vështirësi të shumta për shkak të pamundësisë se informimit direkt për arritjen e ndihmave, mungesës së lidhjeve postare dhe bankare, gjë që impononte dërgimin e ndihmave dorë pas dore etj.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve materiale për ndihmë Kosovës në Suedi në mënyrë me të organizuar ka filluar nga gjysma e dytë e vitit 1991. Kjo mori krah pas apelit të Kolegjiumit të Kryetarëve të Degëve të LDK-së në botën e jashtme. Në këtë kohë mjetet e grumbulluara në Suedi janë derdhur në Fondin e Ahenit, të formuar nga Dega e LDK-së në Gjermani. Në këtë fond nga Suedia janë derdhur 40.376 DM, të cilat u grumbulluan nëpërmjet komisioneve të akti­ve­ve dhe të nëndegëve të LDK-së.

Më 23 gusht 1991, në tubimin e bashkatdhetarëve në lokalet e shoqatës ”Kosova” në Malmö, të organizuar me rastin e vizitës së Shaqir Shaqirit, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Kryesisë Qendrore të LDK-së, u formua Komisioni Drejtues për Ndihmë Kosovës. Komi­si­oni kishte 8 anëtarë, me kryetar veprimtarin e shquar Ramadan Shalën. Ky komision, në të cilin shumica ishin veprimtarë jashtë radhëve të LDK-së, madje edhe oponentë të saj, nuk arriti të konsolidohej e të përcaktojë platformën, statusin dhe mënyrën e organizimit, prandaj pushoi së ekzistuari.Pas kësaj, Dega e LDK-së në Kuvendin e saj të parë, më 28 shtator 1991, formoi Fon­din për Ndihmë Kosovës dhe zgjodhi Komisionin Qendror i cili u autorizua që nga radhët e veta të zgjidhte kryetarin e Fondit. Tubimi miratoi qëndrimin që Komisioni Qendror të kompletohet edhe me përfaqësues të degë­ve të partive dhe të asociacioneve të tjera shqiptare që vepronin në Suedi.

Sipas shembullit të fondit të Suedisë janë organizuar fondet në Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë. Kryetari i Komisioni Qendror të Fondit në Suedi, i autorizuar nga Qeveria e Repu­blikës së Kosovës, ka ndihmuar në formimin e këtyre fondeve.

Me propozimin e Tahir Salihut, anëtar i Komisionit Qendror të Fondit dhe -ish anëtar i Këshillit Grevist të Minatorëve të Trepçës, u miratua vendimi që të organizohej një aksion i njëhershëm dhe të kontribuohet me 30 % të të ardhurave familjare apo të pagës së një muaji. Aksioni u mbështet fuqimisht nga bashkatdhetarët tanë nga Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore dhe trevat shqiptare ne Mal te Zi. Është e kuptueshme se Kryesia e Degës së LDK-së dhe kryesitë e aktiveve, por edhe anëtarësia e gjerë, e ndihmuan dhe e mbështetën pa rezervë grum­bu­llimin e ndihmave për Kosovën. Komisioni Qendror dhe komisionet lokale u angazhuan shumë për kryerjen me sukses të këtij aksioni, të cilin e mbështeti edhe Kryesia e Degës së PPD -së dhe e Nëndegës së LPRK-së. Përkundër shumë vështirësive tekniko-organizative fale gatishmërisë dhe bujarisë së bashkatdhetarëve, aksioni i 30% pë u përmbyll në muajin shkurt të vitit 1992 me grumbullimin e 1. 890 000 kr.

Në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së me kryetarët e nëndegëve, mbajtur më 8 mars 1992, u konstatua se Komisionit Qendror i Fondit dhe nëndegët në terren kishin bërë punë të madhe në grumbullimin e ndihmave për Kosovën dhe për regjistrimin e vullnetarëve. Ky ishte vlerësim edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Forumi vendosi që Komisionit Qen­dror, komisioneve lokale,  nëndegëve dhe aktiveve të LDK-së t’u shprehet mirënjohje për angazhimin energjik në grumbullimin e mjeteve të 30 përqindëshit.

Komisioni Qendror i Fondit për Ndihmë Kosovës konfirmonte edhe një herë se kontributi i 3 % nga të ardhurat personale, përkatësisht nga ato të gjithëmbarshme familjare, duke hequr pagesën për banesë për familjet me leje qëndrimi, ishte obligues për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa për bashkëkombësit nga Maqedonia, Kosova Lindore dhe trevat e tjera etnike ky kontribut ishte vullnetar.  Prandaj (PPD) për aksionin e Qeverisë së Kosovës i obligonte vetëm ata të cilët vullnetarisht dhe me shkrim obligoheshin të kontribuonin me 3 %  nga të ardhurat e veta. PPD -ja pranonte që degët e saja në botën e jashtme të ishin bartëse të organizimit të deklarimit me shkrim për përcaktimin vullnetar për kontributin në fondet për ndihmë Kosovës. Kjo vlente edhe për Degën e PPD -së në Suedi.

Në tremujorin e fundit të vitit 1992 u bënë përpjekje që në Komisionin Qendror dhe në komisionet lokale të kyçen edhe veprimtarë të partive dhe asociacioneve të tjera shqiptare në Suedi dhe të vazhdohet angazhimi i përbashkët për grumbullimin e Trepërqindëshit. Mirëpo, LPRK-ja me dorëheqjen e përfaqësuesit të saj, Hajdin Abazi, nga Komisioni lokal i Malmös dhe nga Komisioni Qendror, më 16 tetor 1992, u shkyç nga angazhimi për grumbullimin e mjeteve të Trepërqindëshit

Në bazë të shkresës së Ministrisë për Ekonomi dhe Financa të Qeverisë së Repub­likës së Kosovës, dt. 28. II. 1993, si dhe kërkesës së shumë bashkatdhetarëve tanë në Suedi dhe në shtetet e tjera skandinave, Komisioni Qendror i Fondit të 3 % në Suedi, në Mbledhjen e vet të katërt të mbajtur më 3 prill 1993 në Göteborg, mori vendim që të bëhet evidencimi i të gjithë bashkatdhetarëve tanë të cilët nuk i përmbushnin fare ose vetëm pjesërisht obligimet ndaj Fondit të 3%. Edhe Kryesia e Degës së LDK-së në mbledhjen e mbajtur më 11. XII. 1993 mbështeti vendimin e Komisionit Qendror për publikimin e emrave të atyre që e përmbushnin pjesërisht dhe të atyre që nuk kontribuonin fare dhe që bënin propagandë kundër Fondit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Shënimet për këtë pasqyrë do të nxirreshin nga të dhënat e sakta të komisioneve rajonale dhe ato do të përfshinin periudhën prej themelimit të Fondit më 28 shtator 1991 deri fund të vitit 1993. Prandaj shënimet duhej mbledhur me shumë kujdes dhe verifikuar si nga ana e 74 komisioneve vendore, ashtu dhe nga Komisioni Qendror i Fondit. Pasqyra u shpall më 10 janar të vitit 1994 dhe kjo shkaktoi reagime të shumta të atyre që u doli në pah koprracia ndaj lirisë se Kosovës.

Angazhimi në Komisionet e Trepërqindëshit konsiderohej obligim por edhe nder i veçan. Ata nuk ngurronin qe edhe ne takimet përfaqësues te ambasadës se Shqipërisë, me personalitetet me te shquara qe vinin nga Kosova, Shqipëria e trevat tjera  kërkonin sqarime se a kontribuonin edhe ata ne Fondet përkatëse te Trepërqindëshit. Ndër ta ishin edhe presidenti historik i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, pastaj Fehmi Agani, Adem Demaçi, Gjozef Diogardi, Rexhep Qosja, Sami Ibrahimi, Dom Lush Gjergji, Zekeria Cana, Ismail Kadare etj. Ne mënyre te veçantë ata donin te dinin nëse ketë obligim e kryente edhe kryetari i Qeverise se Republikës se Kosove, Bujar Bukoshi, pastaj Isa Mustafa dhe ministrat tjerë, pastaj kryetari i Kolegjiumit të Kryetarëve të Degëve të LDK-së në botën e jashtme, Hafiz Gagica dhe anëtarët e këtij forumi,  si dhe shefi i Zyrës së Republikës së Kosovës në Stockholm, Shaqir Shaqiri  etj.

Vlen te theksohet se drejtuesit e Fondit kanë gëzuar autoritet të pakontestueshëm në kuadrin e komunitetit shqiptar në Suedi dhe me gjerë. Ata kanë kryer edhe detyra specifike më karakter mbarë­kombëtar. Kryetari i Komisionit Qendror të Fondit 3% dhe kryetari i Degës së LDK-së, bashkë me delegacionin e kryetarëve të fondeve të 3% nga vendet e tjera evropiane kanë vizituar komandën e garnizoneve të Gjirokastrës dhe të Beratit dhe kanë ngushëlluar familjarët e eprorit Fatmir Shehu dhe të ushtarit Arsen Gjini, të vrarë më 10 korrik 1994 nga një komando terroristësh grekë në Peshkëpi të Gjirokastrës. Me atë rast kryetari i Fondit të Suedisë, si doajen i delegacionit, u dorëzoi familjeve të viktimave një ndihmë prej 10. 000 DM, te siguruara nga Fondi i Trepërqindëshit në Gjermani. Pas kryerjes së misionit delegacioni u prit nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori, nga ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ministri i Arsimit i Republikës së Kosovës, Muhamet Bicaj, nënkryetari i LDK-së, z. Anton Kolaj dhe në redaksinë e revistës shkencore ”Kosova” që e botonin, në gjuhën angleze, Instituti i Historisë i Kosovës dhe Instituti i Historisë i Tiranës.

Në mbledhjen e gjashtë të Komisionit Qendror te Fondit ne Suedi, mbajtur më 27 tetor 1993, mysafiri Mevlan Shanaj, sekretar për kulturë dhe shtyp në Ambasadën e Shqipërisë në Stokholm, duke vlerësuar lartë angazhimin por edhe kontributin e komunitetit shqiptar në Suedi, veç tjerash theksoi: “Kam kënaqësinë që përmes kësaj forme të kuptoj shtetin e organizuar të Kosovës që ka një mekanizëm e cili vepron edhe në Suedinë e largët”, dhe konstatonte se “organizimi i këtij fondi më një rrjet kaq të gjerë punktesh në mbarë Suedinë nuk ishte vetëm akt patriotik, por edhe kulturë politike e organizative”. Sipas tij i vetmi segment më karakter shtetëror që funksionon dhe duhet ta mbajë mërgata ishte pikërisht Fondi i 3 %. Edhe Anton Kola, nënkryetar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, vlerësoi, me këtë rast, lartë punën me përkushtim të veprimtarëve të Fondit të 3 %, e cila sipas tij ishte për çdo lëvdatë.

Vlen te theksohet se Ministria për Ekonomi dhe Financa e konsideronin organizimin e Tre përqindëshit në Suedi si formën më të përsosur të veprimtarisë në këtë fushë. Ky organizim në Suedi, nëpërmjet mjeteve të informimit dhe të mekanizmave përkatëse të Qeverisë, ishte i njohur edhe për opinionin publik në Kosovë.  Prandaj, në mbledhjen me kryetarët e komisioneve qendrore të fondeve në Perëndim, të mbajtur më 7 tetor 1995 në Berlin, ishte propozuar që komisioneve lokale, anëtarëve të Komisionit Qendror të Suedisë, Muhamet Shatri, Enver Camajt dhe Fejzë Halilit t’u ndahej mirënjohje publike.

Në vitin 1996, Komisioni Qendror i Fondit për Ndihmë Kosovës mbështeti pa rezervë edhe Fondin e Universitetit të Tetovës në Suedi, që kryesohej nga veprimtari Sadullah Zendeli-Daja. Kryetari i Komisionit Qendror të Fondit për Ndihmë Kosovës, nëpërmjet mekanizmave të Degës së LDK-së dhe të Fondit të Trepërqindëshit i informonte bash­katdhetarët në Suedi, por edhe Norvegji dhe në Danimarkë, se ishte formuar Komisioni dhe ishte hapur xhirollogaria e Fondit për grumbullimin e mjeteve për Universitetin e Tetovës. Krahas kësaj ai i udhëzonte komisionet lokale, veprimtarët e LDK-së, mësim­dhënësit dhe përfaqësuesit e asociacioneve të tjera shqiptare që të ndihmonin grumbullimin e mjeteve për ndihmë Universitetit të Tetovës dhe te kontribuonin me mjete materiale.

Anëtarët e Komisionit Qendror dhe të komisioneve lokale, duke u angazhuar në kryerjen e detyrave rreth grumbullimit të mjeteve për Kosovën, ishin krah i fortë i insti­tucioneve të Republikës së Kosovës, në krye me Presidentin historik Ibrahim Rugova. Kryetari i Komisionit Qendror dhe i Degës së LDK-së angazhohej me përkushtim për zbutjen e efekteve negative të fërkimeve të panevojshme dhe të mos koordinimit të veprimeve në relacionin Qeveri-Presiden­cë. Për ta ishte e pakapshme qe mjetet e grumbulluara për pavarësinë e Kosovës të mos i viheshin në dispozicion edhe Presidencës e të shkohej aq larg sa të mos i paguheshin biletat e udhëtimit dhe shpenzimet e telefonit Presidentit të Republikës.

Në mars të vitit 1998 asociacionet e organizuara shqiptare në Suedi, duke u nisur nga situata e rëndë në Kosovë dhe nevoja imediate e koordinimit dhe bashkërenditjes së aktivitetit me organet shtetërore të Republikës së Kosovës themeluan Këshillin Emergjent dhe sektorët e tij. Kryetar i Këshillit u zgjodh kryetar i Komisionit Qendror të Fondit të Trepërqindëshit. Këshilli formoi edhe sektorët për informim, për grumbullimin e ndihmave materiale dhe për regjistrimin e vullnetarëve. Këshilli i Emergjencës vetëm nëpërmjet Fondit të Trepërqindëshit arriti që në “Aksionin për ndihmë Drenicës” të grumbulloj 3.000.000 kr.

Më 23 maj 1998 në mbledhjen e përfaqësuesve të të gjitha komisioneve qendrore të Fondeve të 3 % në Gjermani u miratua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që të organizohet aksioni ”Për pavarësinë e Kosovës”. Në përputhje me nevojat aktuale në Kosovë dhe të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 1-6/98, të dt. 7. VI. 1998 për organizimin e grumbullimit të jashtëzakonshëm e të përnjëhershëm të ndihmave për pavarësinë e Kosovës, Këshilli i Emergjencë, në mbledhjen e vet të mbajtur në Göteburg më 7 qerdhor 1998 mori vendim që ky aksion të zhvillohet edhe në Suedi. Në përputhje me kushtet specifike në Suedi dhe në vendet e tjera nordike, mbledhja e përfaqësuesve të komisioneve të fondeve dhe Qeveria  e Republikës së Kosovës  miratuan propozimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Fondit që obligimi për anëtar të familjeve me leje qëndrimi të jetë 500 kr., kurse për ata pa leje qëndrimi 350 kr. Familjet që kishin nga dy e më shumë të punësuar do të ndanin nga 1000 kr. për të punësuarit dhe nga 500 kr. për anëtarët e tjerë të familjes,  kurse beqarët e punësuar 1000 kr., pronarët e firmave do të paguanin nga 5000 kr. Këto kritere vlenin në valutat përkatëse edhe për Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën.

Aksioni për pavarësinë e Kosovës në Suedi u zhvillua prej 10 qershorit deri më 10 korrik 1998. Mjetet e grumbulluara u derdhën ekskluzivisht në konton e Fondit për Ndihmë Kosovës, Nr. 83 27 84-3. 4247 pagesa ishin me vlerë nga 1000 kr.= 4. 247. 000 kr. dhe 117 pagesa në vlerë nga 500 kr.= 568. 000 kr, pra gjithsej 4. 818. 000 kr. Pagesat e tjera ishin më shuma më të vogla- gjithsej 83. 095 kr. Janë bërë 72 pagesa nga 500 DM=36.000 DM dhe 4 pagesa nga 1000 DM.=4000 DM., kurse pagesat e tjera të cilat nuk mund të mbuloheshin me bona ishin gjithsej 17. 090 DM. Vlera e përgjithshme e pagesave ishte 5. 006. 028 kr. dhe  57. 590 DM.

Qeveria e Republikës së Kosovës të gjithë kontribuesve të aksionit ”Ndihmë për Pavarësinë e Kosovës” u lëshoi bonat përkatës të donacionit për shumat të cilat mund të mbuloheshin me letra me vlere. Për Suedinë këto  dokumente kishin vlerën 1000  dhe 500 kr. Mirëpo, meqë pati kontribuues që paguan ndihma në shuma të cilat nuk ishte e mundur të mbuloheshin me bona, të gjitha këto raste, sipas udhëzimeve të Qeverisë, u mbuluan me Fletëdëshmitë e Komisionit Kryesor të Aksionit. Regjistrat me emrat e të gjithë donatorëve dhe shumat e paguara u desh të dërgohen në Zyrën e Republikës së Kosovës në Gjermani. Në bazë të kësaj evidence bonat u shtypën në Bon dhe kryetari i Komisionit Qendror të Fondit, i solli personalisht nga Gjermania në Suedi. Por ky ka pas “privilegjin qe te plotësoje shënimet te nënshkruaj dhe te vulose çdo njërën prej tyre, duke ia kaluar me ketë ritual te bezdisem edhe vete kryetarit te Kinës se Madhe.

 Grumbullimi i mjeteve te Trepërqindëshit ne Suedi ka vazhduar deri me 13 mars te vitit 2000 kur është bere pagesa e fundit me shumën simbolike prej 500 kr.

Ne këtë mënyrë nëpërmjet Fondit të 3% në Suedi u grumbulluan gjithsej 60. 072.488 kr., të cilat i janë dorëzuan Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo do te thotë se bashkatdhetarët tanë ne Suedi ishin ne vendin e tretë, me 5% të shumës e gjithëmbarshme te mjeteve të grumbulluara në diasporë.

Ne vazhdim po japim emrat e anëtareve te Komisionit Qendror te Fondit në të pesë përbërjet dhe te Këshillit te Emergjencës,  por na vjen keq qe kësaj radhe nuk arritëm te evidentonim te gjithë anëtarët e 80-120 komisioneve lokale sa kanë vepruar  mesatarisht për çdo vit në Suedi prej fillimit e deri në fund të aksionit.

Përbërja e parë e Kryesisë se Fondit (28 shtator 1991- 8 mars 1993): Muhamet Shatri, kryetar, Bajram Kabashi, sekretar, Tahir Salihu, arkëtar, Sabri Novosella, Iljaz Bicaj, Nazim Shatri, Selim Bala, anëtarë.

Përbërja e dytë: (8 mars 1992- 10 qershor 199):  Muhamet Shatri, kryetar, Tahir Salihu, sekretar, Enver Camaj, arkëtar, kurse Fejzë Halili, Reshat Hoxha, Hysen Ibrahimi, Shkelzen Shabanhaxhaj, Nazim Shatri dhe Mehdi Dakaj, anëtarë.

Përbërje e tretë (10 qershor 1992-26. XII. 1992 ):  Muhamet Shatri, kryetar, Tahir Salihu, sekretar , Enver Camaj, arkëtar, kurse:  Fejzë Halili,  Hysen Ibrahimi, Hajdin Abazi, Nazim Shatri, Mehdi Dakaj, Shkelzen Shabanhaxhaj, Reshat Hoxha, Ejup Ramadani dhe  Haki Alaj, anëtarë.

Përbërja e katërt  (4 janar 1993- 10. XII.  1994): Fejzë Halili , kryetar,  Nexhat Hoxha, sekretar, Vaid Vladi, arkëtar, kurse Muhamet  Shatri, Enver Camaj,  Nazim Shatri, Hysen Ibrahimi  dhe Tahir Salihu (anëtarë). Me 9 prill 1994 Hysen Ibrahimi dorëheqjet dhe ne vend te tij kooptohet Vesel Shala.

Përbërja e pestë (4 janar 1995 -10. VI. 1996): Muhamet Shatri, kryetar, Fejzë Halili, sekretar, Enver Camaj, arkëtar, kurse Reshat Hoxha, Vesel Shala, Nexhat Hoxha dhe Nazim Shatri, anëtarë.

Përbërja e gjashtë ( 10. VI. 1996 e deri në fund):   Muhamet Shatri, kryetar, Fejzë Halili, sekretar Fatmir Azemi, arkëtar, kurse Nazim Shatri,  Zeqir Thaçi , Avni Jonuzi, Iljaz Spahija ,  Rexhep Prokupi,  Raif Mehmeti,  Sami Karpuzi dhe  Gani Begolli, anëtarë.

Me 24 mars 1998 u formua Këshilli i Emergjencës për Suedi. Këshilli formoi edhe sektorët për informim, për grumbullimin e ndihmave materiale dhe për regjistrimin e vullnetarëve. Kryetar i Këshillit u zgjodh Muhamet Shatri, kryetar i Komisionit Qendror të Fondit të Trepërqindëshit, kryetar i Sektorit për informim u zgjodh Shaqir Shaqiri, i Sektorit për ndihma materiale, Muhamet Shatri dhe i Sektorit për regjistrimin e vullnetarëve, Fejzë Halili.      

Komisioni Qendror dhe komisionet lokale prej fillimit e deri në fund e ruajtën bërthamën e vet me veprimtarë të përcaktuar për çështjen kombëtare. Nga Komisioni Qendror kanë dalë vetëm për shkak të kthimit në Kosovë (Shkelzen Shabanhaxhaj), të kalimit në shtete tjera  (Mehdi Dakaj), për shkaqe shëndetësore (Tahir Salihu) dhe te punësimit larg Zyrës se Fondit.  Asnjë anëtar i Komisionit nuk ka ndodhur të përjashtohet largohet apo të mos rizgjidhet. Me fjalë të tjera gati të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të të gjitha përbërjeve kanë bërë punë të madhe dhe me përkushtim. Për mbarëvajtjen e Fondit të 3 % ata mbi një dekadë janë angazhuar natë e ditë dhe pa asnjë pagesë.  Komisioni Qendror, i cili ka udhëhequr dhe koordinuar punën me komisionet lokale, me Ministrinë për Ekonomi e Financa të Republikës së Kosovës, me komisionet simotra në vendet e tjera të Evropës, Amerikës e të Australisë, si dhe me drejtuesit e shoqatave dhe të asociacioneve të tjera shqiptare në Suedi, me selinë e LDK-së në Prishtine. Punë të veçantë kanë bërë kryetari, arkëtari dhe sekretari i Komisionit Qendror, por edhe administratoret e Zyrës se Fondit:  Nexhat Januzi , Sherif Jusufi, Nexhat Sadiku, Shefqet Tafilaj dhe Iljaz Spahija, të cilët kanë administruar mjetet dhe kane komunikuar, jo vetëm me anëtarët e komisioneve lokale, por edhe me shumicën e kontribuuesve të cilët të shumtën e rasteve kanë dashur të marrin sqarime dhe informata nga dora e parë. Ata udhëhiqnin drejtpërdrejt rrjedhat e grumbullimit të mjeteve, administronin, përkatësisht evidenconin pagesat me emrat e kontribuuesve, i fotokopjonin, i nënshkruanin dhe ua kthenin komisioneve rajonale dhe atyre që paguanin individualisht.

Punë ndoshta edhe më të mundimshme kanë bërë anëtarët e komisioneve lokale, të cilët pa u lodhur natë e ditë për çdo muaj kanë grumbulluar mjetet dhe ia kanë përcjellë Komisionit Qendror të Fondit. Krahas angazhimit të përhershëm ata kanë pasur edhe shpenzime të konsiderueshme sepse askush nuk ua ka kompensuar udhëtimin, telefonatat dhe korrespondencën me Komisionin Qendror dhe me bashkatdhetarët në terren. Ata njëkohësit është dashur të jenë vigjilentë dhe të mos japin deklarata dhe të mos shprehin qëndrime joadekuate sepse kështu do ta dëmtonin kauzën për të cilën angazhoheshin pa pushim. (Na vjen keq qe kësaj radhe nuk mund te japim listën dhe strukturën organizative te komisioneve lokale dhe te anëtarëve te tyre).

Me ketë rast po i prezantoj veprimtaret dhe kontribuuesit me te dalluar te Fondit të Republikës së Kosovës në Suedi, të propozuar për mirënjohje nga komisionet lokale dhe bashkatdhetarët kontribuues, e këta janë: Adnan Sollova (Hova), Avdyl Uka (Malmö), Ali Shipshani (Landskrona), Murteza Xhema (Alvesta), Izet Dushi, Izet Hajra dhe Izet Laçi (Hultebryk), Naser Hajzeri (Trolleborg, Hajriz Uka (Lindsberg), Fevzi Ademi (Nybro), Mila­zim Abazibra (Hyltsfred), Hysen Abazi (Älmhylt), Isuf Mu­riqi (Landskrona), Bahri Rama dhe Mahmut Shyti (Höör), Dinë Kelmendi (Karl­skro­na), Sylejman Ismajli (Valdemarsvik), Zeçir Thaçi (Markaryd), Fuat Ibrahimi (Norrtälje), Zeçir Sha­la, Shaip Gërxha-liu, Bajram Maqe­don­ci dhe Tefik Xhemshiti (Mariestad), Zekë Balaj (Fins­pång), Naim Ejupi (Landskrona), Ali Aliu (Gimå), Flamur Hoxha, Murat Mavraj dhe Ramadan N. Shala (Falun), Lulzim Behramaj (Laholm), Fazli Selmani (Per­storp), Xhevdet Xhemaj­li (Svenshögen), Rrahman Rexhepi (Karlhamsmbruk), (tani i ndjerë), Shefki Oseku, publicist (Trrelleborg), Hajrë Hajra, Musa Mavraj dhe Samih Karpuzi (Trollhätan), Shefqet Tafilaj (Malmö), Idriz Qosja (Jönköping), Mustafë Bahtiri (Sä­­ffle), Arif Smajli (Landskrona), Safet Osmani (Klippan),Vebi Ibrahimi (Sätter), Izet Ra­ma (Hörby), Ylber Gashi (Ödåkra), Avdullah Avdiu (Karlskrona), Raif Mehmeti (Kalmar), Ra­ma­dan Reshitaj (kryredak­tor i revistës ”Besa”), Ejup Rushiti (Jokkmokk), Nexhmi Llumnica-komandant Gjoni, Ismet Bicaj dhe Afrim Krasniqi (dëshmorë te kombit), Mehdi Zeneli (Vetlanda), Ilir Canhasi (Nörrtälje), Nehat Aj­vazi, (Knäred), Hamdi Xhaka (Lilla Edet), Agim Pacolli dhe Banush Hajrizi (Boden), Adem Pllana (Tomelilla), Beqir Sylejmani (Hagfors), Sami Dobërlluka (Hllerstorp), Enver Ca­maj dhe Muhamet Shatri (Malmö), Fejzë Halili (Göteboeg), Vesel Shala (Falun), Nexhat Hoxha (Göteborg), Reshat dhe Qibrije Hoxha (Stockholm), Fatmir Azemi (Lanskrona), Iljaz Spahija (Malmö), Tahir Salihu (Kristianstad), Nazim Shatri (Skövde) Gani Begolli (Bo­den) (tani i ndjerë), Rexhep Prokupi (Falköping), Shkelzen Shabanhaxhaj dhe Mehdi Dakaj (Synne), Hysen Ibra­himi (Ängelholm), Avni Jonuzi (Hässlöholm), Ibrahim Metaj (Sturup) (tani i ndjerë), Istref Lutani (Hel­sing­borg) (tani i ndjerë), Nexhat Jonuzi dhe Vaid Vladi (Göteborg).

Te propozuarit, në një mënyrë ose tjetër, përfaqësojnë edhe qindra anëtarë te komi-sioneve dhe veprimtarë të tjerë që u angazhuan ditë e natë për të krijuar bazën materiale për jetësimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe për të siguruar  bukë e barot për luftëtarët e lirisë. Sikur do të duhej të veçohej  ndonjëri prej këtij vargani të gjatë veprimtarësh të paepur, këta do të ishin: anë­tari i Këshillit Grevistë të Minatorëve të Trepçës, anëtari i Komisionit Qendror dhe dy vite kryetar i Komisionit Qendror te Fondit te Trepërqindëshit në Suedi, Fejzë Halili dhe veprimtari i Lëvizjes Ilegale, pastaj veprimtar i LDK-se dhe arkëtar i Degës së LDK-së dhe i Fondit të Trepërqindëshit ne Suedi, Enver Camaj (tani i ndjerë), te respektuar nga të gjithë mërgimtarët shqiptarë në Suedi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test