Del në shitje çokollata 103-vjeçare e ushtarit nga Lufta e Parë Botërore - Bota Sot
Del në shitje çokollata 103-vjeçare e ushtarit nga Lufta e Parë Botërore

Historia

E shtunë, 23 qershor 2018

Del në shitje çokollata 103-vjeçare e ushtarit nga Lufta e Parë Botërore

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 21:28
Ilustrim

Ushtarët britanikë të stacionuar në Francë për Krishtlindjet gjatë Luftës së Parë Botërore kishin marrë dhurata për festë të vendosura në kuti metali, të krijuara në Angli.

Një çokollatë të tillë në kuti metali është gjetur së fundit dhe do të dalë në ankand publik të martën e ardhshme.

Udhëheqësi i ankandit, Paul Couper nga shtëpia e ankandit Edisons, deklaroi se madje edhe kutia është e rrallë, por është plotësisht e pabesueshme të gjendej aty ende çokollatë.

Çokollata 103-vjeçare, e cila i takonte ushtarit Richard Bullimore, së bashku me medalje, falënderime, letra dhe materiale tjera do të shitet si një njësi e vetme për më shumë se 2 mijë funta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test