New York Herald (1938): “Mbreti Zog dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe me këtë rast të takojë presidentin Roosevelt”

Historia

New York Herald (1938): “Mbreti Zog dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe me këtë rast të takojë presidentin Roosevelt”

Nga: Aurenc Bebja Më: 7 maj 2018 Në ora: 07:56
Shkrimi i “Journal des débats politiques et littéraires”

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, shkrimin e plotë:

“Shqipëri

Pas dasmës së mbretit Zogu I

New York Herald sjell lajmin nga Durrësi:

Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë ndoshta do të bëjnë muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Mbreti ka deklaruar se dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe se, po ashtu, do të donte shumë që të takojë presidentin Roosevelt.

Mbreti dhe Mbretëresha u larguan në fund të ditës në makinën e dhuruar nga kancelari Hitler, dhe bënë një shëtitje të gjatë. Mbretëresha Geraldinë po e ngiste.

Nga ana tjetër, njoftohet nga Tirana se princi Mehmed Abid, kunati i sovranit dhe i ngarkuari me punë në Paris, do të marrë postin e tij brenda pak ditësh.

Së fundi, midis dhuratave që u dhanë sovranëve shqiptarë me rastin e martesës së tyre, vumë re ato të qeverisë franceze: një shërbim tavoline prej tetë pjesësh me garnitura dhe njërin mbi të gjitha prej porcelani të Sèvres (Sevrës), si dhe një pasqyrë për mbretëreshën.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-1938-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-me-kete-rast-te-takoje-presidentin-roosevelt/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat