Le Figaro (Prill, 1939) / Parizienët e dikurshëm dhe Shqipëria: Pasioni i tyre për peshkim dhe gjueti në brigjet shqiptare

Historia

Le Figaro (Prill, 1939) / Parizienët e dikurshëm dhe Shqipëria: Pasioni i tyre për peshkim dhe gjueti në brigjet shqiptare

Nga: Aurenc Bebja Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:17
Shkrimi në Le Figaro (Prill, 1939)

“Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me pasionin e parizienëve për peshkim dhe gjueti në brigjet tona.

Kush ishin parizienët e njohur që vinin në Shqipëri dhe ku zbarkonin ata ? Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në vijim, rrëfimin e plotë të prestigjiozes franceze:

Parizienët e dikurshëm dhe Shqipëria

“Brigjet shqiptare kanë pasur, historikisht, reputacionin e të qënit një parajsë për peshkatarët dhe gjuetarët.

Shumë kohë para luftës, disa parizienë të formuar në një grup miqsh shkonin atje çdo vit, në vjeshtë, për të gjuajtur dhe peshkuar. Ata kishin pikëmbledhjen e tyre në Korfuz, dhe nga aty niseshin me anije gjatë brigjeve. Atje, ata bënin një jetë nomade që i kënaqte, duke shëtitur gjatë peshkimit dhe duke bërë inkursione në territorin shqiptar, ku të shtënat e pushkëve nuk mungonin.

Midis këtyre parizienëve ishte piktori i mirënjohur peizazhist, Pierre Lagarde, i cili ishte bashkëdrejtues i L’Opéra, dhe vëllai i tij, Paul, ishte martuar me Jeanne Samary; kolegu ynë Guillaume Sabatier, ish-drejtor i L’Eclair dhe shumë anëtarë të Cercle de l'Union artistique le vieil Epatant të asaj kohe.

Janë po këto brigje të njëjta që tani po pësojnë një fat të tillë mizor.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-prill-1939-parizienet-e-dikurshem-dhe-shqiperia-pasioni-i-tyre-per-peshkim-dhe-gjueti-ne-brigjet-shqiptare/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat