Zbulohen artefakte të reja të Adolf Hitlerit

Historia

Zbulohen artefakte të reja të Adolf Hitlerit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:07
Adolf Hitler

Një vendndodhje e relikteve naziste të fshehur në zemër të parlamentit të Austrisë është zbuluar për herë të parë në gati 73 vjet, shkruajnë mediat britanike.

Objekti përmban një numër veprash artistike që përshkruajnë Adolf Hitlerin, duke përfshirë dy buste, dy piktura dhe një relief prej bronzi.

Aty gjithashtu përfshihet një pikturë e Horst Wessel - një nazist i cili u vra nga komunistët në vitin 1930 dhe u bë një dëshmor nga shefi i propagandës naziste Joseph Goebbels.

Parlamenti austriak aktualisht është në renovim dhe artefaktet janë gjetur në një vend të mbyllur në bodrumin e ndërtesës.

“Sipas kësaj, të gjitha artefaktet janë objekte të propagandës naziste, të krijuara rreth vitit 1938 ose më herët,” tha zëdhënësi i Parlamentit, Karl-Heinz Grundböck.

Historianët Bertrand Perz dhe Verena Pawlowsky kanë marrë reliktet për t’i studiuar në raportin e tyre më të ri mbi historikun e ndërtesës gjatë periudhës  1933 - 1945, kur Parlamenti austriak ishte mbyllur nga partia e nazistëve që krijuan pushtetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat