Aksioni humanitar „Familja ndihmon familjen“

Historia

Aksioni humanitar „Familja ndihmon familjen“

Nga: Avni Bilalli Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:12
Avni Bilalli

Dy deceniet e fundit të Shekullit XX janë periudha e ndryshimeve të mëdha që kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën dhe Historinë më të re popullit shqiptar, që pa të drejtë  mbeti jashtë territorit të shtetit amë Shqipërisë.

Siç dihet, dhe siç është folur e shkruar për fatin tragjik dhe historinë e përgjakshme të shqiptarëve, një rol shumë negativ e luajtën edhe popujt dhe shtetet fqinje, të cilat bënë marrëveshtje të fshehta e të hapuar për okupimin dhe ndarjen e tokave autoktone shqiptare, dëbimin e deportimin me dhunë të shqiptarëve nga vatrat stërgjyshore, me synim për t'i vendosur në vend të tyre pjesëtarët e nacionalieteve të veta, pra për t'i kolonizuar ato me elementë sllav, turke grek.

 Ndër më gjakpirësit në këtë luftë për ekzistencë, padyshim se ishin serbët, të cilët shkuan aq larg sa  që, për zhdukjen e shqiptarëve përpiluan Planprograme dhe Memorandume, në të cilat përshkruan gjer në detaje mënyrat dhe mjetet për shfarosjen dhe eliminimin fizik, jo vetëm nga tokat e tyre, por  edhe spastrimin etnik dhe zhdukjen nga faqja e dheut. Të gjitha këto mund t'i gjej çdo studiues e hulumtues serioz, pa marrë parasysh nacionalitetin e tij, nëse lexon me vëmendje „Naçertanjen“ e Ilija Garashaninit të vitit 1844; Planprgramet famëkqija të Ivo Andriçit të v. 1939, ato të Vasa Çubrilloviqit të v. 1937 – 1941. Duke patur mbështetjen shtetërore dhe në veçanti të Kishës orthodokse e cila dezinformonte popullin serb duke i paraqitur shqiptarët si element të rrezikshëm kundër tyre dhe të cilët duhet ndjekur e vrarë sa më parë që është e mundshme. Për të arsyetuar këto veprime kriminale, ata inskenoin lloj-lloj skenarësh, kinse shqiptarët janë ata që po ua dëmtonin bagëtinë, pronën, siç ishin, arat, pyjet, kullosat, por  po ua rrezikonin edhe jetën e serbo-sllavëve. Edhe pse e vërteta ishte krejt ndryshe. Sllavët ushtronin dhunë të shfrenuar duke filluar nga rrahjet, plagosjet, vrasjet e gjer te maskarat në masë të shqiptarëve, sepse mbrapa dhe në përkrahje të tyre qëndronte shteti dhe kleri orthodoks serb, i cili i ushqnte me urrejtje shoviniste pjesëtarët e vet dhe i shpallte heronjë dhe të shenjtë, ata që bënin masakrat më të tmerrshme kundër shqiptarëve. Intenziteti i këtyre tmerreve është i ndryshëm gjatë peruidhave të historisë. Më e keqja është se, në këtë politikë dhe veprimtari antishqiptare, ata kishin edhe ndihmën e aleatëve të tyre rus, bullgar, malazezë, grek por në veçanti edhe okupatorin shumë shekullor Peranorinë Osmane, të kujtojmë Marrveshjen në mes Mbretërisë SKS dhe Turqisë të v. 1926 – 1938, për shpërnguljen e mbi 400.000 shqiptarëve në tokat anadollake.

Por, edhe shqiptarët mvarësisht nga rrethanat e kohës i kundërpërgjigjeshin me veprime mbrojtëse qofshin ato politike apo luftarake, Lidhja e Parë Shqiptare e Prizrenit, Lëvizja e Rilindjes Kombëtare etj.

Në veçanti shqiptarët pësuan mbas Luftës së Dytë Botërore, kur nuk u morën parasysh Vendimet e Plebishtit popullor, të organizuar në gusht të vitit 1945 dhe votimi i delegatëve shqiptarë të Lidhjes së dytë të Prizerenit të mbajtur më 10 Gusht 1945. Një pjesë e delegatëve u burgos për motive politike dhe një pjesë u likudua fizikisht me e pa gjyq. Prokurori famëkeq, shqipfolësi Ali Shukria ishte i tmerrshëm dhe i pamëshirshëm, në ngritjen e aktakuzave dhe shqiptimin e denimeve me vdejke të luftëtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, të cilët me të drejtë kërkonin t'iu njihej e drejta e vetëvendosjes gjer në shkëputje, dhe e drejta natyrale që të gjitha viset etnike shqiptare t'i bashkoheshin shtetit amë. Ali Shukria dhe bashkëmendimtarët e tij zbatuan politikën okupuese serbo-jugosllave, duke shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë dhe vendbanime tjera shqiptare dhe duke i vënë nën administrimin policor e ushtarak. Ky monstrum pa fije turpi, ishte vënë qorras në zbatim të politikës shoviniste serbomadhe. I njejti mbron tezat e pseudo akademikëve serb dhe politikën e tyre fashizoide kundër shqiptarëve, bile edhe i këshillon se për t'i gjunjëzuar shqiptarët ata duhej: „ … prekur në moral familjar dhe duhet ndaluar bukën...“!

Intensifikimi i dhunës shtetrore serbo-jugosllave u shtua sidomos pas Demostratave studentore të vitit 1968; hapjes së Univerzitetit të Kosovës 1970 në Prishtinë; nxjerrja dhe aprovimi i Kushtetuës së Kosovë në vitin 1974 dhe ngritja e statusit politiko – juridik të saj në njësi konstituive në Federatën jugosllave, regjistrimi, rritja e shpejtë e numrit të studentëve dhe të diplomuarëve, hapja e Fabrikave, rrijta e kapaciteteve prodhuese dhe finalizimi i mineraleve dhe produkteve të tyre; punësimi në administratë shtetërore i shqiptarëve, në gjyqe,  hapja e shumë shkollave shqipe edhe në vendbanimet më të largëta rurale, rritja e numrit të gazetave ditore dhe hapja e tv dhe shumë suksese të intelektualëve shqiptarë në shumë lami edukativo-arsimore dhe shkencore i bënë nacionalistët serbo-çetnik të çmendeshin. Sepse atyre nuk ui shkonte përshtati shkollimi dhe përparimi i shqiptarëve që ishin në atë kohë në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.

Prandaj, ata si edhe paraardhësit e tyre, filluan t'ua hjekin pluhurin e harresës Memorandumeve dhe Planprogrameve për spastrimin etnik të shqiptarëve të cilat i kemi përmendur më parë. Kështu që, filluan me propagandimin e politikës së vjetër antishqiptare duke riaktivizuar skenarët e mëparshëm.

Mirëpo, shqiptarët nuk ishin më analfabetë që të keqpërdorëshin kundër interesave jetike të popullit të vet, megjithëse fatkeqësisht kishte edhe të tillëqë kishin shitur për famë apo para shpirtin e tyre, dhe të tillët ishin të paparshikueshëm.

Studentë, inetelktualë, punëtorë shqiptarë, pamarrëparasysh gjininë apo moshën, ishin të vendosur që ta demantonin këtë politkë false të bashkim-vëllazrimit, prapa së cilës fshihej urrjetja patologjike serbo-sllave kundër shqiptarëve. Kështu që, shpërthyen Demonstratat e famshme studentore të 11 Marsit 1981, në të cilat u shpreh mllefi kundër politikës diskriminuese antishqiptare dhe u artikuluen kërkesat e njohura, ndër të cilat edhe përmirësimi i statusit politiko – juridik i Kosovës dhe njohja e statusit të barabartë me kombet tjera në Federatën jugosllave, pra, të njihej Kosova Republikë.

Këto ngjarje e tronditën politikën antishqiptare dhe ua hoqën maskën nga fytyra atyre që thirreshin në emër të demokracisë, vëllazrim-bashkimit, barazisë kombëtare dhe socializmit vetëqeverisës. Ata u sulën me të gjitha mjetet e dhunës shtetërore, kundër demostruesve dhe mbështetësve të tyre dhe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, orën policore, filluan rrahjet brutale, arrestime, burgosjet dhe pati shumë të plagosur e të vrarë, shifra zyrtare 11 veta. U sollën njësitet e specializuara nga të gjitha republikat dhe krahina autonome e Vojvodinës për t'i shuar- shkatërruar demostratat dhe bartësit e tyre. Të gjitha instancat shtetëroe serbo-jugosllave i shpallën kërkesat armiqësore, kundërrevolucionare, kundër vëllazrim-bashkimit, integritetit shtetëror etj. demonstruesit, pëkrhaësit seperatistë, irridentistë, terroristë, e bile edhe kanibalë! Filluan difrencimet partiakenga proçesi edukativo-arsimor, përjashtime masive nga puna, shkolla, univerziteti etj. dhe arestimi e burgosja masive e të rinjë të të dy gjinive e në veçanti inetelektualëve. Iu montuan proçese politike dhe u shpallën aktgjykime me denime drakonike.

Demostrata studentore të Univerzitetit të Kosovës u bë pishtare dhe simbol i qëndresës dhe shkaktare, të rrëzimit të shumë diktaturave komunsiste në Europë e më gjërë. Njëkohësisht edhe i vetëkrijesës famëkeqe Jugosllavi e cila shqiptarët nuk i lejoi të bashkoheshin me shtetin amë.

Torturat çnjerëzore kundër shqiptarëve ishin të vazhdueshme dhe të pandërprera. Ato u shtrinë edhe në Armatën popullore jugosllave ku shqiptarët rekrutoheshin me detyrim të sherbenin. Filluan burgosjet e ushtarëve e oficerëve shqiptarë duke u motuar proçese poltike dhe denuar për të penguar shkollimin, zhvillimin dhe arrtitjen në laminë ushtarake se aty shihnin rrezikun e shkatërrimit të tyre. Këto ishin të përditshme, përmuajshme, vjetore e shumëvjeçare, gjersa e arriti kulminacionin duke i vrarë ushtarët shqiptarë (Aziz Kelmendin, 1987, Jetullah Deskun etj ) dhe i shpallte vetëvrasës, veti kjo që nuk ka qenë kurrnjëherë e shqiptarëve pa marrë parasysh vështirësitë me të cilat ballafaqoheshin.

Politika dhe diplomacia e sidomos shërbimet sekrete serbe e jugosllave kishin në shënjestër mërgimtarët shqiptarë që jetonin në botën e jashtme, sepse ata kishin mundësi dhe e bënin me dije botën demokratike në shtetet ku jetonin, në Europë, Amerikë, Skandinavi e gjetiu për dhunën dhe terrorin sistematik që ushtronin organet shtetërore jugosllave. Disa mërgimtarëve iu organizuan atentate, tentimatentate dhe forma tjera të dhunës.

Të gjitha institucionet e Republikës së Serbisë ishin vënë në lëvizje të hapur atishqiptare siç ishin: organet e ndjekjes, milicia, shërbimet sekrte, institucone arsimore – Akademia e Shkencave dheArteve, Kisha orthodokse e shumë të tjera për rrënimin e pozitës kushtetuese ploitko -juridike të Kosovës.

Duke e parë gjithë këtë histeri serbe, që nuk kishte të ndalur kundër shqiptarëve, por ishte e ndihmuar dhe përkrahur nga popujt tjerë të bashksisë fantome jugosllave, dhe duke kundërshtuar rrënimin arbitrar e me dhunë, ku u përdorën edhe tankset serbe dhe formacione militare dhe paramilitare, Minatorët trima e të vendosur të gjigantit Xehtaro – Metalurgjik „TREPÇA“ me Flotacion në Stan Tërg,  dhe duke e vërejtur se nuk kishin zgjidhje tjetër për të mbrojtur rrënim e pozitës kushtetuese të Kosovës  që e  kishtenë sistemin kushtetues juridik jugosllav u detuyruan që të vetëngujohen në horizontet e Minierës që nga data 20- 28 shkurt 1989. Ishte kjo greva më e madhe që mbahet mend në historinë e Minerave botërore. Kjo grevë gjeti përkahjen e plotë në gjitha shtresat e popullësisë, si studentë, punëtorë, profesorë, mjekë etj. d.m.th njerëz të të gjitha profesioneve dhe familjet e tyre. U organizuan shumë protesta e demostrata në shenjë përkrahjeje dhe solidariteti të plotë me kërkesat e minatorëve. Në ditën e 4 të grevës nga horizonti i 8 i minierës u lind ideja nga Halit Istrefi, për një aksion gjithëpopullor për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave ndër shqiptarë, si reaksion i propagandës serbe se „ ...shqiptarët në kosovë nuk është duke i vrarë regjimi serb, por po vriten për shkak të gjakmarrjes...“ Në media e këtë ide e komunikoi Sefedin Istrefi. Ky aksion ka gjetur përkrahjen e gjithë popullit dhe në ballë të tij u vunë studentët e Unverzitetit të Kosovës, rinia shqiptare, intelektualët etj. Në ballë vunë plakun e urtë Prof. Anton Çettën, profesor, klerikë fetar të të gjitha relogjioneve etj. Ky aksion solli si fryt pajtimin e mbi e 1600 gjaqeve dhe ngatërresave. Por në anën tjetër tmerroi politkën gjenocidale serbe e cila u mundua t'i jep kahje negatvie se kinse „shqiptarët po përgatiteshin për luftë dhe kundër serbëve dhe Serbisë...“ .

Fatkeqësisht politika dinake serbo -jugosllave e ndihmuar edhe nga shqiptarët shpirtshitur i tradhëtoi kërkesat e arsyeshme të Minatorëve. Pas daljes në sipërfaqe, filloi arrestimi dhe burgosja e minatorëve dhe udhëheqësve të tyre.

Pushteti i Serbisë dhe Kuvendi i saj morën vendim dhe ndryshuan pa pëlqimin e shqiptarëve, Kushtetutën e Kosovës dhe aprovuan Amandamentet kushtetuese të Serbisë më 28 mars 1989. Më pastaj shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe orën policore si dhe miratuan mbi 100 ligje dikriminuese kundër të drejtave themelore të shqiptarëve siç ishin :

Ligji mbi veprimin në rrethana të veçanta ( 16 qershor 1990);
Ligji mbi ndërprerjen e punës së Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës (5 korrik 1990):
Ligji mbi marrëdhëniet e punës në rrethana të veçanta ( 2 korrik 1990);
Kushtetuta e Serbisë me ndryshimet e reja (27 shtator 1990),
Ligji mbi ndërprerjen e punës së Kryesisë së Kosovës (18 mars 1991);
Vendimi mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Kryesisë së RSFJ- ës nga Kosova (18 mars 1991;
Ligji mbi ndërprerjen e punës së RTP dhe shtypit shqip (5 korrik 1990);

Ekzistojnë edhe ligje e akte të tjera nënligjore që shqiptarët i diskriminojnë gjerë në shkallë apartheidi, por tani nuk po i përmendim.

Nxjerrja dhe aprovimi i këtyre ligjeve kundër shqiptarëve e rëndonte përditë e më shumë pozitën e tyre. Sidomos largimi me dhunë nga puna i mijëra minatorëve të Kosovës vështirësoi jetën normale dhe solli një çrregullim e kaos të vërtetë në standardin jetësor të familjeve të minatorëve dhe u shfaq nevoja e domosdoshme që të ndërrmerreshin hapa konkretë për ndalimin e shkatërrimit të bazës ekonomike të familjeve shqiptare që nuk mund të krijonin të ardhura të rregullta mujore për vet dhe pjesëtarët e familjeve të tyre. Tani vetëm filluan të ndjehen në praktikë pasojat e „parashikimeve“ të monstrumit Ali Shukrija dhe bashkëmendimtarëve të tij serb, të cilët çdo ditë plasonin në opinionin publik teza të ndryshme për të friksuar shqiptarët  „ ...kundër të cilëve do përdorim të gjitha mjetet në disponim për t'i gjunjëzuar ose do t'ua japim shkopin e lypësit gjersa të vetdorëzohen ...“, kështu deklaronte Antonije Isakoviq- kryetar i ASSHA në RTS të Beogradit.

Dhe vërtetë në masën e minatorëve të Trepçës, Goleshit, Kishinicës e Novo Bërdës dhe familjet e tyre, rezervat sa shkonin e zvogëloheshin, dhe aty këtu u paraqit nevoja urgjente për ndihma humanitare. Duke e parë këtë situatë Minatorët e Trepçës në Stan Tërg themeluan Sindikatën e Pavarur dhe filluan të vetëorganizoheshin rreth saj. Mbi 2700 minatorë zgjodhën Kryesinë dhe organet tjera ndihmëse. Kryetar e zgjodhen Xhafer Nulin, dhe anëtarët e kryesisë ndër ta Selami Helshani - sekretar, Shashivar Begu, Jetish Bajrami, Ramiz Kadriu etj. Të cilët filluan mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Por numri i familjeve nevojtare shtohej fatkeqësisht shumë shpejt. Kështu që u pa, se duhej ndërmarrë hapa më të shpejt dhe masa shtesë për t'iu kundërvënë realizimit dhe parashikimeve të egra serbe se, me URI do t'i gjunjëzojmë shqiptarët.

Unë, gjatë punës sime për të hedhur sado pak dritë mbi punën e jashtzakonshme që është bërë për organizimin dhe zhvillimin e Aksionit Humanitar „Familja ndihmon Familjen“-  (në vazhdim shkurt- AH „FNF“), jam përpjekur që të siguroi sa më shumë materiale burimore, që nga lindja e idesë, zhvillimi i saj si dhe bashkëngjitja e ndihmësve dhe bartësve të shumtë të cilët shprehën gatishmërinë ta ndihmojnë këtë aksion humanitar gjithëpopullor, edhe pse shumëherë u keqtrajtuan psiqikisht e fizikisht nga policia serbosllave. Një aksion i tillë gjithëpopullor, nuk bën kurrsesi të lihet në harresë, por duhet studiuar dhe afirmuar, si vlerë e veçantë me rëndësi  shoqërore e historike. Është një aksion humanitar origjinal autokton, gjithëpopullor, i shtrirë në të gjitha Viset Etnike Shqiptare,  por edhe në Mëragatë, i mbështetur e i përkrahur nga të gjithë njerëzit vullnetmirë pa dallim moshe gjinie, profesioni apo konfesioni. Ishte apolitik, apartiak. Është një aksion që dijnë vetëm njerëzit e mëdhenjë ta ideojnë, ta ndihmojnë, zhvillojnë dhe ta relizojnë në praktikë. Ky aksion në mënyrën më të thjeshtë dhe të hapur demantoi politikën e çfrenuar shtetërore serbe, e cila me çdo kusht e me të gjitha mjetet u mundua ta çvlerësoi, ta shtrembëroi qëllimin themelor humanitar që e kishte AH „FNF“, por nuk gjente kurrfarë mundësie për ta penguar apo ndaluar. Nga se ideatori dhe shumë bartës të tij e kishin përjetuar dhunën psiqike, shpirtërore, por edhe atë fizike në lëkurën e tyre. Pra, ata zhvilluan një strategji veprimi e cila ishte për pushtuesin serb krejtësisht e panjohur.

Në intervistat që kam bërë me ideatorin dhe disa nga bartësit e këtij Aksioni Humanitar, ata ndër të tjera deklarojnë: „Ishte kohë e vështirë, por jemi krenarë që patëm rastin të jemi në shërbim të minatorëve, familjeve të tyre dhe shumë familjeve tjera anë e kënd hapsirës gjeografike shqiptare. Patëm vështërsi, rreziqe, rrahje, keqtrajtime nga më të ndryshmet por ndihmat dhe solidaritetin e popullit tonë nuk bën të lihen në harresë. Ato na ndihmuan ta përballojmë skamjen, urinë, dhunën pushtetit okupues serb dhe në veçanti iu treguam në vepër se kur jemi bashkë jemi të pathyeshëm. Kështu dinë vetëm populli shqiptar të bëjë organizime gjithëpopullore“.

 

Kush ishte ideatori i këtij Aksioni Humanitar „Familja Ndihmon Familjen“ ?

 

Të gjitha shenimet dhe të dhënat më kanë drejtuar tek Abas Fejzullahi.

Abas Fejzullahi, është i lindur në Shupkovc të Mitrovicës, më 1946, rrjedhë nga një familje atdhetare, arsimdashëse. Shkollën fillore e nisi dhe mbaroi në vendlindje, Gjimnazin në Mitrovicë. Pasi ishte pinjoll i një familje nacionaliste e cila kishte dhënë luftëtarë trima në mbrojtje të Tregut të Ri e përgjatë gjithë kufirit veriperëndimor të Kosovës me Serbinë, dhe poashtu dera e tyre ishte e hapur për të gjithë luftëtarët e Shqipërisë Etnike, nga të gjitha Viset Shqiptare, për ç'arsye regjimi i ri sllavo -komunist i instaluar me dhunë, ia maskron në janar të vitit 1945, axhën e tij Bilallin. Të atin Rrahimin, axhallarët Qerimin, Brahimin dhe kusheririn Isanë. Këta dy të fundit pjesëtarë të Brigadës së Drenicës në krye me Shaban Polluzhën, i keqtrajtojnë dhe i rrahin rëndë, duke i akuzuar, se kanë ndihimuar forcat nacionaliste me njerëz dhe armatim, prandaj duhej ta dorëzonin armatimin e fshehur. Gjithashtu edhe dajët Mehmet e Shefqet Trepça dhe Emin Fazlija ishin denuar gjatë kryerjes së detyrueshme të shërbimit ushtarak në APJ, si themelues e pjesëtarë të Organizatës ilegale „Votra Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare“, të cilët në qershor të vitit 1960, i denon Gjykata Ushtarake në Zagreb. Duke e ditur, se organet shtetëre serbo-jugosllave, të zbulimit dhe ndjekjes, ishin në dijeni të plotë, se Abasi si nga ana e të atit poashtu edhe nga ana e së ëmës, rrjedhte nga dy familje nacionaliste. Ai ishte nësurvejim të vazhdueshëm të tyre.Gjithashtu, shkollimi i pjesëtarëve të këtyre familjeve nuk shihej me sy të mirë nga regjimi i instaluar me dhunë.

Abas Fejzullahi i vetëdijshëm se në Mitrivicë do ta ketë të vështirë apo edhe të pamundur ta jap kontributin e tij në përhapjen e dijes dhe arsimimit tek gjeneratat e reja, vendosi që të shpërngulet nga Mitrovica për në Prizeren. Aty mbaron Shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike- Drejtimin klasor. Karrierën e mësimdhënësit e fillon në vitin 1967 në shkollën fillore „Meto Bajraktari“ në fshatin Hoçë e Qytetit afër Prizerenit. Ai arrin që, për herë të parë ta hapë kl. e V- të në fsh. Lubiçevë. Këtu iu bie në sy edhe organeve të ndjekjes si arsimdashës-nacionalist. Abasi e heton se po i përgatitej „kurtha“ dhe për të humbur gjurmë kalon në Komunën e Dragashit. Gjen punë në Sh.f. të fsh. Bresanë deri në vitin 1968. Pas Demonstratave të Nëntorit, përjashtohet nga puna si i „papërshtatshëm“, pasi që Gjykata për Kundërvajtje me Aktvendimin nr. 231, dt. 02.04.1969, i shqipton denimin me burg në kohëzgjatje prej 10 ditësh, me arsyetimin se, „ka ndëgjuar Radio Tiranën dhe ka thënë se, prapë do ta ndëgjon, sepse thot ai: „jemi një popull-një komb dhe nuk është askund e ndaluar një gjë e tillë“. Aktvendimin në fjalë Gjykata Krahinore për Kundërvajtje e Kosovës, pas ankesës së parashtruar dhe të argumentuar nga Abasi, e hedhë poshtë si të pavlershëm. Mirëpo shpifjet, akuzat dhe etiketimi i tij vazhdojnë edhe më me intenzitet. Prandaj, u detyrua ta lëshoi Komunën e Dragashit dhe gjen punë në Shkollën fillore „Mosha Pijade“ në fshatin Sreckë, ku punoi gjer në vitin 1981 në paralelet e ndara në fshatin Mushnikovë. Në vitin 1976, Abasi u prinë 56 prindërve shqiptarë dhe kërkon nga organet krahinore hapjen e klasës së pestë me mësim në gjuhën shqipe. As ky gjest i tij nuk iu shpëton shovinistëve serb të instaluar në organet e ndjekjes. Shpifjet dhe akuzat kundër Abasit ishin të shpeshta. Kështu që, me Vendimin nr.34/1 të dt. 30.04.1981, Sekrtariati Krahinor i Punëve të brendshme e dërgon në izolim, ndërsa SH:F: „M. Pijade“ e përjashton nga puna dhe procesi mësimor. Pas lirimit nga burgu i Lipjanit Abasi gjen punë në Industrinë e Tekstilit „ Printeks“ si njehësues i normës. Aty fillon aktivitetin e tij sindikal dhe zhgjedhet Kryetar i Sindikatës së Prizrenit dhe Sekretar i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Prizrenit.

Ideja për Aksionin Humanitar „FNF“ më lindi, thot Abas Fejzullahi, si nevojë e domosdoshme në kohën kur pushteti serb, pas Grevave të famshme të Minatorëve të Kombinatit „Trepça“ dhe Minierave të Goleshit, Kishinicës e Novobërdes, dhe të përkrahura nga të gjitha shtresat e popullatës në mbarë Kosovën por edhe nga të gjithë bashkëkombasit tanë në të gjitha Viset Etnike Shqiptare dhe Mërgata jonë kudo që gjendej asokohe. Pushteti okupues nuk lejonte që Xehtarët e Trepçës të ktheheshin në vendet e tyre të punës, dhe vuri në zbatim masat e dhunshme dhe njëkohësisht solli nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia e Mali Zi punëtorë për t'mos e ndalur prodhimin e xehes dhe dërgimin e saj në shkritoret e Serbisë.

Serbia kishte planifikuar, dëbimin e puntorëve shqiptarë nga puna,  dhe me këtë do të arrinte që t'i gjunjëzojë ata përmes urisë. Kjo politikë antishqiptare i ka rrënjët e saj në idetë e pseudoakademikëve serbë, si Antonije Isakoviq etj. Por edhe të një shqipfolësi Ali Shukrija i cili në një nga intervistat e tij dhënë mediave serbe kishte deklaruar se: ... Shqiptarët duhet prekur në moral dhe bukë, për t’i detyruar që të vetëdorëzohen...“. Pra, pushteti etatist serb zbatonte një luftë të pashpallur dhe spesciale, luftën e urisë, që gjer në atë kohë nuk njihej në botë.

Duke e parë se minatorët filluan me të vërtetë të ballafaqoheshin me skamjen, e cila sa vinte e bëhej më e ashpër, popullata filloi spontanisht të mbledhnin ndihma për familjet që iu kishin harxhuar rezervat e të mirave materiale në familjet e tyre. Te shumë familje të minatorëve mungonin gjërat më elemntare si, mielli, vaji, kripa, sheqeri, deterxhenti etj. Një ditë unë në cilësinë e Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Printeksit, me disa kolegë nga Prizereni, kemi sjellur disa kamiona ndihma në Mitrovicë, ku ishte caktuar vendgrumbullimi, dhe kam kërkuar nga Sindikata e Minatorëve që të më mundësohet të asistoj kur të bëhet shpërndarja e tyre.

E kam përcjellur me vëmendje se si shpërndaheshin ndihmat, por në një moment kur mielli u harxhua, në radhë ishte një minator për të cilin nuk kishte më miell. Atij iu tha se: „mielli u harxhua, pra, duhet të presësh gjerë  nesër, kur do të na sjellin miell, sepse na është premtuar një kontigjent me 4 T, 5T, apo 8T, por kemi mundësi t'ju japim gjëra tjera si: sheqer, deterxhent, sapun etj“. Minatori iu tha atyre se: „ fëmijët e mi do të mund të qëndrojnë edhe një javë pa u larë, edhe pa i pastruar rrobat, por nuk e di sa mund të qëndrojnë pa bukë ...“, dhe i mërzitur doli nga lokali, ku shpërndaheshin ndihmat. Ndërkohë morëm lajmin se në Magjistralen Vushtërri - Mitrovicë policia serbe kishte ndaluar një kamion me miell, dhe kishte keqtrajtuar psiqikisht e fizikisht shoferin, i cili ishte munduar të arsyetohej, se po e dërgonte miellin në një furrë buke, por ata ia kishin konfiskuar ate. Dola dhe e pash atë burrë, ulur para atij lokali, i cili po thithte me plotë afsh një cigare duhan, thua se po donte ta hante. Ishte një skenë tepër prekëse. Kjo më përcolli gjatë gjithë rrugës, sa udhëtova nga Mitrovica gjerë në Prizren. Mendoja gjatë gjithë kohës se çfarë duhej të bëninim më shumë, që t'mos nandodhinin skena të ngjajshme si kjo e minatorit të Trepçës, dhe që kamionët me të mira materiale t'mos binin në duart e policisë serbe, e cila i konfiskonte dhe ua dërgonte popullatës së vet, që kishin ardhur refugjatë nga lufta e Kroacisë, Bosna e Hercegovina etj.

Për një moment më erdhi në kokë ky mendim: „Nëse familjet e kamura shqiptare, do të kishin mundësinë me mbajt një familje nevojtare minatori, me një shumë 150 DM në muaj, edhe ate derisa të zgjasë kjo gjendje e jashtëzakonshme, ne do të arrninim që të mos biem në grackën serbe, dhe nuk do të lejonim asnjë punëtorë që të vetëdorëzohej për bukën e gojës“. Me të arritur në Prizeren i kam ftuar të gjithë Kryetarët e Sindikatave të Pavaruara të Prizrenit, sepse isha i zgjedhur Sekretar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Prizren. Ua kam paraqitur idenë time, e cila ka hasur në një skeptocizëm të madh tek të pranishmit. Për çudi në fillim më kanë përkrahur vetëm dy veta, tani më të ndjerë, ata kanë qenë Mustafë Shpeti, ka punuar në Kosovatrans, dhe Zijadin Grashta, ka qenë TV mekanik. Mirëpo për një kohë relativisht të shkurtër janë paraqitur shumë familje në Prizren, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për ndihmë. Ndër ta janë: Dr. Xhevat Hasani me vëllëzër, Mulla Feta, Sylejman Bytyqi, Selajdin Braha, Skender Berisha, Sadije Turtulla dhe shumë të tjerë. Kur jam bindur se jemi në rrugë të mbarë, kam kontaktuar Kryetarin Xhafer Nulin dhe Kryesinë e Sindikatës së Minatorëve të Stan Tërgut, ndër ta Selami Helshani-sekretar i Sindikatës, Shashivar Begun, Jetish Bajramin, Ramiz Kadriun etj. dhe kam kërkuar nga ta, t'i bëjnë gati regjistrat e familjeve që kanë nevojë urgjente për ndihmë, ku iu kam shpjeguar edhe mënyrën e afrimit të ndihmave, pra duke u lidhë familja që ndihmon dretpërdrejt me familjen që pranon ndihmën, dhe gjithë procedurat që duhet ndjekur me përpikmëri, dhe duke argumentuar me shkrim çdo gjë rreth këtij askioni humanitar. Ngase edhe ky aksion ka lindur si ide, për të përkrahur së pari minatorët e më vonë është paraqitur nevoja dhe  janë ndihmuar punëtorët e shumë lamive gjerë tek profesorët Univerzitarë dhe Akademikët.

Në fillim edhe Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Stan Tërgut kanë qenë skeptikë, sepse nga bashkëatdhetarët që kanë punuar në Slloveni, iu kishte kërkuar poashtu t'ua dërgonin regjistrat e minatorëve, por nuk iu kishte ardhur ndihma e premtuar! Kjo kishte ndikuar te ata që t'mos jenë aq të gatshëm për përpilimin e regjistrave, ngase ishte një numër i madh që çdo ditë i shtohej regjistrit të skamnorëve. Pra, faktikisht uria trokiste në derën e po thuajse çdo minatori. Natyra e organizimit të AH „FNF“ ka qenë e veçantë dhe specifike, sepse ne kemi parapa që çdo familje të marrë një shumë mujore nga 150 DM ose Valutë tjetër. Me këto mjete ajo familje që kishte nga 8 gjer në 10 anëtarë mund ta kalonte muajin me ushqim, veshmbathje dhe gjëra elementare tjera, pa asnjë problem.

Unë (thotë Abas Fejzullahi) kam shkuar në fillim me shumë kujdes dhe nuk kemi dashur t'i japim shumë publicitet. Qëllimi ynë ishte kryekëput human. Nuk kishim nevojë për bujë, por për afrimin sa më shumë ndihmë familjeve në nevojë. Që mos të detyroheshin të gjunjëzohen para armikut, sepse rrethanat e okupimit kishin diktuar një gjendje të mjerueshme dhe alarmante. Ndihmat e para kanë filluar në Lagjen Tusus të Prizrenit, ku 7 familje kanë shkuar në Shalë të Bajgorës dhe aty i kanë parë dhe janë njoftuar me po aq familje të minatorëve të kësaj ane.

 

 Aksioni Humanitar FNF është shtrirë më pastaj në Rahovec, Rrafshin e Dukagjinit, ku ndihmesë të jashtëzakonshme kanë dhënë veprimtarët e Pajtimit të Gjaqeve,  të burgosurit politikë, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Ethem Çeku, Binak Dinaj, Musa Berisha, pastaj studentët, të rinjtë dhe gjithë popullata. Takimin e parë në Pejë e kemi mbajtur në shtëpinë e Ethem Çekut, ku më kujtohet se, pasi i u shpjeguam të pranishmëve qëllimin, mënyrën dhe metodat e veprimit, me të cilat synonim për të ndihmuar shumë familje skamnore, numri i të cilave sa vinte e shtohej si pasojë e veprimeve represive dhe shoviniste të forcave okupuese serbosllave, të cilat me çdo kusht tentonin të detyronin shqiptarët që të pajtoheshin me gjendjen e okupimit klasik, ku përjashtuan nga puna mijëra puntorë shqiptarë, të cilët nuk pranonin pozitën e robit, por kërkonin respektimin e të drejtave themelore njerërzore, drejtësi, barazi me popujt tjerë. Veprimtarja e shquar Hava Shala, pasi ndëgjoi shpjegimet tona për rrjedhën e aksionit, ndër të tjera tha: „…mua për ta bindur një familje, për ta ndihmuar një familje nevojtare në këtë situatë, më duhen 7 deri në 8 minuta, ndërsa për pajtimin e një gjakmarje ose hakmarje na duheshin orë, ditë e javë të tëra..“, atëherë unë iu thashë, se: „Unë e mbarova bisedën, ndërsa juve iu qoftë puna e mbarë“. Disi e ndjeva një lehtësim shpirtëror, sepse tani ky Aksion Humanitarpo gjente mbështjetje dhe përkrahje të parezervë nga njerëzit më të devotshëm të kombit, të cilët, isha i sigurtë, se do t'i kryenin detyrat që i morën përsipër me ndershmëri dhe ndërgjegje të pastër. Kështu që, në një afat afër tremujor ata arritën sukses të jashtëzakonshëm, ku 2173 familje i ndihmuan, po aq familje të miantorëve.

Kjo veprimtari bëmirëse ka qenë me karakter të veçantë, sepse ishte autoktone, gjithëpopullore që nuk i pëkiste asnjë subjekti politik. Qëllimi ynë ishte që familja që merrte për detyrë të ndihmonte një familje tjetër në nevojë, ndihmën ta dërgonte drjetpërdrejt dhe nuk shfrytëzonim postën ose mënyrë tjetër dërgese. Në këtë mënyrë pushteti okupues e kishte të pamundur t'i ndalonte njerëzit të vizitonin  njëri – tjetrin. Pra, kështu rridhte ndihma e papenguar edhe pse mediat ekektronike dhe të shkruar për çdo ditë publikonin shkrimet e tyre propaganduese me lloj-lloj hiptezash e teorishë me të cilat tentonin t'i bien në gjurmë sistemit të organizimit të asksionit tonë. Ne atëherë kishim në çdo komunë Këshillat Udhëzues, por edhe në nivel lokal dhe kishim ndërtuar një hierarki veprimi, ku çdo gjë regjistrohej, shumëzohej, shpëndahej, argumentohej dhe lëshoheshin vertetime me të dhëna të sakta si për dhënësit e ndihmave dhe marrësit e tyre. Pra, nuk kishte asnjë mundësi të keqpërdoreshin pa u evidentuar. Po, është e vërtetë se, ka pas edhe tendenca të tilla, por shumë pak dhe të izoluara, ku menjëherë janë ndërmarrë masat e parapara.

Tani po japim në origjinal, pa kurrfarë ndërhyje Udhëzuesin me sqarime si duhej vepruar:

 

 Udhëzimet Themelore për punën e Këshillit për realizimin e aksionit gjithëpopullor „Familja ndihmon Familjen“

 

A. Këshilli për realizimin e aksionit gjithëpopullor „FNF“ ka për detyrë:

 

1.Ta bëjë shpjegimin e drejtë dhe të hollësishëm të lindjes dhe zhvillimit të aksionit gjithëpopullor „FNF“, aksion ky që ka filluar në emër të minatorëve të TREPÇËS të Stan Tërgut, Goleshit, Kishnicës dhe Novo bërdës në KOSOVË.  Lidhur me gjendjen e vështirë ekonomike të xehtarëve, pas ngjarjeve të njohura të 17. XI. 1988 e në veçanti të GREVAVE historike dhe heroike të xehtarëve, të zhvilluara prej datës 20 – 28 . II. 1989 me vetëngujimin në zgafellë në thellësitë e nëntokës dhe kërkesat e tyre të mirënjohura të cilat gjeten përkrahjen gjithëpopullore...!

 

2.PROPAGANDIMI i aksionit gjithëpopullor „FNF“ në masat e gjëra popullore, të zhvillohet në mënyrë sa më të denjë, duke shpjeguar drejtë dhe në hollësi rëndësinë e madhe HUMANITARO-KOMBËTARE që ka ky aksion, për të gjitha familjet në gjendje të mirë ekonomike dhe të atyre që janë në gjendje të vështirë, të cilat janë të rrezikuara nga URIA...

 

3.Ta bëjnë regjistrimin e familjeve në gjendje më të mirë dhe më të vështirë ekonomike, duke shenuar adresat e sakta, numrin e anëtarëve të familjes, numrin e letërnjohftimit, të gjitha të dhënat e nevojshme shenohen në formularët „FNF“. Fletëobligimin për dhënien e ndihmës, një për marrësin e ndihmës, të cilin e merr nga dhënësi i ndihmës; një kopje për Këshillin dhe një kpje për Qendrën nga dërgohen regjistrat e familjeve të rrezikuara nga URIA së bashku me FLETËOBLIGACIONET e plotësuara me adresat e marrësve të ndihmave, kështu të kompletuara, Këshilli për realizimin e aksionit gjithëpopullor „FNF“ më terren bën realizimin partiak duke plotësuar Fletëobligimet me dhënësit e ndihmave.

 

4.T'iu bëjnë shpjegimin e hollësishëm familjeve me gjendje më të mirë ekonomike, të cilat janë në gjendje të japin për çdo muaj së paku nga 100-150 DM ( vlerë kjo e shprehur në dinarë) në bazë vullnetare, në mënyrë të derjtpërdrejtë dhe afatgjate ( me postë, nuk bën kurrësesi të dërgohen) për ato familje në gjendje më të vështirë ekonomike të cilat nuk kanë asnjë anëtar të punësuar, janë të larguar me dhunë nga puna, nga ana e okupatorit Serb e që u kërcnohet URIA, nga se nuk kanë kurrfarë burimi tjetër material për ekzistencë.

 

5.KËSHILLI për realizimin e aksionit gjithëpopullor „FNF“ nuk lejon dhe nuk guxon t'i përdorë të hollat e ofruara nga ana e Sindikatave të Pavaruara, SHHB „Nëna Terezë“ apo Shoqatave tjera bëmirëse të pavarura, të Këshillave të Solidaritetit të pavarur, në kuadër të LDK-ës, apo të ndonjë partie tjetër politike, sepse do të përzihej në punët e tyre të organizuara sipas programeve të tyre dhe do të krijonte huti dhe paqartësi. Në këtë mënyrë do të dilte nga korniza e aksionit gjithëpopullor „FNF“ që për bartjen dhe realizimin e aksionit, për dhënien e ndihmës e ka përgjegjësinë INDIVIDUALE, kurse asociacionet tjera kanë përgjegjësinë KOLEKTIVE, e që praktika ka dëshmuar se në përgjegjësinë kolektive në të shumtën e rasteve fajtori është JETIM... !

 

6.Ta bëjë shpjegimin e drejtë dhe të qartë që secila familje e cila vullnetarisht e jep këtë lloj ndihme sipas FLETËOBLIGIMIT, ështëe detyruar që për çdo muaj dhe në mënyrë afatgjate t'i jepë drejtpërdrejtë vetë ndihmën duke ia dorëzuar në dorë familjes që ka nevojë. Me rastin e dorëzimit dhe pranimit shënohet data dhe nënshkruhet në shpinën e FLETËOBLIGIMIT, kështu nuk i lihet askujt mundësi dhe hapësirë për të manipuluar, përgojuar apo keqpërdorur... Në rastet e rralla. Kur nuk ka kush nga familja t'ia dërgoi ndihmën, familja mund ta autorizojë me shkrim dikë të afërt apo ndonjë qytetar tjetër ( të cilin e autorizon )...

 

7.Anëtarët e Këshillit për realizimin e aksionit gjithëpopullor „FNF“ nuk bëjnë bartjen dhe shpërndarjen e ndihmave, sepse këtë e bënë secila familje vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë ( vetëm në raste të veçanta, kur autorizohet me shkrim nga familja, e cila nuk ka mundësi ta bëjë vetë dëegimin e ndihmës) andaj nuk ka kryetar, sekretar dhe arkatar.

 

8.Ta zhvilloj bashkëpunimin me të gjitha e themeluara nëpër komunat e KOSOVËS dhe jashtë ku janë të themeluara, e aty ku nuk janë të themeluara të themelohen.

 

9. Në secilën komunë duhet të themelohet KËSHILLI QENDROR, i cili do të bëjë koordinimin e punëve me nënkëshillat e themeluara për realizimin e aksionit „FNF“ dhe ka një veprimtar përgjegjës, i cili mbanë regjistrin e familjeve të rrezikuara, të cilin e merr nga komisioni- këshilli të përpiluar nga qendra e të rrezikuarëve dhe regjistrin e tillë nuk guxon ta shumëzoj e shpërndaj në dy rajone, sepse do të vinte te dyfishimi i ndihmave për një familje, e do të ketë mundësi që do të mbetet pa ndihmë ndonjë familje skamnore...

 

10.Këshillat Qendrore nëpër komuna duhet të bashkëpunojnë me nënkëshillat e themeluara, që me përpikëri ta udhëheqin aksionin gjithëpopullor „FNF“ duke i mirëmbajtur shënimet për mbulimin e familjeve të rrezikuara nga familjet me gjendje më të mirë ekonomike dhe japin ndihmën në fjalë.

 

11.DY FAMILJE në gjendje të mirë ekonomike mund të bashkohen dhe ta mbajnë një familje në gjendje të vështirë ekonomike, por nuk lejohet që tre apo më shumë familje të bashkohen që ta mbajnë një familje, sepse del nga kornizat e „FNF“ dhe do të ishte kolektivi mban apo ndihmon familjen dhe nuk do të ketë përgjegjësi INDIVIDUALE...

 

12.NUK mundet që ndonjë shoqatë bëmirëse t'i përdorë FLETËOBLIGIMET e Këshillit për realizimin e aksionit gjithëpopullor „FNF“, sepse në të theksohet qartë familja që jep ndihmë e jo shoqata, kështu do të krijonte huti dhe paqartësi si te dhënësi ashtu edhe te marrësi i ndihmës...

 

13.KËSHILLI QENDROR PËR REALIZIMIN E AKSIONIT GJITHËPOPULLOR „FNF“ ka vendos : që me përfaqësuesit e vet ( nga një) nga secila Komunë e Kosovës, të mbajë mbledhje njëherë në muaj apo edhe shumë më rrallë, sipas nevojës që do të paraqitet.

 

14.KËSHILLI nuk jep deklarata dhe komunikata për shtyp e RTV, sepse ekziston mundësia për t'u penguar realizimi i aksionit nga okupatori, i cili ka deklaruar se : ….“ nacionalistët, irridentistët dhe seperatistët shqiptarë do ta njohin shtetin e Serbisë, atëherë kur t'i bijmë në shkopin e  LYPËSIT...“, andaj deri në momentin që shihet e arsyeshme ndalohet çfardo komunikimi me mejtet e informimit, duke i njoftuar dhe sygjeruar ato, të mos shkruajnë dhe flasin për aksionin „FNF“ se për pasojat që do të lindin nga okupatori, përgjegjësinë do ta mariin vetë... ! Sidomos ndalohet rreptësisht emërtimi i familjeve dhënëse dhe marrëse të ndihmave, apo i rajoneve të cilat ndihmohen në mes veti... !

15.AKSIONI GJITHËPOPULLOR „FNF“ është i vetmi aksion, të cilin praktikisht vet populli e ka bartë dhe e realizon drejtpërdrejtë vetë, pa ndërmjetësimin e asnjë shërbimi (postar) të institunacionalizuar. Aksioni është, specifik,autokton dhe unikat, të cilin populli e pranoi si aksion më të qëlluar dhe të vetin. Andaj e kryen me përgjegjësi të lartë dhe e realizon me vullnet, duke i ndërprerë të gjitha format dhe mënyrat e manipulimeve, keqpërdorimeve, apo shpifjeve, thashethemeve e përgojimeve rreth shpërndarjeve të ndihmave humanitare, dhe si i tillë është i veçantë dhe i pavarur, nuk i përketë asnjë partie politike dhe shoqate të gjertanishme si i tillë është burimor dhe analog me këshillin për pajtimin e GJAQEVE... !

 

16.Për realizimin e aksionit gjithëpopullor „FNF“ duhet angazhuar qytetarë të ndërgjegjshëm, të cilët praktikisht veprojnë e ndihmojnë në zhvillimin e aksionit HUMANITORAO-KOMBËTARË, duke bashkëpunuar me këshillat e Komunave të KOSOVËS e më gjërë ku janë themeluar dhe veprojnë ato... !

 

17.AKSIONI GJITHËPOPULLOR „FNF“ nuk bartet në botën e jashtme ku janë të punësuar

punëtorët tanë. Por u shpjegohet atyre se aksionin mund ta PËRKRAHIN dhe ZBATOJNË përmes familjeve të tyre në vendlindje, të cilat do të lidhen me familjet që kanë nevojë për ndihmë... Kurse ata punëtorë të cilët në vendlindje nuk kanë familje dhe të afërm, mund ta ndihmojnë, aksionin duke ia dërguar këshillit adresat e të interesuarëve për të dhënë ndihmë, kurse këshilli do t'ua dërgoi adresën e marrësit të ndihmës dhe në këtë mënyrë do të kontrollohet ardhja e ndihmave nëpërmjet Këshillit tek familjet skamnore... ! Aksion do të bartet në botën e jashtme vetëm kur popullatës i kërcnohet rreziku nga URIA …

 

18.Këshillat kanë për detyrë të mbajnë kontakte dhe informata me dhënësit e ndihmave e mundësisht edhe me marrësit e ndihmave duke u sqaruar e udhëzuar se ndihma nuk duhet konsidreuar si lëmoshë në këto rrethana të okupimit, por si ndihmë vëllazërore … !

19.Ndihma sipas FLETËOBLIGIMIT të cilin e ka përpiluar KËSHILLI PËR REALIZIMIN E AKSIONIT GJITHËPOPULLOR „FNF“ nuk vlen mbrendapërmbrenda komunës apo në afërsi tek të njohurit në mes vete, por vetëm jashtë komunës dhe në distancë me komunat tjera. U jipet familjeve, të cilat nuk i kanë njohur më parë deri në momentin kur ia dërgojnë ndihmën, kështu do të lindin njohjet e reja familjare, miqësi e bashkime të reja vëllazërore... Në këtë mënyrë nuk do të ketë rast e mundësi që të përmendet ndihma e dhënë me apo padashje e që do ta prekte dinjitetin e familjes e cila e ka marrë ndihmën në fjalë, por vetëm se do të lind miqësia e paharruarbrez pas brezi … !

 

20.FAMILJEVE në gjendje më të mirë ekonomike u jipen këshilla që me rastin e dhënies së ndihmave familjeve, të cilat kanë nevojë, të jenë të afërta dhe të kenë mirësjellje njerëzore duke pasur parasysh që ta ruajnë dinjitetin e familjes skamnore. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë moment nuk duhet kushtëzuar me asgjë familjen skamnore, pavarësisht nga gjendja e rëndë e familjes skamnore dhe sjellja e saj … !

 

21.FAMILJET në gjendje më të mirë ekonomike, të cilat u japin ndihmë familjeve në gjendje më të vështirë ekonomike, sipas mundësive të shenojnë dhe regjistrojnë momentet më të theksuara qoftë nëformën e shkruar, fotografuar apo inçizuar me fotokamerë, por gjithnjë duke patur parasysh ruajtjen e dinjitetit të famoljes skamnore dhe vetëm me pëlqimin e saj, në këtë mënyrë të krijohen mund5si për grumbullimin e materialeve dhe dokimentacioneve me rendësi të veçantë fotografike për momentin e tanishëm të gjendjes së rëndë në KOSOVËN e okupuar mga pushtuesit serb, të cilët do të shërbenin për arkivin-historik të KOSOVËS... !

22.KËSHILLI PËR REALIZIMIN E AKSIONIT GJITHËPOPULLOR „FNF“ nuk ë kundërshtim me asnjë asociacion humanitar që bën ndarjen e ndihmave si : SHHB „ Nënë Tereza“, Këshillat e Solidaritetit të pavarur apo në kuadër të LDK-ës, apo këshillave tjera bëmirëse e as të Sindikatave të Pavaruara, por  është krah ndihmës i tyre dhe ua lehtëson punën, por pa u përzier (fare) në punët e tyre sipas progrmeve dhe planeve të tyre.

23.FAMILJET NË GJENDJE MË TË MIRË EKONOMIKE; të cilat u japin ndihmë familjeve në gjandje më të vështirë ekonomike, duhet sipas FLETËOBLIGIMIT, që rregullisht për çdo muaj ta japin ndihmën gjersa të ekzistojë një gjendje e tillë në KOSOVË, duke u mirësjellur në mënyrë njerëzore e të kulturuar me famikljet skamnore.

 

24.Të ketë bashkëpunim të ngushtë dhe të rregullt ndërmjet këshillave në komunat e rrezikuara nga URIA duke përcjellë me kujdes mbulimin e familjeve të rrezikuara, duke vepruar kështu gjersa të ketë URI në popullatën shqiptare si pasojë e okupatorit serb ! KËSHILLI pushon së vepruari, atëherë kur nuk do të ketë URI tek shqiptarët. Me zhdukjen e urisë, miqësia e lidhur dhe e zhvilluar në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme okupuese, do të vazhdojë të forcohet dhe të zhvillohet edhe më tej brez pas brezi... !

 

            Për t'u realizuar qëllimet e parapara në Udhëzuesin e Këshillit për realizimin e aksionit gjithëpopullor „ FNF“, ky këshill e  bën edhe një KËRKESË, që ua drejton Komosioneve dhe Këshillave Komunale për të bërë regjistrimin e familjeve të rrezikuara nga URIA në KOSOVË, të cilën e përpilon të strukturuar në 9 pika themelore të cilën do ta japim të plotë në vazhdim :

 

1.Për të realizuar sa më me sukses aksionin gjithëpopullor „FNF“, Këshilli Qendror kërkon nga Komisionet dhe Këshillat e atyre Komunave të cilat janë të rrezikuara nga URIA, që me përgjegjësi sa më të lartë të bëjnë regjistrimin e familjeve në gjendje të vështirë ekonomike e të rrezikuara nga URIA, me të gjitha shënimet që kërkohen sipas FLETËOBLIGIMIT PËR DHËNIEN E NDIHMËS, paralel të bëjnë edhe regjistrimin e familjeve në gjendje më të mirë ekonomike, të cilat janë në gjendje ta japin ndihmën në fjalë.

 

2.REGJISTRIMI i familjeve të rrezikuara nga uria, dhe të atyre në gjendje më të mirë ekonomike, duhet të bëhet sipas NËNDEGËVE ( BL) për secilin fshat veç e veç, e kështu të rendituara së bashku me regjistër dhe FLETËOBLIGIME të plotësuara me adresën e marrësit të ndihmës apo të dhënësit të ndihmës i dërgohet Këshillit për realizimin e a aksionit në Komunën përkatëse. Ky sistematizim i këtillë i punës do të lehtësoj punën për lidhjen e familjeve për ndihmë më të shpejtë duke kursyer shpenzimet e udhëtimit të dhënësve të ndihmave dhe anasjelltas...

 

3.Secila Degë dhe Nëndegë e fshat, duhet ta ketë veprimtarin përgjegjës për koordinimin e aksionit të cilët do të bashkëpunojnë me veprimtarët e Këshillit zgjedhur nëpër secilën rrugë veç e veç, nëpër lagjet e fshatit të cilët përgatitin regjistrat e familjeve dhënëse dhe skamnore... !

 

4.Të mos ndodh që Komisioni i cili i regjistron familjet e rrezikuara ta evidentojë në regjistës ndonjë familje, e cila ka dikë në marrëdh5nie pune apo ka burime të tjera materiale për ekzistencë, por vetëm ato familje, të cilat janë në gjendje të vështirë ekonomike, dhe nuk kanë kurrfarë burimi tjetr material për ekzistencë, sepse po të mos veprohet sipas rregullave do të pengohet aksioni „FNF“.

 

5.KËSHILLI ka për detyrë t'ua bëj me dije familjeve në gjendje të mirë ekonomike të cilat e japin këtë ndihmë vullnetarisht, se me rastin e dërgimit të ndihmave do të hasin në familje me gjendje të mjeruar ekonomike dhe vet vendos për rritjen e ndihmës, por do të hasë edhe  në familje të cilat kanë një banesë a shtëpi të rregulluar mirë me mobile e Tv me ngjyra, por momentalisht janë të papunë dhe pa të ardhura e nuk kanë mjete materiale për ta siguruar ushqimin.

 

6.Të mos ndodhë që familja, e cila jep ndihmën, të jetë në gjendje më të vështirë ekonomike se familja e cila nështë në regjistër si familje e „ rrezikuar“, sepse kjo do të komprometonte edhe vet familjen dhe komisionin për përpilimin e regjistrave, dhe do të pengonte realizimin e aksionit gjithëpopullor në terren.

 

7.Regjistrin e familjeve të rrezikuara së bashku me FLETËOBLIGIET duhet t'i dorëzoj vetëm një person i autorizuar dhe poashtu t'i pranojë një perosn i autorizuar i këshillit në komunën përkatëse, për të mos u bërë fushatizimi i shpërndarjeve të regjistrave në dy a më shumë rajone dhe dyfishimi e keqpërdorimi i tyre duke penguar aksionin në fjalë.

 

8.Në kë aksion do të përfshihen së pari familjet e minatorëve, në emrin e të cilëve është filluar dhe zhvilluar aksioni duke përfshirë të gjitha familjet tjera të cilat i plotësojnë kriteret e theksuara.

9.KËSHILLAT – KOMSIONET që përpilojnë regjistrat e të rrezikuarëve duhet vazhdimisht të kontaktojnë me familjet që marrin ndihma dhe t'i njohtojnë ato se duhet të lajm5rohen në këshill nëse vonohen ndihmat dhe në këtë mënyrë me kohë ta lajm5rojnë KËSHILLIN „FNF“ për kontrollë... !

 

Që nga koha e fillimit të veprimtarisë humanitare të Këshillit në tetor 1990 në Prizeren e gjerë në prill 1991, arriti që të mbulojë 7000 familje me po aq familje ndihmëtare.

Në mbledhjet e mbajtura më 17.01.1991; më 3.02.1991; më 3.03.1991 dhe më 7.04.1991 u vendos për themelimin e SHH „FNF“. Kërkesa me nr.6/94 i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës për regjistrim, për regjistrimin si Shoqatë Humanitare „FNF“  më 10 qershor 1994.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 të Dekretligjit të Organizimit të Administratës republikane dhe Ligjit mbi organizimin politik dhe tjetër të qytetarëve, pas shqyrtimit të kërkesës së Shoqatës Humanitare lëshoi këtë Aktvendim nr.001/95 të dt. 25.07.1995, me të cilin i lejohet regjistrimi sipas këkersës.

Shfrytëzoi rastin të falënderoi zotëritë, Selami Helshanin, ingj. Elekrtos, Shashivar Begu, Ekonomist i Diplomuar, Ramiz Kadriun, ndër 14 të burgosurit e Minierës së Trepçës së bashku me Aziz Abrashin, Burhan Kavajën dhe të tjerët të cilët më kanë dhënë material dokumentues për gjithë atë punë të madhe që është bërë gjatë AH „FNF“. Kanë përpiluar regjistra të familjeve në nevojë, i kanë koordinuar punët me Këshillat lokale e gjerë në atë Qendror, gjithmonë në mënyrë të përpiktë, të saktë dhe transparente.

&nb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat