Si sot, më 30 janar, u vra Gandhi

Historia

Si sot, më 30 janar, u vra Gandhi

Më: 30 janar 2018 Në ora: 20:27
Mahatma Gandhi

1948 – U vra në Nju Delhi, Mahatma Gandhi, kreu i lëvizjes së pavarësisë së Indisë, gjysmë viti pasi India fitoi pavarësinë.

Ai u vra nga Naturam Godse (Nathuram), një anëtar i sektit hindu Mahasabha që kundërshtoi politikën e tij të pajtimit midis hinduve dhe muslimanëve.

1933 – Presidenti i Gjermanisë Field Marshalli Paul von Hindenburg emëroi Adolf Hitlerin si Kancelar. Të njëjtën ditë në 1937, Hitleri i deklaroi Reichstag-it se Gjermania tërheq nënshkrimin e saj nga Traktati i Versajës.

1948 – Vdiq piloti amerikan dhe modeluesi i aeroplanëve Orville Wright, pionier i aviacionit. Ai në vitin 1903 sëbashku me vëllain e tij Wilbur në një aeroplan që e ndërtoi vetë ka bërë fluturimin e tij të parë në historinë e aviacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat