Gruaja që bënte llamba nga lëkura e njerëzve

Historia

Gruaja që bënte llamba nga lëkura e njerëzve

Më: 28 janar 2018 Në ora: 23:18
Ilse Koch

E quanin bisha nga Buchenwald, shtriga nga Buchennwald. Ilse Koch e lindur në Drezden më 1906 si Margarete Ilse Köhler, u bë pjesë e partisë naziste NSDAP më 1932.

Dy vjet më vonë u martua me Carl Koch dhe më 1936 u martua me të. Ai ishte njeriu i duhur sipas saj. Ishte komandanti i parë i kampeve të përqendrimit Buchenwald, Sachsenhausen dhe Majdanek.

Ilse ishte rojtare dhe sekretare në Sachsenhausen, 35 kilometra larg Berlinit. Pastaj së bashku me bashkëshortin shkoi në Buchenwald.  Ajo kalëronte nëpër kampin e internimit dhe godiste me kërbaç të burgosurit. Por, kjo nuk ishte e tëra. Nisur nga natyra e saj sadiste, Ilse nisi të vrasë të internuarit ose urdhëronte rojat e kampit që ta bënin këtë. Pas vrasjes së tyre, ajo ua merrte lëkurën dhe bënte llamba.

Ilse, “një demon i obsesionuar nga fuqia” u arrestua pas rënies së nazistëve. Ajo u kap nga amerikanët kah fundi i qershorit 1945. Së bashku me 30 njerëz të tjerë, u akuzua për vrasje masive në Buchenwald.

Para gjykatës ajo deklaroi se ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe askush e dinte se si ajo mbeti në tjetër gjendje në burg. Procesi kundër saj u shndërrua në “Procesin e lëkurës” për shkak se kishte rrjepur lëkurën e të vrarëve nëpër kampe për t’iu marrë tatuazhet.

Dy vjet më vonë, gjenerali Lucius D. Clay, guvernatori i përkohshëm ushtarak në zonën amerikane në Gjermani, uli dënimin e  Ilse në katër vjet për shkak të mungesës së fakteve se ajo kishte vrarë të burgosurit për t’iu marrë tatuazhet. Nën presionin e opinionit, Ilse serish doli para gjyqit në vitin 1950.

Të paktën katër dëshmitarë konfirmuan se ajo kishte vrarë të burgosurit dhe u kishte marrë lëkurën ku kishin tatuazhet, por kjo pikë e aktakuzës u hodh poshtë përfundimisht, pasi gjykata nuk mundi të provonte se llambat dhe sendet e tjera në të vërtetë ishin bërë prej lëkurës njerëzore.

Në janar të vitit 1951, ajo u dënua me burgim të përjetshëm. Ilse paraqiti disa ankesa kundër aktgjykimit, madje ngriti padi kundër shtetit të lirë të Bavarisë për "shkeljet e të drejtave civile", por në të gjitha aspektet u refuzua.

Ajo u bë kështu gruaja e vetme e dënuar ndaj proceseve naziste me burgim të përjetshëm. Gjatë dënimit të saj, djali i saj, i lindur gjatë luftës, bëri vetëvrasje, ndërsa djali i saj i dytë, Uwe, i lindur në burg, iu mor asaj menjëherë pas lindjes.

Ilse Koch kreu vetëvrasje në burgun e femrave Aichachu, më 1 shtator 1967. Historia do ta mbajë mend si personifikimin më të keq nazist, sadizmin dhe masakrën mbi të pafuqishmit në Luftën e Dytë Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat