Prishtina e Vjetër- Hebrenjët objekti i kultit

Historia

Prishtina e Vjetër- Hebrenjët objekti i kultit

Nga: Ilir Kasneci? Më: 27 janar 2018 Në ora: 19:32
Hebrenjët

Hebrenjet kanë prejardhje nga Spanja të ardhur ne fund te shekullit XV.Komuniteti e ka kultivuar kulturën e besimet pergjatë më shumë se tre shekujsh pa ndonje vështërsi,shkollimi i te rinjeve është ushtruar nga rabini i sinagoges deri në fund te shekullit 19.Nuk është e njohur egzistimi i sinagoges ne fillim të shekullit XX nga arësyeja se nuk ka pas rabin ne detyrë e cila bazuar ne praktikat hebreje duhet te egzistoj sinagoga për veprimtarine e tijë.Prishtinasit e vjeter e perdorinin termin sinagoga si vend ku kryhen lutjet ne qytet,vendi ku kryhen ritet fetare ne mungesë te sinagoges quhet "Havra" .

Image

Prishtina i ka pasë dy vende te kryerjes se riteve , njera me vogel ne periferi ndërsa kryesorja ne qarshinë e vjetër siq shifet ne foto deri ne vitin 1963.Objekti pasë rrenimit është zhvendosur ne lokacionin e muzeut etnologjikë te sotëm ne hyrje.Objekti është zhvendosur fizikish/ replikë besnike/ duke mos e munguar asnjë detaj.
Foto me ngjyra eshte e shkrepur nga fotografi i njohur Agusto Leone i cili ka qenë i angazhuar për përcjelljen e ushtrisë srbe gjatë luftave ballkanike, janë te publikuara disa foto pas pastrimeve etnike me 04.05.1913 te cilat janë publikuar në shumë faqe.

Image

Objekti i kultit ka pasë dy funksione , ka shërbyer si objekt per tregëtim po ashtu edhe per kryerjen e riteve fetare i emertuar si "magaze".
Komentet per foton e vitit 1913 kam lexuar shumë komente jo te sakta per qytetaret te cilet i kane festa/kapelat/e kuqe se janë turq e jo shqiptar, historia e qytetit është me komplekse se perdorimi kapeles kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat