Zbulohet sekreti i materialit të përdorur për ndërtimin e Pentagonit

Historia

Zbulohet sekreti i materialit të përdorur për ndërtimin e Pentagonit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:59
Ilustrim

Materiali i përdorur për ndërtimin e Pentagonit dhe Empire State Building janë bërë nga mikrobet më të vjetra se sa dinozaurët, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit gjetën gur gëlqeror olitik që mund të bëhej prej mikrobeve të mineralizuara. Më parë ishte menduar se karboni sferik ishte formuar si kokrra mbështjellë në deti.

Materiali është përdorur në ndërtesa anembanë botës, duke shkuar shumë prapa në histori.

Blloqet ndërtuese të Pentagonit dhe Empire State Building përmbajnë mikrobe të lashta që jetuan shumë kohë përpara se dinozaurët të ecnin në planetin tonë.

Në një studim të ri, hulumtuesit nga Australia kanë zbuluar se një material ndërtimor i njohur si gur gëlqeror olitik përbëhet nga sfera të vogla të mikrobeve të mineralizuara, që datojnë deri në 340 milionë vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat