Shqipëria është shpallur Republikë para 93 viteve

Historia

Shqipëria është shpallur Republikë para 93 viteve

Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:02
Foto arkiv

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori, ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Ahmet Zogu thirri në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane.

62 nga 64 deputetë u bindën për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare u shpall, me Zogun si President, duke  zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi I Lushnjes (1920), e cila u shfuqizua.

Herën e dytë, Shqipëria u shpall republikë popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në republikë popullore socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall republikë ka qenë më 29 prill 1991.

Qytetarët e Shqipërisë tanimë jetojmë në republikën e tretë. Mirëpo, nuk kanë ndonjë festë, apo rrugë, apo shesh për nder të Republikës, ashtu siç ndodh kudo në vendet republikane nëpër botë, përcjell ksp. Në kohën e Republikës së parë, një rrugë kryesore quhej rruga e “Republikës”; në kohën e Republikës së dytë, një kinema quhej kinema “Republika”, madje kishte edhe një festë për ditëshpalljen e Republikës. Kurse tani përgjatë Republikës së tretë nuk ka asgjë të këtij lloji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat