Vizita sekrete e Putinit në Kosovë: Çfarë kishte premtuar ai në Prishtinë? Dhe zhgënjimi…

Historia

Vizita sekrete e Putinit në Kosovë: Çfarë kishte premtuar ai në Prishtinë? Dhe zhgënjimi…

Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:28
Vladimir Putin

Vladimir Putin kishte vizituar Kosovën në vitin 2001, ishte takuar me trupat  ruse në aeroportin e Prishtinës.

Mediat serbe sot kanë raportuar për detajet t vizitës së presidentit rus, i cili një vit më parë ishte zgjedhur pesident i Rusisë, deri më sot nuk janë bërë publike, dhe për këtë, me sa duket  shkaku kryesor ishte protestat e tetorit të demokratëve serbë, që ishin nën ndikimin e madh të amerikanëve, raportojnë mediat serbe.

Putin vizitoi trupat ruse në Prishtinë më 17 qershor 2001. Rusët kishin si cak kryesor aeroportin “Sllatinës” duke lëvizur shpejtë, menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe kështu ata menduan të parandalonin forcat e NATO-s, për të marrë aeroportin e Prishtinës, por plani rus kishte deshtuar me ndërhyrjen e gjeneralit amerikan Wesley Clark.

Presidenti rus pastaj foli me parashutistët rus një ton të fortë. Në disa raste, gjatë fjalimit tha se Kosova i përket Serbisë, dhe nëse është e nevojshme, Rusia do të forcojë praninë e saj në rajon – zbulon bashkëbiseduesi për gazetën serbe i cili ishte në atë kohë një anëtar i shërbimit të logjistikes  për furnizime të kontigjentit ushtarak rus, atë ditë ai ishte në aeroportin e Prishtinës, raportojnë mediat serbe.

Megjithatë, në vitet në vijim ngjarjet u zhvilluan në mënyrë dramatike ku ushtarët rusë u tërhoqën nga Kosova në të njëjtën datë kur Putini i vizitoi ato më 17 qershor, vetëm dy vjet më vonë (2003). Dhe për këtë, ata thonë se ishte fajtore Partia Demokrate Serbe, sidomos pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç dy muaj më parë.

Pse Koshtunica nuk erdhi në aeroport?

Cili ishte qëndrimi i autoriteteve serbe ndaj Rusisë, dëshmohet nga fakti se më 2001 delegacion i nivelit të lartë nga Moska me presidentin Vladimir Putin kishin ateruar në aeroportit të Beogradit por nuk ishte pritur nga presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica. Në vend të tij, ata e dërguan kryeministrin federal Zoran Gjingjiq dhe Ministrin e Jashtëm Goran Svilanoviç. Injorimi i Putinit nga Kushtunica, ishte arsyeja pse Putini tërhoqi trupat nga Kosova.

Politika e gabuar e autoriteteve serbe në atë kohë solli vendimin e Moskës për të tërhequr trupat ruse, por gjithashtu shqiptarët ishin të lumtur për vendimin e Putinit.

Rusia pastaj i ktheu ushtarët nga Kosova për shkak të injorimit nga politika e Beogradit dhe çfarë tjetër mund të bënte ajo? Nëse në atë kohë po të kishte më shumë mençuri dhe më pak ndjeshmëri ndaj Washingtonit, kushtet e Rezolutës 1244 do të përmbusheshin shumë më tepër dhe është e mundur që statusi i Kosovës do të ishte përcaktuar ndryshe. Të paktën, Kosova do të kishte qenë nën protektoratin e bashkësisë ndërkombëtare dhe jo e pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat