“Shqipëria nuk bëhet. Të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”

Historia

“Shqipëria nuk bëhet. Të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”

Më: 7 janar 2018 Në ora: 11:01
Faik Konica

Faik Konica njihet për gjuhën e tij të ashpër, si edhe për lëvizjet skajore në politikë, motivuar shpesh nga nevojat financiare.

Letra e mëposhtme botuar nga DITA i përket Arkivit të Vjenës dhe mban datën 21 Nëntor 1897.

Konica i shkruan i dëshpëruar kolegut të tij Visarion Dodani me të cilin ka korrespodecë të vijueshme.

Konica ishte botues dhe drejtues i revistës “Albania”, Dodani botues dhe drejtues i revistës “Shqipëria”.

“Shqipëria nuk bëhet – shkruan me revoltë Konica – të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”.

Bruksel, 21 Noèmbre 1897

I dashur vëlla Dodani,

Këndova me gas letrën tënde të dashur. Më pyet pse ndënja aqë kohë pa u shkruar? Shkaku është se kam qënë në shumë trubullime. Me të vërtet kunjtoj tani se të huajtë paskan të drejtë: Shqiptarët s’janë të zotërit të marin lirimin e tyre. Robër të poshtër nga 500 vjet e më shumë, robër për jetë do të mbeten. Unë faqeza t’a them: s’kam shpresë të bëhet kurë gjëkafshë, jam sigur se të gjith ata që mendohen pakë, në mëndje t’ime janë. Që të kishim shpresa, duhej shqiptarët sot të kishin në një mijë vende komitete të shëndosha, të kishin propagandistë për të vajtur pshat më pshat nëpër tërë Shqipërinë, të kishin ditëtore dhe fleta në tërë viset e Evropës. Po s’kanë as gjëkafshë!

500 vjet robëri nuk i tundi pakë. Të pasurit s’ndihnë, të papasurit s’punojnë. Ç’presim ahere? Për letrat ke të drejtë, por unë kam aqë mëkat për të shtypur fletët me ndihmën e tyreve të Stambollit; si t’a nxjer kur t’i zëmëronj edhe ata? Andaj punën e letrave do t’a lëshonj ende ca kohë, pastaj të hapim një “discussion”.

Të përqafonj vëllazërisht dhe mbetem vëllaj yt.

Konitza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat