“Shqiptarë, duajeni fort!”, për kë i thoshte Papa VI këto fjalë?

Historia

“Shqiptarë, duajeni fort!”, për kë i thoshte Papa VI këto fjalë?

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 06:40
Paul VI

Që shqiptarët janë të njohur në mbarë botën kjo nuk mend pavarësisht se për çfarë njihen.

Por, deri vonë studiuesit më kryesor të kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe ishin të huaj. Edhe albanologu i shquar Robert Elsie e përmend këtë në veprën e tij “Histori e Letërsisë Shqipe” kur tregon për ata studime mbi të cilët ishte ngritur edhe vepra e tij, shkruan “Konica”.

es këtyre albanologëve dallojmë Majerin, Noklin e shumë të tjerë të cilët kanë edhe një të përbashkët tjetër: Nuk jetonin në Shqipëri! Por, në fillim të viteve ’20, në Shkodër vjen një tjetër figurë, shumë më shqiptare se shumë shqiptarë të tjerë…

Atë Zef Valentini ishte vetëm 22 vjeç kur u emërua në Shkodër pranë Kolegjit Saverian, vendthemeli i kulturës shqipe të ndarë tërësisht nga ajo osmane qysh në vitet 1850. Për këtë Kolegjë shkruan edhe Faik Konica në revistën “Albania”, kryeredaktor i së cilës ishte.

Atë Zef Valentini

Shumë pak kohë pas vendosjes së tij në Shkodër, Atë Zefi mësoi gjuhën shqipe dhe, pasi shkon sërish në Itali për tu lauruar në filozofi, rikthehet në Shkodër dhe emërohet si mësues pranë Kolegjit të famshëm. Sipas veprës kushtuar Atë Valentinit me autor Willi Kamsin, ai ishte “mësues italishtje, latinishtje, greqishtje, historie natyrore, algjebre, besimi, mâ parë në gjymnaz, mandej në licé”.

Pasi shugurohet meshtar i Urdhrit të Jezuitëve (Shoqëria e Jezusit), pas një përvoje 12 vjeçare, në krye të viteve ’30 boton për herë të parë Revistën “LEKA” me subjekt qartazi filozofik, por pa mënjanuar as atë letrar, social dhe kulturor.

Gjatë viteve të tij të studimit, Atë Zefi kreu edhe shumë kërkime lidhur me Shqipërinë në arkivat ndërkombëtare nga ku nxjerr dokumente me shumë vlerë të cilët më pas do t’i botonte në periodukët që do të drejtonte (LEKA dhe Lajmtari i Zemres s’Jezu Krishtit).

Në vitin 1941, Mbretnia Shqiptare i beson detyrën e këshilltarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Institutit Mbretnuer të Studimevet Shqiptare në Tiranë, detyrë që e mban deri në vitin 1943 kur largohet drejt Italisë për të mos u kthyer sërish në Shqipëri. Nga atje, ai i përkushtohet me tërë forcën e tij çështjes shqiptare.

Duke pasur një miqësi të afërt me Papa Palin VI, Atë Zef Valentini, në një aktivitet të mbajtur me rastin e 500 vjetorit të Skënderbeut, fton Papa Palin i cili, gjatë fjalës së tij thotë:

Shqiptarë! Duajeni At Zef Valentinin, se ai iu dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon pa prerë për të njohur përpara botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka vënë çështjes suaj mendjen dhe zemrën e vet”.

Në Itali ai nisi të botojë shumë tekste mbi Shqipërinë. Në vitin 1955 ai bëhet titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos, ku themelon dhe drejton “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”. Më 1945, i dhanë emërtimin “Papa Xhovani i kritikës”. Por padyshim, vlera më e çmuar që i ka lënë letërsisë sonë janë kritikat e një niveli elitar, që ai ka dhuruar.

Duke qenë shumë i nderuar në rrethe shkencore dhe albanologjike në botë, por jo edhe në Shqipëri, Rosolin Petrotta dhe Ernest Koliqi, në vitin 1952, e lusin drejtuesin e Urdhërit Jezuit, Atë Janssen-in që të lejojë át Valentinin për të drejtuar Katedrën e Gjuhës Shqipe në Palermo.

Një kërkesë e tillë miratohet nga ana e drejtuesit të Urdhrit Atë Janssenit, pas konsultimit me papa Palin VI, dhe në vitin 1952 Atë Valentini zyrtarisht emërohet drejtues i “Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos,” ku themeloi dhe drejtoi “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”.

Me dëshirën e papa Palit VI, Atë Valentini në mes të viteve ’60, të shekullit XX, fillon shërbimin e tij në ritin katolik lindor. Një veprim i tillë, është vështirë të kuptohet, nëse nuk analizohet me kujdes veprimtaria e Atë Valentinit, miqësia e tij me papa Palin VI si dhe rrethanat politike të asaj kohe, jo vetëm në Itali, por edhe ato ndërkombëtare.

Personaliteti i Atë Zef Valenitnit, ishte më i përshtatshmi për një ndikim dhe kontroll të drejtpërdrejtë te arbëreshëve të Italisë, por edhe të kishës Uniate në përgjithësi, gjë që Selia e Shenjtë e bënte me kujdes dhe vëmendje të veçantë.

Për të, Ernest Koliqi ka thënë:

Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që i dashunuem me objektin e studimeve të veta, Shqipninë, me nji përkushtim të hapun ndaj rreziqeve, e kërkoi dhe e gjeti atë ndër arkiva dhe biblioteka, në kujtesën e në jetën e popullit, në manifestet e lashtësisë së tij fisnike, të asaj fisnikíe që siç thotë Valentini, e bân të dênjë popullin shqiptar për me pasë nji vend me virtytet e tij të veçanta etnike në gjinín e kombeve europiane”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat