10 mijë vjet histori: nga pellazgët tek shqiptarët

Historia

10 mijë vjet histori: nga pellazgët tek shqiptarët

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 22:24
Dodona me plisa

U përpoqën shumë për ta zhbërë kombin tonë, për ta zhdukur atë nga faqja e dheut, për ta asimiluar, për ta fshirë nga kujtesa e kombeve, për ta vdekur atë, por nuk ja dolën dot. Ai mbijetojë dhe jeton sot në gojën, në zemrat, në ndjenjat, në gjakun dhe shpirtin e mbi 15 milion shqiptarëve kudo në botë.

Zjarri dhe hekuri i derdhur kundër shqiptarëve, tregoi se rrënjët e tyre ishin shumë të lashta dhe të thella dhe nuk mund të shkuleshin, nuk mund të shkriheshin, nuk mund të fshiheshin, pasi ishte populli i zanafillës mbi të cilin lindën, u formuan dhe u përhapën me dhjetëra popuj  në mbarë botën.

Cila ishte raca e parë që vuri këmbët mbi tokë? E kam fjalën për njeriun e parë që i përkiste dhe i përket epokës tonë, asaj të peshkut që i bie të jetë e pesta e civilizimeve që kanë banuar në këtë planet qysh nga agimet njerëzore këtu e 587 mijë vjet më parë.

Le ta nisim këtë temë “Në kërkim të Dodonës pellazgjike” për të parë se ku gjendet ajo dhe studimet e autorëve të shumtë mbi vendndodhjen e saj. Këta autor japin versione të ndryshme mbi vendndodhjen e Dodonës, sipas studimeve apo këndvështrimeve të tyre shkencore.

Pikërisht ky është qëllimi i studimit tim, që të nxjerr në dritë një të vërtetë, ose të paktën të prezantoi përpara jush mendimin e gjithsecilit studiues të Dodonës, me qëllim nxitjen e qarqeve shkencore akademike të Shqipërisë dhe Kosovës për të ndërmarrë ekspedita të përbashkëta, ku të përfshihen e dhe anëtar të Qendrës së Studimeve Pellazgjike për të gjetur vendndodhjen e saktë të Dodonës pellazgjike.

Që nga viti 1875 kur Kostandin Karapano i nxitur nga Ismail bej Vlora nisi kërkimet mbi gjetjen dhe zbulimin e Dodonës e deri në ditët tona, shumë ide dhe hipoteza janë hedhur mbi vendndodhjen e Dodonës së lashtë, por askush nuk ka hedhur idenë e bashkimit të përpjekjeve për të gjetur dhe përcaktuar shkencërisht vendndodhjen e saktë të Dodonës pellazgjike.

Madje asnjëra nga Akademitë e shkencave apo institucionet e tjera shkencore të Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë mundur të organizojnë një simpozium ndërkombëtar kushtuar Dodonës së lashtë, e cila na flet përmes shekujve dhe na fton ta gjejmë dhe ta ringremë si një nga faltoret më gjeniale, si një nga selitë më të shenjta të kombit tonë të lashtë.

Histori i lashtë.

Studim mbi hipotezat e autorëve të ndryshëm mbi vendodhjen e Dodonës.
Punimi
“Në kërkim të Dodonës Pellazgjike”
Dodona është mbajtur në shekuj si kryeselia e shenjtë e Pellazgëve të lashtë, si faltorja e Zeusit.  Themelimi i Dodonës zë fill rreth 5000 vjet përpara Krishtit. Gjurmët e gërmadhave të saj gjenden sot rreth 15 km në verilindje të fshatit Kastricë (muret rrethuese të të cilës arrijnë në rreth 300 m), kurse në jug zgjaten pranë Asprohalikos, Ajeo Jeorgos, Pantanasës, Korinopulos etj., pra në afërsi të Janinës.
Gjetjet e gërmadhave të Dodonës u vërtetuan edhe nga një ekspeditë antropologjike franceze, e cila në vitin 1962 ndërmori kërkime në atë zonë, duke na dhënë fakte të reja mbi autoktoninë e të parëve tanë pellazg. Fama e Dodonës dhe e Lisit të saj magjik ishte përhapur në të gjithë botën e asaj kohe.
Një gojëdhënë e lashtë ilire thotë se, nën lisin e madh të Dodonës u ndërtua varri i Zotit Zeus, i cili u bë vend pelegrinazhi për mbarë botën. Përqark Lisit magjik dhe varrit të Zeusit u ndërtua Orakulli i famshëm, i cili ruhej me fanatizëm nga Donetinët e Molosëve. Vet Herodoti tregoi gojëdhënat që dëgjoi në Dodonë mbi themelimin e faltores së Zotit Pellazg, ku një pëllumb kishte qëndruar mbi degën e lisit dhe me zë njeriu kishte thënë se, në atë vend duhej ngritur një orakull për Zeusin.
Kanë kaluar mijëra vjet nga dita kur më 435 pas.K, Teodosi i II Perandor i Lindjes, urdhëroi shuarjen e përhershme të Dodonës pellazge, si një vatër e rëndësishme e zjarrit pagan dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishterimit, kur fillimisht vandalët dhe më pas Totila (551) me barbarët ostrogotë, të pasuar nga hordhitë bullgare, etj, e fshinë nga faqja e dheut Dodonën e shenjtë, kryeqendrën evropiane të pellazgëve – popullit më të lashtë të kontinentit dhe Mesdheut.
Simbol nga Orakulli antik i Dodonës
Studimi absolut i pemës së Lisit, e cila jo pa arsye ishte quajtur e shenjtë dhe kurorëzuese e shumë fitoreve, nuk do të rrinte pa ngacmuar krishterimin  e ri, i cili që të ngrinte kokë duhej ta asgjësonte këtë pemë, duke kërkuar ta shkulte atë me rrënjë. Ata mendonin se ajo do të humbte vetinë e saj të shenjtë dhe do ti shpëtoje hakmarrjes së saj.
Por t’i shpëtosh pemës së shenjtë të lisit nuk është dhe aq e lehtë, edhe pse atë e shkulën me rrënjë, ajo përsëri vazhdon të jetojë thellë në zemrat e besimtarëve të Dodonës mëmë, ndaj dhe varrmihësit numër një të saj do të merrnin përgjigje nga orakulli i famshëm mbi fundin e ditëve që do t’u vinte në mijëvjeçarin e ri.
Lis shekullor
Të pabesët, ardhacakët afro-aziatik bënë të gjithë përpjekjet për ta çrrënjosur simbolin shpirtëror të pellazgëve nga ajo tokë. Ata derdhën zjarr dhe hekur duke e shkulur nga rrënjët lisin e shenjtë, pasi besonin se me zhdukjen e lisit të shenjtë do të zhduknin edhe farën e parë që e mbolli atë, që e rriti dhe e ushqeu shpirtërisht, duke i dhënë atributet e një shenjti, e një profeti të racës më të vjetër të planetit, zbritur nga yjet.
Faktet dhe gojëdhënat janë të shumta për Dodonën pellazgjike, vendndodhjen dhe bëmat e saj të famshme. Straboni na dëshmon se, Dodona dhe zona rreth saj ishin shumë pjellore dhe në të shumtën e rasteve merreshin dy prodhime bujqësore në vit. Nëse kjo gjë do të krahasohej me Dodonën e sotme, do të themi pa frikë që është lënë qëllimisht në harresë dhe është një nga zonat më të varfra të Greqisë së sotme.
Straboni
Mbijetesa e të parëve tanë u mbështet mbi tradita të shëndosha të trashëguara, të cilat nuk i humbën asnjëherë, por sa herë u gjendën në çaste të vështira të historisë, u bashkuan pa kushte, gjetën rrugëzgjidhje të guximshme, duke mbajtur në zemër Dodonën e pamposhtur. Dodona u bë një qendër tepër e rëndësishme pellazge parahelenike, shumë më e vjetër se vet gjuha, vet perënditë apo dhe mitologjia e ashtuquajtur greke. Si e tillë ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet e kanë pranuar edhe vet autorët më të moçëm helenë.
Mund të themi se qëllimisht Dodona është lënë në harresë dhe nuk përmendet, sepse ekziston frika e lisit të shenjtë e të pa prekshëm nga ata që e zhdukën nga faqja e dheut, por nuk arritën ta shuajnë përgjithmonë. Orakulli i Dodonës, edhe pse u bë çmos të digjej përfundimisht, ai mbijetoi dhe nuk mundi të shuhet përfundimisht. Mjafton pakë zemër dhe shpresë dhe ajo do rilind përsëri.
Pas viteve 90 të shekullit të kaluar, disa nga shqiptarët që shkuan si emigrant në Greqi, u interesuan për vendndodhjen e Dodonës në afërsi të Janinës. Ja ç’tregon përmes shënimeve të tija një qytetar, që për momentin mbetet anonim.
“Isha në shkollën e mesme, kur një shoqja e bankës më flet për një orakull, që një çift tepër i moshuar (priftërinjsh) nga krahina e Janinës i kishin falur një libër tepër të trashë, xhaxhait të saj, që ishte emigrant në Janinë, menjëherë mbas rënies së komunizmit. Ky libër quhej “Orakull”. Në ato vite nuk kisha asnjë lloj ideje se ç’ishte një orakull. Shoqja çdo ditë që vinte në shkollë më fliste për radhët e gjata pranë shtëpisë së saj nga banorët e lagjes “Çole”, ku dhe banonte.
Banorët e kësaj lagjeje vinin për tu këshilluar me orakullin, duke i bërë asaj pyetje të ndryshme dhe duke marrë përgjigje. Radhët tepër të gjata bënë që ky orakull të kopjohej në një kopje të dytë. Mua më dukeshin tepër të çuditshme deri të pabesueshme ato që dëgjoja, por sot që kam njohurinë e duhur mbi orakullin e Dodonës dhe famën e saj me një vërtetësi të plotë, mendoj se shoqja ime fliste për gjurmë të orakullit dodonas. Sot mendoj se as shoqja ime, por as edhe xhaxhai i saj që e kishte fituar atë kur kishte qenë emigrant në Greqi, nuk kishin njohuri mbi atë çka u ra në duar, ose e kundërta mund të dinin, por nuk e thoshin.
Mendoj se çifti tepër i moshuar i priftërinjve nga Janina, edhe pse kishin kaluar mijëra vjeçar nga koha e shuarjes së kësaj vatre mëmë, ata përsëri mundën ta ruanin me fanatizëm orakullin si një amanet të stërlashtë, jo pa qëllim ajo ju besua një shqiptari emigrant që kishte vajtur pak kohë në vendin fqinj për të siguruar një jetë më të mirë.
Presionet e shumta që ka ushtruar besimi ortodoks i krishterë, nuk kanë lejuar të flitej e jo më të ruheshin gjurmë nga Dodona.
Por edhe pse Dodonën e fshinë nga faqja e dheut, frymëmarrjen nuk mundën t’ia marrin kurrë. Orakulli i saj la gjurmët e veta edhe në jug të Shqipërisë, pikërisht në vitet e demokracisë së sotme, kur ende ortodoksizmi ekstrem ushtron dhunë e presion ndaj kujtdo që ngre kokë kundër tij, e jo më ndaj orakullit të Dodonës, i cili është armiku numër një i saj.
Tashmë nuk e di se ç’bëhet me këtë orakull, pasi kanë kaluar vite dhe shoqja ime sot ndodhet si emigrante në Itali, por ajo që mua më ka ngelur në kujtesë ishte vërtetësia e përgjigjeve të orakullit dhe radhët e gjata të banorëve të asaj lagjeje, sipas të thënave të shoqes sime të bankës.
Patjetër që kjo familje nuk mund të ketë pasur idenë e rëndësisë tepër të madhe të dokumentit që i ra në dorë, siç nuk kisha edhe unë kur shoqja më fliste gati përditë në shkollë për të. Shpresoj që një ditë të kem marrë një informacion të mirë, pasi jo rastësisht ky orakull ra në duart e një familje në jug të Shqipërisë.
Sot në Muzeun Kombëtar të Athinës gjendet një mbishkrim me numër # 803, ku një banor i qytetit të Zakynthit, themeluar në ishullin me të njëjtin emër prej të birit të Dardanit, pellazg, Zakynthit, ku ky banor i blaton Hyut të Dodonës së Madhe një pllakëz bronzi me një kushtrim të gdhendur, e cila vlerësohet nga shkenca epigrafike si e shekullit IV p.e.s. Në të shkruhet: Hyu i Dodonës së Madhe, po ta dërgoi këtë dhuratë nga ana ime, unë Agathoni i Ekefylit dhe familja ime, proksenë të molosëve dhe bashkëluftëtarë të tyre gjatë tridhjetë brezash, qysh nga Kasandra Trojane, në Zakynthas brez pas brezi.
Termi me të cilin fillon blatemi është mëse i qartë. Marrim fjalën; Hyu i Dodonës së Madhe. Fjala “Madhe” duket qartë si në shqipen e sotme, por që lexohet “Medhe”. Po ashtu edhe fjala hyu, e cila shkruhet iey dhe lexohet, hyu mbështetur mbi gjuhën e sotme shqipe. Kjo është kaluar pa u vënë re, si nga studiuesit e shkencës epigrafike, por edhe nga studiues të pasionuar të shkencës shqiptare, siç ishte profesor Dhimitër Pilika, i cili mundi të përkthente fjalinë e parë të blatimit:
“O Zeus i plotfuqishëm i Dodonës”, kurse në greqishten e sotme në Muzeun Kombëtar të Athinës, gjendet i përkthyer thjeshtë me termin Zot i Dodonës.
Prof. Dhimitër Pilika
Të njëjtin cilësim bën edhe Homeri, i cili pellazgët i quan “hyjnorë” dhe Zotin e cilëson si “Hyu i Madh i Dodonës Pellazge”. Mbishkrimi i mësipërm vërteton më së miri lidhjen e ngushtë të Dodonës me bijtë e saj shqiptarë dhe aspak grek apo helen dhe sipas komentit të dorëshkrimit vizitori nga Zakynthos na dokumenton se ky vizitor së bashku me familjen e tij, që kanë qenë të një besëlidhje me molosët dhe bashkëluftëtarë brez pas brezi prej 30 brezash, që nga Kasandra e Trojës (këtu vërtetohet edhe origjina pellazgo-shqiptare e familjes së parë mbretërore të Prijamit).
Prijami
Është e qartë që heshtja rreth ekzistencës së Dodonës është e qëllimshme dhe u ka shërbyer qarqeve antishqiptare, të cilët u përpoqën që ta çrrënjosnin faltoren e Dodonës. Pushtuesit e ardhur e luftuan Dodonën pellazge, me qëllim zhdukjen e saj, shkuljen nga rrënjët, për të mbyllur një herë e mirë kapitullin e identitetit të shqiptarëve në ato troje. Pa Dodonën pushtuesit me origjinë afro-aziatike do ta kishin më të lehtë ta quanin veten e tyre autokton.
Duke zhdukur dhe fshirë gjithçka që kishte të bënte me Dodonën, pushtuesit afro-aziatik menduan dhe vepruan kundër interesave të pellazgo-iliro-shqiptarëve, duke mashtruar botën me të pavërteta. Sot bota moderne është injektuar me falsifikimet e historisë dhe mitologjisë greke, duke i quajtur të gjitha bëmat, të gjithë heronjtë, të gjitha perënditë, të gjithë filozofët vetëm të racës greke, të racës helene, çka përbën shtrembërimin më vulgar që i është servirur shkencës evropiane e asaj botërore.
Sipas një tjetër mbishkrimi të gjetur në Dodonë, faktohet se shumë pellazgë periferikë të dëbuar prej helenëve nga vatrat stërgjyshore, kryesisht nga ishujt e Egjeut, Kretës, Peloponezit, Atikës, Helespondit, Azisë së Vogël, strehoheshin përkohësisht në Dodonë para se të detyroheshin të shtegtonin drejt Satorinis (Italisë së asokohe).
Sot me qindra e mijëra arbër jetojnë në zemër të Athinës së sotme prej rreth 14 shekujsh pa ndërprerë, sepse grekët e vjetër nuk ishin gjë tjetër veçse ilirët e lashtë dhe greqishtja e vjetër nuk është gjë tjetër veçse ilirishtja e lashtë, ndërkohë që sot këta arvanitas truajnë me fanatizëm gjuhën që u kanë lenë trashëgim të parët, edhe pse ndodhen nën trysni të pandërprerë të fesë ortodokse apo censurës së sotme nacionaliste.
Athina
Kur kryetari i Shoqatës së Arvanitasve zoti Jorgo Geru u pyet para pak kohësh se, kur kanë ardhur arvanitasit në Greqi, ai u përgjigj shkurt: – “Ne këtu ishim, gjithmonë”. Ndarja e dyshimtë nga jeta e njërit prej titanëve të mendimit dhe veprimit arvanitas në Greqi, siç ishte i madhi Aristidh Kola, ka lenë shije të hidhur tek të gjithë arvanitasit e Greqisë, pasi ishte ndër të paktët studiues të rrënjëve të racës tonë pellazgo-iliro-arvanitase që përballej hapur me tendencat e qarqeve antishqiptare dhe të pseudohistorianëve, që kërkonin ta fshinin nga memoria e kohës qytetërimin më të vjetër të Europës.
Aristidh Kola
Në librin e tij të fundit “Pellazgët, origjina jonë e mohuar” Profesor i nderuar Dhimitër Pilika, në faqen 340 thekson se; “Mitologjia pellazge është krejt e pambledhur dhe e pastudiuar deri tani. Te gjiri i popullit tonë flenë thesare të vërteta, që presin të futen sa më parë në qarkullimin shkencor”.
Por Dodona jonë është e pajustifikueshme që nuk zihet në gojë në tekstet shkollore shqipe, qoftë shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit greko-romakë apo bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustrathi etj…
Disa prej këtyre emrave, sipas studiuesit Maksim Zotaj,  i përkasin periudhës së dytë, asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e Rilindjes Europiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptar dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Karmada, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Xhuzepe Katapano, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj.
Nga studiuesit e huaj le të përmendim: J.G. Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D’angely, Enzo Gatti, John Ëilkes, Eduard Gibbon, Agnes Aavill, dhe plot të tjerë.
Por a ka qenë vërtetë Dodona në malin e Tomorit, siç na e përcjell studiuesi Perikli Ikonomi, apo  Maksim Zotaj? Kemi folur deri tani për Dodonën dhe vendndodhjen e saj në afërsi të Janinës, mbështetur në shumë studiues shqiptar dhe të huaj.
Në librin e tij të fundit Dr. Arsim Spahiu paraqet të dhëna me interes, që lidhen ngushtë me Tempullin e Dodonës, pellazgët dhe fiset ilire të Epirit.
Ai vë në dukje se autorët e vjetër grekë, kur kanë ardhur në pjesën jugore të Ballkanit, që më vonë ka marrë emrin Helladë dhe Greqi, kanë gjetur pellazgët, të cilët e kishin Dodonën si qendrën e kulturës së tyre shpirtërore.
Kush quhej Orakull? Orakull quhej interpretimi që Zeusi ose ndonjë hyjni tjetër pellazge jep për pyetjet e drejtuara nga besimtarët e lashtësisë.
Orakujt nënkuptoheshin nga priftëreshat barbare, pra jo greke, nga fërgëllima e gjetheve së lisit të shenjtë të Dodonës, nga fluturimet e pëllumbave dhe nga tingujt e disa kazanëve prej bakri, që goditeshin enkas për këtë qëllim, si dhe nga libra të vjetër që jepnin përgjigje të sakta.
Në lashtësi, Dodona, orakujt e faltores së saj dhe panteoni dodonas janë quajtur pellazgë nga autorët greko-romakë. Herodoti vet ka thënë: “sa për hyjnitë…unë mendoj se emrat e tyre vijnë nga pellazgët”. Pak më poshtë ky historian i madh vazhdon: “Pra, athinasit janë të parët ndër helenët, që mësuan nga pellazgët të bënin statujat e Mërkurit”.
Dëshmi të tilla nga autorët e vjetër janë të shumta, duke filluar nga Homeri. Po të vërehen me vëmendje poemat homerike, në dritën e të dhënave të kërkuesve të kohëve të fundit, formojmë një ide të qartë të karakterit etnik pellazg të mitologjisë dhe fesë, të ashtuquajtura greke.
Kërkuesi i njohur Carlo de Simone nënvizon se në botën mikenase nuk njihet konsultimi orakullar i një lisi të shenjtë. Ai provon se gërmimet arkeologjike nuk dëshmojnë “për karakterin dhe/ose praninë mikenase në faltoren e Dodonës, si dhe për faktin se nuk ka pasur dru profetik në Greqinë klasike…”, si në Dodonë.
Ndërsa orakulli i Zeusit të Dodonës daton në epokën e bronzit të hershëm, statuja e tij është ngritur në Delf (Greqi), në vitin 430 para e.s. Ndërkohë, “Zeusi pothuaj nuk njihej në Etoli, që ndodhet në jug të Greqisë”. Rreth vitin 400 para e.s. klientela e orakullit të Dodonës përbëhet para së gjithash nga epirotë, korkyras dhe thesaliotë. Vetëm duke filluar nga koha  e ekspeditës në Sicili, athinasit kanë menduar të instaurojnë kultin e Zeusit (M. Jost).
Zeusi
Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate. Në vitet tridhjetë të shekullit të XX-të, Perikli Ikonomi, me librin e tij “Tomori dhe Dodona pellazgjike”, përpiqej të tregonte se vendndodhja e saj është në Shqipëri.

Perikli Ikonomi
Legjenda thotë se shumë kohë më parë, nga Egjipti u nisën dy zogj. Njëri prej tyre ndaloi në Libi, ku u ndërtua tempulli i Ammon Zeusit dhe tjetri ndali në Dodonë. Aty u ndërtua tempulli tjetër, ku ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit, ai i Dodonës, pasardhës i të cilit do të ishte orakulli i Delfit.

E nëse tempulli i Ammon Zeusit dihet që është në Libi, çështja e vendndodhjes së tempullit të Dodonës është më e komplikuar. Një pjesë e mirë e studiuesve mbrojnë tezën se tempulli i lashtë i Dodonës ndodhet në pjesën shqiptare të Greqisë së sotme, në këmbët e malit Tammaro, rreth 18 km largë Janinës.

Ikonomi shkruan se ka një grup studiuesish shqiptarë, të cilët i mëshojnë idesë se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaro, në Janinë) është vetëm një kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet të ndodhet në malin Tomor në Toskëri. Për të është i rëndësishëm fakti që të dy malet kanë emra të ngjashëm (Tammaro dhe Tomor).

Në këtë pikë ai nxjerr prejardhjen e fjalës Tomor. Ai shkruan se mali i Tomorit, konsiderohet si banesa e Perëndisë së pellazgëve, domethënë e shqiptarëve të vjetër. Veç kësaj Tomorin e quajnë mal i të-mirit, prandaj priftërinjtë e orakullit të Dodonës quheshin Tomur, të mirë.

Sipas shpjegimit të Ikonomit, në të folurën e shqiptarëve, çdo vend i shenjtë quhej dhe vazhdon të quhet më së shumti edhe sot vend i mirë.. Pra, në këtë togfjalësh, mbiemri “i mirë” përdoret në kuptimin “i shenjtë”, rrjedhimisht, mali i Tomorit do të thotë mali i Zotit.

Por kjo analizë nuk i mjafton për të  vërtetuar tezën e tij, kështu që ai merr në shqyrtim edhe gjithë dëshmitë e mundshme historike. Një kapitull më vete u kushtohet përshkrimeve të autorëve të antikitetit si Herodoti, Hesiodi, Pindari, Plutarku, Straboni etj, shënime të cilat e largojnë Dodonën nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.

Një nga shënimet që Ikonomi citon është ai i Stragjiritit: “Në faqen 28 të shënimeve ku bën fjalë për Dodonën, ai e përmend si të pacaktuar vendndodhjen e malit Tomor. Ai pohon se të tjerr e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit.
Gjithashtu, thonë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm, nga kaonët, se ata kishin dhe tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre.

Duke përmendur shënimet e këtyre autorëve dhe gjeografëve, të cilat japin detaje të ndryshme për tempullin e Dodonës, Ikonomi arrin të ndërtojë një panoramë të vendndodhjes së këtij tempulli. Por punën nuk e lë me kaq. Pasi përfundon me përshkrimet e këtyre autorëve, në kapitullin e fundit ai jep kallëzime e gojëdhëna për malin e Tomorit dhe rrethinat e tij.

Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t’i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë. Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec.

Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij. Mes Ikonomit dhe malit të Tomorit ekzistonte një lidhje më e veçantë se ajo mes një studiuesi dhe një subjekti, thekson studiuesja Yllka Lezo.

Të tjera të dhëna mbi vendndodhjen e Dodonës na bëjnë të mos tërhiqemi drejtë misionit shkencor që i kemi vënë vetes, duke hulumtuar mbi fakte dhe të vërteta mbi rrënjët e qytetërimit pellazgo-ilir. Duke marrë në konsideratë dhe duke analizuar këto të dhëna, ne ndërtojmë vizionin tonë të drejtë mbi prejardhjen e racës sonë të vjetër, të gjuhës sonë të rrallë dhe të lashtë, për të kontribuar në pastrimin e gënjeshtrave dhe sajimeve që kanë mbizotëruar deri më sot mbi prejardhjen e shqiptarëve.

A është vendndodhja e Dodonës në Malin e Tomorit në Shqipëri apo në rrëzë të malit Tomar afër Janinës, këtë askush nuk mund ta deklaroi me saktësi. Karapano thotë se, Dodona ndodhet në Epir rëzë malit Tomar, kurse Perikli Ikonomi, i cili kishte studiuar në rininë e vet në gjimnazin Zosimea të Janinës e kundërshton këtë fakt, duke argumentuar se Dodona gjendet në malin Tomor të Shqipërisë.
Mali Tomar pranë Dodonës
Le të përqëndrohemi tek ambicia apo kurioziteti për zbulimin e Dodonës pellazgjike, autorin e kësaj ambicie dhe të dhëna të tjera që na vërtetojnë ekzistencën e saj në afërsi të Janinës.
Ismail Qemal Vlora ishte jo vetëm një politikan dhe atdhetar i flakët i çështjes kombëtare shqiptare, por edhe një studiues erudit, një dijetar me përmasa universale, i cili u bë shkak i  nxitjes së kërkimeve për zbulimin dhe gjetjen e Dodonës pellazgjike.

Ismail bej Qemal Vlora lindi në Vlorë në një familje fisnike shqiptare dhe punoi për çështjen kombëtare dhe për standardizimin e alfabetit shqiptar. Ai mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Zosimea” të Janinës së bashku me shokun dhe mikun e tij Kostandin Karapano  nga Çamëria.
Ismail bej Vlora                       Kostandin Karapano
Kostandin Karapano studioi për jurist dhe u martua me të motrën e bankierit më të madh të Stambollit, Kristaq Zografi, i cili ishte me origjinë nga Labëria. Ismail Qemali kishte miqësi me Vrionasit, të cilët kishin çifligje afër Janinës dhe bujqit e këtyre çifligjeve u çonin në sarajet e vrionasve, monedha të vjetra, copa gurësh me mbishkrime, vepra arti që i gjenin gjatë punimit të tokës. Këto objekte Ismail Qemali i shikonte me shumë interes.
Ismail Qemali nuk e la me kaq gjetjen e objekteve arkeologjike që pa në sarajet e vrionasve afër Janinës. Ai e këshilloi mikun e tij Kostandin Karapano, i cili ishte i pasur, që të gërmonte atje ku gjendeshin këto objekte me bindjen se do të zbulonte Dodonën, për të cilën kishte njohuri të hershme.

Kostandin Karapano e dëgjoi Ismail Qemalin. Ai solli specialistë nga Franca dhe filloi gërmimet. Kështu, jo shumë larg nga brigjet e derit Jon, më 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtërore, politike dhe kulturore e pellazgëve, orakulli paragrek i së cilës ka qenë më i lashti e më i njohuri në Ballkan, Mesdhe e në Europë.
Disa qindra dijetarë, klasikë e modernë, shpesh me emër ndërkombëtar, janë marrë me këtë popull. Disa prej tyre kanë përdorur në rrafsh të gjerë, në shërbim të së vërtetës, përparësinë e faktorëve vendimtarë të brendshëm, vendorë. Rrjedhimisht, ata kanë nxjerrë argumente autentike të pashtershme, sidomos pas sjelljes në Luvër të gjetjeve arkeologjike të Dodonës dhe daljes më 1878 në Paris të dy vëllimeve të Kostandin Karapanos “Dodona dhe rrënojat e saj”. Këto zbulime sensacionale kishin bërë për vete paraprakisht bashkëpunimin aktiv të anëtarëve të Institutit të Francës Egger, Ëitte, që mbahen si pasuesit e pellazgjistëve francez Jourdan, Dupuis, Petit-Radel, Michelet dhe Benloee.
Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët, që mbizotëronin në Mesdhe, i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj, e në veçanti emrin e vet Europë, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike etj.
Pindari gjenial i ka quajtur “paraselenit”, domethënë që janë shfaqur para daljes së Hënës në kupën e qiellit. Si rrjedhim, me vërtetimin mbi baza rreptësisht shkencore të autoktonisë me prestigj të pellazgëve kundrejt ardhësve të rinj, helenëve. Karapano zbuloi Dodonën dhe 1800 objektet e zbuluara i dërgoi në Paris, ku saktësinë e zbulimit të Dodonës e vërtetuan akademistët më të shquar të Francës së asaj kohe.
Nga ana e tij Ismail Qemali përgatiti një monografi, studim, të cilin ai e mbante nën jastëk deri në ditën e vdekjes. Këtë studim e trashëgoi djali i Ismail Qemalit, Qazimi, që e shoqëroi në ngritjen e Flamurit në Vlorë dhe që kishte një vajzë të martuar në Strugë, studim që fatkeqësisht ajo e humbi.
Por kërkuesit e vendndodhjes së Dodonës nuk ndalen këtu. Libri i fundit i studiuesit Kujtim Mateli e çon Dodonën në Dishnicë të Përmetit.
Duke studiuar autorët e vjetër, aty gjen se si ishte ndërtuar Dodona, pozicionin gjeografik, kush e kishte ndërtuar dhe mjaftë të dhëna të tjera interesante. Kjo pasi një pjesë e autorëve të vjetër e kishin vizituar Dodonën, por edhe ata që nuk e kishin vizituar nga afër, janë mbështetur tek autorët që e kishin vizituar atë.
Studiuesi Kujtim Mateli e filloi punën e tij studimore, së pari, duke përkthyer nga frëngjishtja Kostandin Karapanon. Sjellim në ligjëratë të drejtë ato që thotë Karapano. Dëshmia e parë e Karapanos. “Në pjesën e poshtme (të luginës së Carakovistës që është e gjatë vetëm 5 kilometra), ujërat që rrjedhin nga burimet e shumta të malit Tomaro formonin disa këneta të cilat duhet të kenë qenë relativisht të mëdha, meqë gjithë luginës i kishin dhënë emrin vend moçalor. Jashtë kënetës, kishte gjithashtu livadhe të bukura dhe kullota të pasura ku kullotnin, sipas Hesiodit, dhen të shumta dhe qe këmbëharkuar”.
Në këto kushte, Dodona kishte shumë pak ara të punuara dhe për pasojë duhet të ketë qenë e varfër në prodhimet bujqësore. Një lum, të cilit disa autor të vjetër i japin emrin e Dodonës, ishte formuar nga një pjesë e ujërave që buronin në këmbët e malit Tomaro dhe që rridhte në luginën e Dodonës.
Kujtim Mateli
Këto janë dëshmitë e Kostandin Karapanos, por që studiuesi Kujtim Mateli i kundërshton në librin e tij mbi Dodonën. Ai nuk është dakord me zbulimin e Kostandin Karapanos, i cili e vendos Dodonën në afërsi të Janinës. Kujtim Mateli jep një version tjetër mbi vendndodhjen e Dodonës, duke këmbëngulur në fakte të tjera për të.
Të gjithë autorët e vjetër thonë se ndodhet në Veri të Epirit. Janë mbi dhjetë dëshmi, mbi të cilat është mbështetur studiuesi Kujtim Mateli për të përcaktuar vendndodhjen e Dodonës sipas tij.
Polibi, libri IV. Kur erdhi dita e zgjedhjeve, etolët zgjodhën për strateg të tyre Dorimahun. Ky, me të marrë fuqinë në dorë, mblodhi ushtrinë dhe hyri në krahinat e sipërme të Epirit, duke shkretuar vendin pa pikë mëshire, dhe jo për shkak se kështu ia kërkonte interesi i vendit të tij, sesa për tu bërë keq epirotëve.
Polibi
Kur arriti në faltoren e Dodonës, dogji portikët e tempullit, prishi një pjesë të madhe të kushtimeve dhe rrëzoi edhe muret e faltores.

Sipas Polibit, Dodona ndodhet në një nga krahinat e sipërme të Epirit. Por edhe Barthelemeu, sipas shënimeve të Anacharsis na thotë: “Në një nga vendet veriore të Epirit, ndodhet qyteti i Dodonës”. Nuk gjendet, qoftë edhe një dëshmi e vetme, që të thotë se Dodona ndodhet në mes të Epirit.

Po ku ndodhet atëherë Dodona?

Ajo ndodhet në malin e Trebeshinës, aty ku shënohet edhe kufiri verior i Epirit.
Po japim një përshkrim të një autori të vjetër.

Skylaksi, lundrimi, Illyroi. “Apollonia është pesëdhjetë stade larg detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia. Kurse nga Apollonia në Amanti janë treqind e njëzet stade. Ky lum zbret në det, duke qenë tetëdhjetë stade nga Oriku, që është më thellë në detin Jon nga gjithë Orikia, kurse nga Amantia është larg 60 stade. Fqinj me gjithë këta, në viset e brendshme, janë antintanët, sipër Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë”.

Pra Atintanët që janë banorët e Mallakastrës dhe ata të Tepelenës që ndodhen në krahun e djathtë të Vjosës kufizoheshin me Dodonët, pra kufizoheshin me luginën e Dishnicës ku ndodhej Dodona. Të njëjtën gjë thotë edhe Pindari. Pra atintanët, banorët e Mallakastrës dhe të Tepelenës as mund të shtriheshin deri në Janinë, as deri në Tomor të Beratit. Ata shtriheshin deri në luginën e Dëshnicës ku edhe gjendet Dodona. Ky vend përputh edhe të gjitha thëniet e autorëve të vjetër: ndodhet në veri të Epirit.
Mali Trebeshinës
Hesiodi na thotë se në fushën Hellopia kullotnin kope të shumta dhe ishte e pasur me bimë kultivuese. Në fund të saj ishte ndërtuar Dodona. Fusha e hellopisë është fusha që ne sot i themi fusha e Këlcyrës, e gjatë rreth 6 kilometra dhe e gjerë mesatarisht  një kilometër. Në fund të kësaj fushe (sipas Hesiodit) dhe në shpat të malit (sipas Strabonit dhe Eustathit) ndodhet kalaja antike që njihet me emrin kalaja ilire e Këlcyrës. Kjo kala dhe rrënojat e shumta rreth saj janë qyteti i vjetër i Dodonës bashkë me tempullin e saj.

Kalaja e Këlcyrës

Përgjatë rrëzës së Trebeshinës (Tomari i lashtësisë), ndodhet lumi i Dëshnicës, i gjatë rreth 20 kilometra. Në krahun e djathtë të lumit, rrëzë Trebeshinës, ku edhe në ditët e sotme ndodhen pyje të shumta me lisa, ishte orakulli i famshëm, sipas studiuesit Kujtim Mateli.

Po a është vërtetë Dëshnica dhe mali i Trebeshinës vendndodhja e saktë e Dodonës?

Autorë të ndryshëm hedhin idenë e vendndodhjes së Dodonës në pjesë të tjera të Shqipërisë dhe Epirit, duke shkaktuar hamendje të shumta, por askush nuk ka ndërmarrë një mision kërkimi sot në kohët moderne, për të përcaktuar saktë dhe përfundimisht vendndodhjen e selisë së shenjtë pellazgo-ilire. Asnjëherë studiuesit dhe historianët shqiptar nuk u mblodhën  për të diskutuar rreth vendndodhjes së Dodonës së lashtë dhe Orakullit të saj, duke hedhur mbi tavolinë faktet e bëra publike në botimet e tyre shkencore. Asnjë ekspeditë shqiptare nuk u nis në kërkim të vendndodhjes së Dodonës pellazgjike.

Dodona dhe orakulli i saj mbeten thesare të trashëgimisë së racës sonë pellazgo-ilire dhe nuk mund të na i tjetërsoi njeri, pasi faktet që sollëm nga autorët e shumtë vendas dhe të huaj, dëshmojnë për qenien tonë si shqiptar, vjetërsinë tonë dhe dominimin tonë në Mesdhe dhe Europë.

Sot kërkohet më shumë punë dhe bashkëpunim i të gjithë atyre studiuesve të antikitetit, qofshin shqiptar apo të huaj, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtyre të dhënave në dritën e së vërtetës dhe futjen e tyre në tekstet mësimore të shkollave tona, duke u mësuar brezave rrënjët e qytetërimit tonë pellazgo-ilir dhe duke u prerë shpresën pseudo-autorëve që kërkojnë ta koklavitin sa më shumë origjinën tonë në interes të tyre.

Dodona pellazgjike është një nga vlerat më të mëdha të identitetit tonë, që kur logjika e njeriut hodhi rrënjë mbi planetin e quajtur Toka jonë.

Dodona dhe Orakulli i saj nuk ishin një rastësi, por krijim i shpirtit të shenjtë të pellazgëve hyjnor, të cilët dominuan botën dhe komunikuan me selitë e tjera të shenjta, në rrugë mbitokësore dhe nëntokësore.

Si përfundim dua të them se, nga të gjitha supozimet dhe hipotezat e hedhura mbi vendndodhjen e Dodonës, unë do të veçoja atë në afërsi të Janinës, zbulimi dhe gërmimet arkeologjike të së cilës u nxitën nga Ismail bej Vlora dhe nxorën në dritë rrënojat e lashta.

Përderisa në Malin e Tomorit apo në Malin e Trebeshinës nuk janë bërë gërmime dhe zbulime arkeologjike, çdo orientim mbi vendndodhjen e Dodonës në këto vende mbetet veçse një hamendësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat