Bujar Kaloshi 20 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Historia

Bujar Kaloshi 20 vjet pas vrasjes/ Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Beqir Sina - Nju Jork Nga Beqir Sina - Nju Jork Më 27 korrik 2017 Në ora: 21:35
Bujar Kaloshi

26 korrik 2017 - 21 vjetori i vrasjes së kolonel Bujar Kaloshit, dhe 66 vjetori i lindjes së tij, është një ditë e veçantë. Është, pikërisht, kjo datë e cila mbart mbi vete një kujtim të trishtuar, largimin nga jeta të nismëtarit themelues të Shoqatës Antikomuniste Demokratike, demokratit të flakët – pinjollit të atdhetarizmit dhe patriotizmit – të paharruarit, Bujar Kaloshit. Kjo datë! përkujtimore në nderim të emrit dhe veprës së demokratit dhe antikomunistin Bujar Kaloshi, që në fillimin e lëvizjes demokratike në vend, atijë që shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe organizatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, bënë thirrje për më shumë drejtësi.

26 korrik 1996! 

Z.Simon Mirakaj, z.Mevlan Xhindoli, z.Skënder Qëndro dhe z.Bilbil Cani, në një përkujtimore kan folur për forcat e errësirës që kan drejtuar në atë periudhë shtetin e korrupsionit, të prostitucionit dhe të krimit të organizuar. 

Ata kan thënë se; “Bashkëpunëtorë të drejtuesve më të lartë të shtetit sot janë nga ata që kanë vrarë jo vetëm Bujarin - por edhe shumë pishtarë të tjerë të demokracisë. Kjo qeveri e lidhur me krimin i vrau të gjithë ata që mbronin shtetin e së drejtës dhe që paraqisnin rrezik serioz për mafien shqiptare. Nuk nguruan të vrisnin të gjithë ata që në shoqërinë e tyre kishin emëruesin e përbashkët, emrin e profesor Berishës, i cili është një nga figurat më të shquara të demokracisë, një ndër nismëtarët më të rëndësishëm në ndryshimin definitiv të sistemit mashtrues të diktaturës". 

Ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik, vazhdimisht kan akuzuar bijtë e atyre, që janë sot në pushtet, se : Krimi ende është i pandëshkuar, duke bër apel për bashkëvuajtësit! se -Shqipëria, mbeti peng i vrasjve politike !

“Por edhe pse është folur kaq shumë për zhdukjen e komunizmit, ai ndodhet ende mes nesh, i maskuar me emrin “socializëm”, kanë thënë ish të burgosurit politik, dhe të përdjekurit politik duke shtuar se e vërteta është që shqiptarët ende edhe sot vazhdojnë të jenë të shtypur e të dhunuar, jo si në kohën e diktaturës por me forma të tjera. Sërish komunizmi me bijtë e tyre në krye të këtij shteti janë bërë një, për t’iu kundërvënë dhe “shtypur kokën” Ish të burgosurve politik, dhe të ish të përdjekurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat