Atdhetari Mulla Idriz Hoxha i Lumës

Historia

Atdhetari Mulla Idriz Hoxha i Lumës

Nga: Ramiz Lushaj Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:25
Mulla Idrizi (1880-1960)

Dera e njohur e Xhemë Bicit, me tri mëhalla pasardhëse në Bicaj të Kukësit: Mustafajt (mëhalla e Gurit), Osmanaj (Osmanit), Canaj (Hasanit), në rremin genetik prej tek Ali (Hoxha) Mata, sipas dokumentave të kohës, i rendohen 25 hoxhë në katër barqe të saj. Një prej tyre është dhe Mulla Idriz Tahiri . Ky fakt ua ngjiti në kohëna mbiemnin e sotëm – Hoxha.

Atdhetari Mulla Idrizi (1880-1960) ishte njeri i ditun, hoxhë me shkollë. E thotë vet titulli i tij fetar “mulla”. Kjo i dha atij kulturë orientale, pasi Perandoria Otomane e Stambollit ishte një nga ma të mëdhatë e kohës, e cila në fazën e tretë të saj pati edhe element në rritje të qytetërimit perëndimor.

Po Mulla Idrizi kishte dhe një dyqan në Bicaj, në këtë vendbanim historik të Lumës e të Kukësit. Ai, aty, në Bicaj, e ushtroi detyrën e tij të klerikut deri në vitin 1957 dhe, pastaj, në qytetin e Kukësit të Vjetër deri më 1959. Ishte tregtar i vaktit, i breznive të tij. Bante tregti jo vetëm me Prizren, Pejë, Gjakovë, Plavë-Guci, po edhe me Shkodër, Ulqin, Lezhë, etj. Lidhjet me Bregdetin Adriatik të Mesëm ia rritën ma shumë kulturën perëndimore atij e familjes së vet të gjanë. Ai kishte thué për tregëti, dinte me i mbáth patkua asaj. Mujke me i ndejt tregëtisë në kambë e me i ecë në udhë. Ai mbeti njeri i mirë, i nderave e nderimeve të mëdha.

Mulla Idriz Hoxha është stërgjyshi i Flamur Lutfi Hoxhës, jurist e biznesmen i sotëm, një ndër studentët e Dhjetorit ’90, antar i Partisë Demokratike të Shqipërisë prej 25 Dhjetorit ’90, një nga veprimtarët e shquar të PD në tre dekadat e fundit, një ndër mendtarët e Programit të ri Ekonomik të PD, ish- kryetari i Fasonëve të Shqipërisë, një nga drejtuesit e kontributorët e parë të ekipit të Kukësit që sapo u shpall kampion kombëtar në Kategorinë Superiore - Super Liga, që tani – prej 25 qershorit 2017 do të jetë deputeti i ri ma i votuar i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat