Historia e “Kishës së Madhe të Kuqe ” në Lushnje

Historia

Historia e “Kishës së Madhe të Kuqe ” në Lushnje

Nga: Dr Niko Ferro Më: 5 qershor 2017 Në ora: 15:06
Pamje nga qyteti i Lushnjës në sfond majtas kodra e “Kasharajt”ose e “Vainit”

Një legjendë e vjetër tregon se mbi qytetin e Lushnjes,  në pikën më kulmore të kodrës së Kasharit (e njohur edhe si “kodra e Vainit”) ka qenë një kishë e madhe. Për këtë faltore thuhet  se ishte e ndërtuar bukur  dhe çatia e vezëllonte nga  tjegullat ngjyrë të kuqe. [Spikaste] dyshemeja e shtruar me mozaik. Thuhet se kjo kishë i dedikohej Shën e Premtes.

Në lidhje me vitin e ndërtimit të saj legjenda “hesht”. Dimë vetëm se kjo kishë u dogjë dhe u shkatërrua deri në themel nga ushtarët osman afërisht para 500 vjetëve.  Që nga ajo kohë e deri më sot ekzistenca për këtë kishë është ruajtuar vetëm gojarisht. Ruhen gjithashtu edhe tre vendemërtime: “tek kisha e madhe”, “ kisha e kuqe”, tek tokat e kishës”. Në vitin 1920 banorët ortodhokse të Lushnjës zhvilluan një miting i cili u mbyll me një kërkesë drejtuar Kryetarit të Qeverisë Sulejman Delvinës ku kërkohej që te mos vihej dore dhe  mos të lejohej  mbjellja e pemëve ne territorin e rrënuar te faltores se vjeter qe ata vazhdonin ta nderonin sipas tradites se moçme. Edhe sot ai vend ruhet nga tradita dhe nuk eshte fshfrytezuar per mbjellje.

Në vitin 2003 Instituti i Arkeologjisë me qendër në Tiranë, [për të vërtetuar praninë apo jo të një tempulli të hershëm të krishterë organizoi një sërvej në kodrën me toponimin “Vain” në Lushnjë. Gjatë kërkimeve arkeologët zbuluan gjurmët e një bazilike të hershme si dhe mjaft fragmente enësh. Sipas specialistëve ky tempull i kultit të krishterë mund të jetë ndërtuar midis shekujve IV-VI m. Kr.   

Po e vazhdojmë me të tjera dëshmi. Pak më distancë prej këtu në vendin e quajtur “Kalifas” në vitin 1988 u zbuluan disa varre antike. Varret për nga mënyra e ndërtimit ishin të tipit të thjeshtë e të zakonshëm, me dysheme të shtruara me tjegulla të tipit solenë (të shtrira), të mbuluar po me tjegulla në formë çatie [tip kapuçino, shënim N. Ferro]. Dhe nga studimi që u krye rezultoi se këto varre i përkasin periudhës së Antikitetit Vonë.

Si përfundim mund të themi se faktet e paraqitura më lartë vërtetojnë se në Lushnjë ka pasur një bazilikë të hershme  dhe që  mund t'i ketë shërbyer një komuniteti të vogël banorësh që jetonin në këtu shumë kohë më parë se të formohej qyteti i Lushnjës.

Image
Në foto pjesë muri dhe parete qeramike te Antikitetit të Vonë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat