Këto harta shumëngjyrëshe propagandistike, ndezën luftërat e shekullit 20

Historia

Këto harta shumëngjyrëshe propagandistike, ndezën luftërat e shekullit 20

Më: 13 maj 2017 Në ora: 23:35
Hartë ikonike e vitit 1900 nga hartografi Frederick Rose, ku Rusia shfaqet si një oktapod

Martat që realizohen për të bindur publikun në kohë konflikti mund të jenë të bukura, të tmerrshme, për të qeshur dhe informuese

Hartat shpesh kanë agjenda të fshehura, që përcillen përmes zgjedhjeve delikate të bëra nga hartografi. Nuk është ky rasti, për këto harta që bota.al sjell më poshtë.

Hartat – të cilat aktualisht janë në ekspozitë të quajtur “Hartat e Luftës” në Shtëpinë e Hartave në Londër, kanë mesazhe shumë të qarta. Ato janë propagandë luftë, kanë për qëllim të bindin publikun për tendencat e liga të një armiku, ose që një konflikt mund të fitohet dhe se ia vlen sakrifica. Ekspozita dhe një libër shoqërues janë plot me harta shumëngjyrëshe që zbulojnë detaje rreth politikës, kulturës dhe artit të vendeve të përfshira në konflikte, në gjysmën e parë të shekullit të 20-të.

 

Image

Kjo hartë e vitit 1941 nga Jean Fort tregon presidentin e SHBA, Franklin D. Roosevelt dhe Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Uinston Churchill, në një “përleshje” për Afrikën. Harta u realizua nga njësia gjermane e propagandës në Francën e pushtuar


Kjo hartë britanike tregon situatën ushtarake dhe politike në fillimin e Luftës së Parë Botërore


Kjo hartë tregon këndvështrimin gjerman për situatën në Europë në 1914. Titulli përkthehet: “Hartë humoristike e Europës në 1914”


Çdo shtet në këtë hartë gjermane të 1915 shfaqet si një kafshë, përveç Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë që shfaqen si njerëz. Titulli i hartës është: “Gjermania dhe Austro-Hungaria si zbutës kafshësh”


Një hartë e rrallë ruse e vitit 1914 tregon Perandorin gjerman Vilhelm II që zgjohet nga një ëndërr e keqe dhe gjen një ushtar rus që po e vë në shënjestër.


Gjermania paraqitet si një hibrid kanosës, mes një shqiponje dhe një oktapodi në këtë hartë franceze të vitit 1914, që reflekton frikën nga një Gjermani agresive dhe ekspansioniste në fillimin e Luftës së Parë.


Hartë piktoreske e 1915 që jep këndvështrimin gjerman mbi situatën në Europë. Franca është në shtat, Italia po goditet në sy nga Austria dhe Turqia po ha anijet e aleatëve.


Kartolinë franceze e 1914 ku shkruhet: “Jashtë barbarët!”


Kjo hartë britanike e vitit 1939 nga Rex Uhistler vë në lojë nazistët dhe feston sulmin e parë të Forcës Mbretërore Britanike mbi Berlin.


Një hartë e rrallë bullgare kundër propagandës bolshevike në 1944 është realizuar nga një autor anonim. Krijimi apo qoftë edhe zotërimi i një harte të tillë do të ish vdekjeprurës pas pushtimit prej ushtrisë sovjetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat