Ibrahim Rugova ua zbulon historinë shqiptarëve nëpërmjet Pjetër Bogdanit

Historia

Ibrahim Rugova ua zbulon historinë shqiptarëve nëpërmjet Pjetër Bogdanit

Më: 31 mars 2017 Në ora: 22:04
Ibrahim Rugova

Në një diskutim të rrallë Ibrahim Rugova, ashtu si në politikë që shkërmoçi mendësinë komuniste, edhe në shkencë theu ‘prangat’ e okupimit ‘shkencor’ nga serbët dhe sllavët, veçmas në historinë kombëtare. Po ashtu kjo qasje e tij ishte në kundërshtim edhe me linjën ‘zyrtare’ të historiografisë shqiptare.

Për ta arritur këtë Rugova e përdori historinë që përshkruan për shqiptarët, Pjetër Bogdani, njëri prej intelektualëve të mëdhenjë që ka pasur kombi shqiptar, dhe po ashtu më të njohur nga bota, në kohën që jetoi.

Është veçanërisht e rëndësishme, qasja e Bogdanit për historinë antike.

Dardani mbret ilir dhe dardania sipas Bogdanit dalin që në shekullin e 12-të para Krishtit. Po ashtu ai vë në dukje se Bogdani shqipen e quante epirote.

Sipas Bogdanit, Rugova thotë se historia e mbretërimit dardan fillon 16 shekuj para erës sonë, që përputhet me studimet historike të reja. Këtu Rugova i referohet edhe zbulimeve arkeologjike të bëra në Bosnje, e njohur si kultura ilire e Gllasinacit, dhe zbulimeve të bëra në Shqipëri.

Bogdani, i pasionuar pas historisë, mbretërimin e shqiptarëve e ndan që nga para luftës së Trojës rreth 12 shekuj para erës sonë, dhe kohën pas saj, e deri tek mbretërit e fundit ilir. Por, ai qartë Aleksandri të madh i referohet si mbret ilir, pasi maqedonasit nuk i ndante nga ilirët, por i shihte si pjesë të tyre.

Kur e citon librin e Cezarit, i referohet Aleksandrit Madh, si ilir, pararendës i shqiptarëve, apo siç i quante ai, arbëreshëve, dhe se Skënderbeun e sheh si riinkarnim të Aleksandrit Madh.

Rugova kërkonte që njohjet historike për shqiptarët të Bogdanit, që nga antika të përfshiheshin nga historiografia shqiptare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat