24 Mars 1999: ”Serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen”, Kosova e Shqiptarëve….!

Historia

24 Mars 1999: ”Serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen”, Kosova e Shqiptarëve….!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 22 mars 2017 Në ora: 16:47
NATO në Kosovë

NEW YORK: Sot, mbushen 18 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .
Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi. Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.

Vale e re sulmesh te NATO-s mbi Serbinë

Sulme te tjera te NATO-s kane shenuar objektiva jugosllave ne mbasditen e djeshme ne atë qe duhet te jete nje vale e re e sulmeve te Aleances kunder Serbise.
 
Perveç Beogradit ku eshte degjuar nje shperthim i forte,sirenat e alarmit kane rene dhe ne Prishtine, kryeqytetin e Kosoves.
 
Te premten ne darke forcat e Aleances kryen sulmin më të eger qe nga fillimi i bombardimeve duke bombarduar shume objekte ushtarake dhe kazerma ne periferi te kryeqytetit. Megjithate sipas nje bilanci paraprak nuk ka patur viktima nga vala e djeshme e sulmit.

Image

Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor me miratimin rezolutës 12-44 të Keshillit te Sigurimit te OKB-s. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 850 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende. Aktualisht KFOR-i ka mbi 5 mijë trupa në Kosovë.

Tetëmbëdhjetë vjet më parë Aleanca Veri-Atlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë.
Në muajin shkurt të vitit 1999, pas mbi 20 ditë bisedimesh në Rambuje të Francës, me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje.

Në mes të marsit, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga perëndimi që synonte t’i jepte fund luftës në Kosovë, ndërsa Beogradi refuzoi. 

Image

Pak ditë më vonë më 24 Mars 1999 NATO-ja- filloi bombardimet kundër forcave serbe.

Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 14 mijë veta u vranë ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur. Afro 875 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Më 10 qershor, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit. Bashkë me trupat serbe nga Kosova u larguan edhe mijëra pjesëtarë të komunitetit serb nga frika e sulmeve hakmarrëse të shqiptarëve.

Bashkë me NATO-n në Kosovë u vendos edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara. Nëntë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila është njohur nga sot mbas 18 vjeteve nga 114 vende të botës në mesin e të cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

 Institucionet e Kosovës 24 marsin e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit. Ata shprehin mirënjohjen nga Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, duke u zotuar se shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë faktor i paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. 

Shtete që ndihmuan çlirimin e Kosovës, mbështetën edhe ndërtimin e shtetit të ri.

Në këtë Album janë të perfshira fotografi, zyrtare të forcave të Nato-s, publikuar në shtypin ndërkombëtar, gjatë luftës në Kosovë, dhe hyrjen e forcave të NATO-s, më 11 Qershor 1999, në Kosovë.

Image

Një faqe interneti “Krimet Serbe në Kosovë”, e ka përshkruar në detaje fillimin e bobardimeve në Kosovë.
Më 23 mars 1999 në orën 22:30 Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATOs për veprime ushtarake.

Disa orë para lajmërimit, Jugosllavia lajmëroi në televizionin kombëtar se ka deklaruar gjendjen e emergjencës duke cituar një kërcënim të afërt lufte dhe filloi një mobilizim të madh trupash dhe resurshesh. 

Në 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë." 

Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.

 Fushata bombarduese e NATO-s zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në Adriatik. 

Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset. 

Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATO-s u përfshinë sadopak. 

Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATO-s fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. 

Image

Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes. 

Qëllimi i paracaktuar i NATO-s u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si "serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen". Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mëyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. 

Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991. 

Dëmet pas bombardimit të një depoje armatimi në Sremska Mitrovica, Serbi Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. 

Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare. Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç. 

Image

Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të Majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS. 

Në fillim të majit, një avion i NATO-s sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz. 
NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATO-n për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve. 

Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull "Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e Fushatës Bombarduese të NATO-s Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë"ku thuhej se "civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident" dhe se "as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale." 

Image

Në 7 maj, disa bomba të NATO-s godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez. 

Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. 

Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksit. 

Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit. 

Image

Tymi në Novi Sad pas bombardimit të NATO-s 

Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATO-s filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë.
 Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje.

Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së.

Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. 

Image

Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore. Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATO-s. 

Forcat speciale norvegjeze Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando bashkëpunuan me UÇK-në në mbledhjen informacioneve të inteligjencës. 

Duke u pregatitur për pushtim në 12 qershor, forcat speciale Norvegjeze punuan së bashku me UÇK në zonat malore kufitare me Maqedoninë dhe kryesisht merreshim me zbulim për të monitoruar ngjarjet në Kosovë. Bashkë me forcat speciale britanike, forcat speciale norvegjeze ishin të parat që kaluan kufirin për në Kosovë. 

Sipas gazetarit të Sky News Keith Graves, norvegjezët ishin futur në Kosovë disa ditë para marshimit të forcave të tjera dhe ishin ndër të parët që u futën në Prishtinë, ku Specialkommandot ishin qe pastronin rrugën dhe të qetësonin palët serbëve dhe shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat