The New York Times rendit gjuhën shqipe si një ndër tre gjuhët më të vjetra në botë

Historia

The New York Times rendit gjuhën shqipe si një ndër tre gjuhët më të vjetra në botë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 18:55
Ilustrim

Sipas prestigjiozes amerikane “The New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës.

Në këtë studim, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë. Sipas gazetës amerikane, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, e dyta është greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.

Ky vlerësim përforcon tezën e albanologëve shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.

Kërkuesit studiuan evolucionin e fjalëve mes 103 gjuhëve moderne dhe të zhdukura nga familja e gjuhëve indoevropiane dhe krijuan një pemë të marrëdhënieve mes gjuhëve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat