Oficeri rus: nëse NATO do të vinte në Sllatinë, do të hapnim zjarr

Historia

Oficeri rus: nëse NATO do të vinte në Sllatinë, do të hapnim zjarr

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 21:41
Yunus-bek Yevkurov

Oficeri i Ushtrisë së Rusisë, Yunus-bek Yevkurov ka thënë se ushtria ruse ishte gati të hapte zjarr ndaj ushtrisë së NATO-së, në vitin 1999 në Aeroportin e Sllatinës.

Në një intervistë me gazetën ruse Sputnik, Yevkurov ka deklaruar se një përplasje ndërmjet trupave ushtarake të NATO-së dhe trupave ushtarake ruse ishte shmangur në vitin 1999.

Më dymbëdhjetë korrik të vitit 1999, pasi NATO njoftoi për ndërprerjen e bombardimeve ndaj Jugosllavisë, paqeruajtësit rusë ishin të parët që hynë në territorin e Kosovës.

Ushtria ruse mori nën kontroll Aeroportin e Sllatinës afër Prishtinës dhe Yevkurov thotë se edhe NATO bëri përpjekje që të arrinte në afërsi të aeroportit më pas. Oficeri rus thotë se nëse trupat e NATO-së do të vinin në Sllatinë, atëherë ushtria ruse do të hapte zjarr ndaj tyre.

“Nëse ata do të vinin, ne do të hapnim zjarr, nuk ka dyshim për këtë”, tha Yevkurov për Sputnik, i cili në vitin 2000 mori titullin “Heroi i Rusisë”.

Sipas tij, nëse marrëveshja e Rusisë me NATO-në nuk do të respektohej, ushtarët rusë do t’i gjuanin ushtarët e NATO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat