Shqipëria është shpallur Republikë para 92 viteve

Historia

Shqipëria është shpallur Republikë para 92 viteve

Më: 21 janar 2017 Në ora: 08:51
ilustrim

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori, ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Atë ditë, Asambleja Kushtetuese me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së revolucionit të qershorit, u mblodh në Tiranë, më 21 Janar 1925.

Ajo shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare me president, Ahmet Zogun, i cili kishte fuqi të tilla, që shndërronin Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Herën e dytë, Shqipëria u shpall republikë popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në republikë popullore socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që u shpall republikë ka qenë më 29 prill 1991.

Qytetarët e Shqipërisë tanimë jetojmë në republikën e tretë. Mirëpo, nuk kanë ndonjë festë, apo rrugë, apo shesh për nder të Republikës, ashtu siç ndodh kudo në vendet republikane nëpër botë. Në kohën e Republikës së parë, një rrugë kryesore quhej rruga e “Republikës”; në kohën e Republikës së dytë, një kinema quhej kinema “Republika”, madje kishte edhe një festë për ditëshpalljen e Republikës. Kurse tani përgjatë Republikës së tretë nuk ka asgjë të këtij lloji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat