Historia, përsëritet!

Historia

Historia, përsëritet!

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 janar 2017 Në ora: 17:13
Në fotografi janë Rasim Sina - ish Kryeredaktor i Gazetës dhe Radios Zëri i Atdheut me bashkëluftetarët dhe miqt e tij Hysen Mulosmanaj, ish - Drejtor i Gazetës dhe Radios Zëri i Atdheut, veprimtarët e shquar të emigracionit Zef Pashko Deda, Hysen Beg Prishina, Musli Mulosmanaj, Zef Camaj- Gazetar, Mbreti LEKA, Abedin Mulosmanaj - ish Ministër i Oborrit, dhe ish -Sekretari i Përgjithshëm i OKLL, Dr:Fuat Mytija dhe Reis Agaj.

Mbas më shumë 4 dekada më parë ishin këta burra të kombit, që luftonin për liri e demokraci, rrëzimin e sllavo komunizmit, për lirinë e të drejtat e shqiptarve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, dhe Çamëri.

Mes tyre ishte edhe  Rasim Sina, me këta burra që luftonte bashkarisht me shokët, e miqt e tij, të gjithë ata shqiptarë patriot e atdhetar me taban, pjestar të familjeve më të mira, nga Shqiperia, Kosova, e te gjitha viset shqiptare në emigracion në Nju Jork e Uashington - SHBA.

Kurse, tani i bijt e tyre, të cilët me kaq shumë shqiptar si asnjëher në historinë e shqiptarve të Amerikës, që po ndjekin rrugën e tyre, e këtyre burrave si në këtë fotografi bardh e zi të 1976, dhe të gjithë ata shqiptar që shkruan historinë e Shqiptarve të Amerikës, dhe mbajtën gjallë këtë rrugë patriotike e adhedashurie, që po e vazhdojnë dhe trashëgojnë te gjithë shqiptarët e diasporës së bashku sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat