Edona, 17 gola kundër Vjosës

Hendboll

Edona, 17 gola kundër Vjosës

Nga: K. G. Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:21
Pamje nga ndeshja

Hendbollistja e talentuar Edona Radoniqi rikthehet me sukses pas lëndimit dhe ka shënuar 17 gola për Vëllaznimin e Gjakovës, për fitoren me rezultat 26:23 kundër Vjosës nga Shtimja, në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës. “Vajzat e udhëhequra nga trajneri Hamëz Gjuka kanë arritur të shënojnë fitore, ku u dallua Edona Radoniqi me 17 gola e ndihmuar nga Ema Daija me 5 dhe Getonisa Kastrati dhe Vera Zhubi me nga 2. Po ashtu portierja Selvije Mullakadrija me pritjet e saja motivoi shoqet e saja dhe krijoi aksione te shpejta. Edhe vashat tjera treguan angazhim dhe përkushtim edhe pse te reja ne moshë por me përspektivë”, thuhet nga KHF Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat