Hendbollistet tona mblodhën molla!

Hendboll

Hendbollistet tona mblodhën molla!

Nga: K. G. Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:55
Hendbollistet tona mbledhin molla!

Punë, punë natë e ditë për të parë pakëz dritë, kështu është edhe me ekipin e femrave të Istogut, ndryshe fituese e Kupës së Kosovës në hendboll.  Vashat e Istogut kanë mbledhur molla dhe kjo ka qenë diçka atraktive. Aty shihen Suzana Ujkaj, Albina Rugova, trajneri Faruk Shala etj.  “Sot në fshatin Kovragë të komunës së Istogut u organizua dita tradicionale e mollës nën patronatin e Komunes së Istogut.

Image

Ne falënderojmë shoqatën ,’Molla’ nga Istogu për ftesën speciale për klubin tonë që të jemi mysafirë në këtë organizim tradicional, faleminderit për ftesën dhe pritjen miqësore. KHF Istogu është përfaqësues i Istogut dhe Kosovës në kupat e Evropës duke përfaqësuar jo vetëm anën sportive por edhe qytetin e Istogut në përgjithësi si:  kulturën, resurset natyrore, zhvillimin ekonomik, bujqësinë, blegtorinë, bjeshkatarin, turizmin, produktet e tyre etj.

Image

Falënderojmë edhe qytetaret e këtij fshati piktoresk, nënat dhe gratë e këtij fshati që mirëpriten të pranishmit dhe antarët e klubit tonë me ushqime tradicionale, ndërsa ne si gjithmonë do te jemi zëri i tyre dhe i përfaqësimit të përgjithshëm ndërkombëtar i qytetit tonë të bukur te Istogut dhe bukurive të tij”, thuhet në faqe e KHF Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat