Dikur bënin be në kokën e njëri – tjetrit, por sot a komunikojnë mes vete Llazari e Kabashi?

Hendboll

Dikur bënin be në kokën e njëri – tjetrit, por sot a komunikojnë mes vete Llazari e Kabashi?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:13
Dobroshi, Kabashi e Llazari

Alfred Llazari dhe Taib Kabashi, emra të spikatur të hendbollit, emra që nuk harrohen, dy shokë të fortë para disa viteve, që të dytë e kanë përjetuar në lëkurën e tyre postin e përzgjedhësit, por sot asnjëri nuk është në pozitën e kombëtares me përjashtim të Taib Kabashit, që është kryetrajner i Prishtinës. Alfred Llazari një periudhë kishte në komandën e tij Taib Kabashin dhe Nexhdet Dobroshin, thënë më ndryshe ishin ndihmësit e tij.

Pas largimit të Llazarit postin e kishte marrë Kabashi dhe ishte zotuar para kryetarit të FHK-së (ish shefit të tij) të asaj kohe, Mexhit Devaja, se do të jap 200 përqindshin. Dhe Kabashi doli në fjalë, futet në histori, kur me kombëtaren e Kosovës zuri vendin e tretë për shtetet në zhvillim në hendboll (meshkuj), në vitin 2014. Ky ishte një nga sukseset më të mëdha të Kabashit dhe që askush nuk e kishte arritur! Në fakt, Llazari e Kabashi, dikur bënin be në kokën e njëri – tjetrit, rrinin shumë së bashku, por sot a komunikojnë mes vete?

Dikush thotë se nuk i kanë raportet e dikurshme, paksa janë të ftohura, dikush thotë se nuk komunikojnë mes vete! Pavarësisht kësaj, duhen apo nuk duhen më si sportistë, janë emra të respektuar dhe që i dhanë shumë dhe i japin sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat