Të dielen seminari për trajnerë e gjyqtarë

Hendboll

Të dielen seminari për trajnerë e gjyqtarë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 15:23
Të dielen seminari për trajnerë e gjyqtarë

Të dielen në Prishtinë mbahet seminari qëndror për trajnerë, ku do të bëhet licencimi i tyre dhe poashtu seminari për gjyqtarët dhe vëzhguesit-kontrolluesit. Seminari do të jetë i përbashkët ndërsa do të ligjërojë Dragan Nachevski, lektori nga Federata Evropiane e Hendbollit.

Seminari do të mbahet në ambientet e Fakultetit Filozofik, në amfiteatrin numër 5, përkatësisht në katin e dytë.

Për trajnerët obligimet që kanë të bëjnë me licencimin nisin në ora 10:30, kur fillon ligjerata për ndryshimin e rregullave të hendbollit dhe praktikimi i tyre. Ajo vazhdon deri në ora 13:30, ndërsa pas një ore pushim, vazhdohet me ligjeratë nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Prej orës 16:00 deri në ora 17:00 bëhet Licencimi i trajnerëve për edicionin 2018\19. Pjesëmarrja e të gjithë trajnerëve është e obliguar, në të kundërtën do të ketë sanksione sipas propozicioneve të garave, ka njoftuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Ndërkohë gjyqtarët po të dielen, prej orës 8.45 deri në ora 10:15 e kanë Bip Testin. Ai mbahet në sallën e Fakultetit të Shkencave Sportive. Më pas mbahet seminari prej orës 10:30 deri në ora 13:30 dhe prej orës 14:30 deri në ora 16:00.

Prej orës 16:15 deri në ora 17:00 gjyqtarët dhe kontrolluesit e kanë testin teorik nga njohja e rregullave të lojës së hendbollit. Natyrisht pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë gjyqtarët dhe kontrolluesit aktiv që janë në listat e edicionit të garave 2018\19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat