Kur i kishte vajzat më të mira e më të bukura prof. Jupa në vitet e 70-ta apo pas viteve të 90-ta?

Hendboll

Kur i kishte vajzat më të mira e më të bukura prof. Jupa në vitet e 70-ta apo pas viteve të 90-ta?

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2018 Në ora: 12:43
Fotografia bardhezi e zi është e viteve të 70-ta, Borci nga Ferizaj (tani Kastrioti)

Kohë të ndryshme dhe të pakrahasueshme në vitet e 70-ta me ato të 90-ta! Dy fotografi shumë interesante të trajnerit të mirënjohur, ish selektorit të kombëtares së Kosovës (femrat), prof. Ismet Jupa.

Fotografia bardhezi e zi është e viteve të 70-ta, Borci nga Ferizaj (tani Kastrioti), ndërsa kjo me ngjyra është KH Kastrioti i viteve të 90-ta (1995-96)! Në fakt, siç thuhet nga njohësit e hendbollit, në vitet e 70-ta, hendbollistet ishin më të forta, më luftarake që besa edhe më teknike por edhe më të bukura se këto në ditët e sotme! Prof. Jupa ka drejtuar skuadrat në periudhat e ndryshme sidomos edhe ato të pas luftës dhe gjithmonë është kritikë sepse asnjë nga trajnerët nuk ka me vete programin se çfarë mund të bëjë gjatë stërvitjes.

Image

Kastrioti 1995-96

Prof. Jupa është nga trajnerët që i takon tri periudhave: të kohës ish jugosllave, të kohës së pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai serbosllav dhe të kohës së pas luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat