Kjo sportiste e Kosovës sot nuk është një modele por një infermiere!

Hendboll

Kjo sportiste e Kosovës sot nuk është një modele por një infermiere!

Nga: K. G. Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:13
Leonora Halipi

Sportistet e dëshmuara nuk harrohen asnjëherë. Sportistet që dhanë kontribut të çmueshëm në sportet përkatëse edhe sot përmenden nga dashamirët e sportit.  Klubi i hendbollit Prishtina ka prodhuar me qindra hendbolliste në vitet e pas luftës. Secila ka pasur imazhin e vet. Disa vazhdojnë të merren me sport, disa janë profesoresha, disa prej tyre në botën e jashtme, ka edhe prej tyre që merren me mjekësi. Leonora Halipi, në vitet e pasluftës ishte prej portiereve të shquara në portën e Prishtinës, e cila i tha lamtumirë karrierës në vitin 2004. Ajo ende i ka në kujtesë bashkëlojtaret e asaj kohe. Nëse i shikojmë fotot e kësaj ish sportiste që i ka postuar edhe në instagram, nuk është një modele por një infermiere!  Leonora po kalon pushimet, por asnjëherë nuk e harron sportin. “Sporti gjithmonë ka qenë frymëzim i imi!

Image

Sot jam infermiere, një profesion që e dua shumë dhe po më shkon për merak. Jeta pa sport nuk ka shije si peshku a mundet të jetoj pa ujë, assesi, por edhe pa mjekë nuk ka kuptim jeta dhe as që mund të paramendohet! E dini, se në sport është mjeku sportiv dhe pa të as që guxon ta nisësh ndeshjen. Fundja, një ditë do të kthehem në jetën sportive ndoshta si trajnere e portiereve sepse sporti më fle në shpirt sikurse sot profesioni infermiere”, tha Leonora për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Leonorës i pëlqen thjeshtësia, e urren modelimin por e do punën profesionale.

Image

“Prishtina në hendboll mbetet gjithmonë e ngulitur në zemrën time dhe aty u afirmova shumë, kur kishim trajnere ish hendbollisten e famshme Sebahate Nezirin dhe drejtor klubi Izet Gjinovci. Pas lufte, një rivalitet e shikueshmëri dhe jetonim për secilën ndeshje sidomos fitoret na bënin sikur të ishim më të pasurat e botës”, kujton kohën Leonora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat